VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 'SHTËPIA E KOSOVARËVE' NË VLORË - LIDHJA E VLONJATËVE ME ISA BOLETININ (Dossier)

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 06:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
'SHTËPIA E KOSOVARËVE' NË VLORË - LIDHJA E VLONJATËVE ME ISA BOLETININ (Dossier)

E Martë, 03.25.2014, 01:52pm (GMT+1)




Vlora e vjeter Foto nga Harilla Koçi (ARKIV)

Diku në pjesën veriore të sarajeve të familjes së njohur të Vlorajve, vetëm pak metra larg saj, aty ku sot ndodhet Hotel "Sazani", ka qenë një godinë dykatëshe, e cila nga vlonjatët e vjetër njihej me emrin "Shtëpia e kosovarëve".

-Godina, dëshmi e kontributit të Isa Boletinit për Qeverinë e Vlorës-


      Godina që ka ekzistuar në Vlorë deri në vitin 1925, ka qenë dëshmi e ngjarjes më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, asaj të  Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Godina dykatëshe lidhet me emrin e personazhit të njohur të lëvizjes patriotike shqiptare nga Kosova, Isa Boletinit.

Sipas historianëve, Isa Boletini mbërriti në Vlorë një ditë pas aktit të shpalljes së pavarësisë, në krye të disa dhjetra luftëtarëve, të gatshëm të mbronin me jetën e tyre qeverinë dhe tërësinë territoriale të shtetit të parë shqiptar. Ai u vendos në këtë godinë. Ndërkohë, në ato ditë të vështira, trupat e komanduara nga Isa Boletini u vendosën në dy pozicione, në krye të lagjeve "Muradie" e "Topana", të cilat vlerësoheshin nga strategët ushtarakë të kohës mjaft të favorshme për realizimin e detyrës së mbrojtjes së aktivitetit të qeverisë së Pavarësisë.

Kufijtë e këtyre dy lagjeve, ndër më të vjetrat në qytetin e Vlorës, u bënë edhe barriera e pakapërcyeshme për çdo tentativë të mundshme të kundërshtarëve të aktit më të madh të historisë së Shqipërisë, pavarësisë së saj. Për ditë dhe javë të tëra, trupat e komanduara nga Isa Boletini qëndruan në rojë të aktivitetit të Qeverisë së drejtuar nga Ismail Qemali. Por, historia e patriotit të njohur nga Kosova nuk mbaron këtu. Ajo do të vazhdojë edhe në vitet pasardhëse. Pas largimit të tij nga Vlora, Isa Boletini la në shërbim të qeverisë së Ismail Qemalit 25 burra nga Kosova.

-Kosovarët, në Vlorë deri në vitin 1925-

     Luftëtarët nga Kosova qëndruan në Vlorë deri në vitin 1925. Ata cilësoheshin si një trupë e zgjedhur dhe mjaft besnike ndaj Ismail Qemalit, duke zbatuar detyrat e lëna nga komandanti i tyre. 25 kosovarët i shërbyen qeverisë së përkoshme edhe pas vendosjes së rendit në Vlorë, për vite me rradhë. Shtëpia e tye ishte godina 2- katëshe, në afërsi të sarajeve të familjes Vlora, e cila u ishte dhënë në shenjë mirënjohjeje. 25 kosovarët qëndruan këtu deri në vitin 1925. Ishte pikërisht ky momenti, kur nis të marrë jetë një projekt i bashkisë së atëhershme të qytetit për të ndërtuar një lulishte të madhe në zemër të Vlorës, atje ku ajo është edhe sot, në Sheshin e Flamurit.

Bashkë me sarajet e Vlorajve u rrafshua edhe godina dykatëshe. Të dy këto objekte, dëshmitare të periudhës së Pavarësisë, u prishën për t'ja lënë vendin një mjedisi të gjelbëruar që edhe sot përbën një nga krenaritë e Vlorës. Godina dykatëshe ka mbetur edhe sot në kujtesën e të moshuarve, me emrin "Shtëpia e kosovarëve". Disa prej tyre u larguan drejt vendlindjes në vitin 1925. Por, disa syresh qëndruan këtu në Vlorë, duke u bërë pjesë e komunitetit vlonjat. Ata ndërtuan këtu jetën, krijuan familje, lanë pas trashëgimtarë.

 -Një rrugë me emrin e Isa Boletinit-

      Në këtë sfond të ngarkuar me ngjarje, godina dykatëshe e emërtuar "Shtëpia e kosovarëve", që qëndronte aty ku sot është Lulishtja e Sheshit të Flamurit, është simbolika e një ideali të përbashkët të të gjithë shqiptarëve, nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Prej saj nuk ka mbetur asnjë foto, por kujtimi i saj është i gjallë. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje dhe si mirënjohje ndaj kontributit të shqiptarëve të Kosovës në çështjen e pavarësisë, bashkia i ka vendosur emrin e Boletinit. (atsh)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ALEKSANDËR MEKSI - PD 22 VJET PAS 22 MARSIT (Intervistë) (03.24.2014)
VDIQ  DR.  PJETER  PEPANga FRITZ RADOVANI (03.24.2014)
MBI GRATË E FUQISHME DHE BURRAT (MBRETËRIT) E NDRYSHËM TEKANJOZË OSE KARRIERISTË...Nga AGRON SHABANI (03.23.2014)
NË PËRKËDHELITË TUA ANKORUARPoezi nga ZOG HYSENAJ (03.23.2014)
KALORËS I LIRISËNë përvjetorin e dy epopeve çlirimtareNga AZGAN HAKLAJ (03.23.2014)
LEDI SHKRELI - NDRYSHIMET PO E GJYMTOJNË, PO E MPIJNË GJUHËN (Intervistë) (03.22.2014)
Debati për gjuhënSHEZAI ROKAJ - T'U HAPET RRUGË DIALEKTEVE, POR PA NDËSHKUAR STANDARDIN (03.22.2014)
KU E KA SHQIPJA FOLENË?-Prej nga po vini zotri?-Prej faqes zezë, -më tha i skuqur, -prej Juniki bre vlla jam he mos kofsha-Nga ZOG HYSENAJ (03.22.2014)
THIMI MITKO E SHPËTIM SALA, DY KORÇARË RILINDËS QË I JAPIN VLERA KOHËS E NJËRI-TJETRITNga RAMIZ LUSHAJ (03.20.2014)
Nga prizmi i krizës aktuale ne Ukrainë:SHTETET NACIONALE DHE POLITIKE SI "REVOLUCIONE PREJ SË LARTI" APO?!Nga AGRON SHABANI (03.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]