VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 27 QERSHOR - 66 VJET NGA MASAKRA E ÇAMËRISË

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 02:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
27 QERSHOR - 66 VJET NGA MASAKRA E ÇAMËRISË
E Shtunë, 06.26.2010, 02:57pm (GMT+1)

TË PËRKUJTOJMË SË BASHKU DHIMBJEN E MADHE TË POPULLIT TË ÇAMËRISË.

TELEVIZIONI NTV DREJTPËRSËDREJTI GJATË GJITHË DITËS NË TRANSMETIM " SË BASHKU PËR ÇAMËRINË".

GJATË KËSAJ DITË "NTV":

Transmeton edhe dy filmat dokumentarë kushtuar Aristidh Koljas, Arvanitëve dhe Çamëve.

1.ARVANITËT NJË POPULL I HARRUAR.

2 RRËNJËT E MIJA JANË TEK ARBËRIA.

Autor: Lirio Nushi, Skenari: Meriman Brahaj & Lirio Nushi. Realizuar dhe Sponsorizuar me porosi të Ministrisë së Kulturës Kosovë, Departamenti i Çështjeve Jorezidente. Supervizor: Ismet Hjarullahu.

1.Filmi Dokumenatar "RRËNJËT E MIJA JANË TEK ARBËRIA" vjen në Shqipëri, në Tiranë, mbas pjesëmarrjes së tij në "Javën Ndërkombëtare të Kulturës së Arbrit" që u zhvillua në Kosovë në Shtator të vitit 2004 gjatë së cilës ky film u dekorua atje me "Diplomë Nderi" nga M.K.R.S. Kosovë, Departamenti D.Ç.J. Ky film u realizua në Athinë. Filmi i kushtohet një prej heronjve modern më të medhenj të Diasporës Shqiptare, Aravnitit-Arbëror ARISTIDH KOLJA. Në këtë film përshkruhet thjesht biografia e jetës së tij, studimet e tij historiko-shkencore, folklorike dhe librat e shumtë studimorë e letrar, vepra të cilat në vetevete trondisin çdo opinion të deritanishëm mbi arvanitët-arbërorë të Greqisë duke mbërritur deri në rrënjët tona të lashta-pellazgët. Vepra që kërkojnë dhe gjejnë origjinën e mirfilltë shqiptare të aravanitëve-arbërorë të Greqisë, të cilat përbëjnë në vetvete një "revolucion të madh" mbi të vërtetën e tyre dhe që në një farë mënyrë kërkojnë një "pohim zyrtarë" të egzistencës së "këtij populli të harruar" i cili zë një vend të konsiderueshëm në total të popullsisë së sotme greke por edhe në jetën e vendit tonë fqinjë Greqisë, me kryeministrat grek me origjinë arvanite-arbërore, pjesëmarrjen e tyre në Revolucionin Grek të vitit 1821, prezencën e tyre të fuqishme në çdo drejtim, në art, kulturë, folklor..., etj,.

Gjithashtu në këtë film dokumentar përshkruhet puna e tij e madhe deri në çastet e fundit të jetës, përkrahja për liri dhe pavarësi e Kosovës gjat luftës -1999, duke dalë përpara mediave greke, për një Kosovë Republikë, duke trumbetuar se nëse ka një popull që ka afërsi gjinore më të afërt me greket-ata janë shqiptarët, dhe duhet ti përkrahim në këto momente të vështira, duke i bërë kështu thirrje per aleancë opinionit publik grek. Përkrahja e tij e madhe tek shqiptarët emigrantë duke e bërë atë vërtetësisht një ambasador të vërtetë të çështjes shqiptare në tërësi. Për të gjitha këto ai është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me "Medaljen e Artë Naim Frashëri" pas vdekjes, dhe qytetar nderi i një prej qyteteve më heroik të Kosovës-Skënderaj.

Përgjatë filmit përçohen mesazhe të shumta dhe të fuqishme, pozitive, duke i dhënë një ngarkesë dhe potencial të lartë emocional filmit i cili pa dyshim do të ngrej peshë zemrat e të gjithë shqiptarëve. Në këtë film janë përdorur materiale filmike-arkiva ku shumica e tyre janë të regjistruara me teknologji jo profesionale dhe kjo nuk ka ndihmuar që të kemi një pamje të përkryer vizive, por në një film dokumentar ajo që ka vlerë është dokumenti dhe jo cilësia e tij. Personazhet real në një film dokumentar, pa interpretim të improvizuar, pra pa aktorë, e bëjnë zhanrin e filmit dokumentar interesant duke e veçaur atë dukshëm nga filmi artistik. Ky është një dallim i madh që i jep vlerë filmit dokumentar në tërësi dhe e bënë atë interesant duke e plotësuar edhe me përmbajtjen e tij e cila nuk është trajtuar asnjëherë deri tani në kinematografinë shqiptare. Nuk ka qenë pengesë që si regji është realizuar pa pasur një studim të nivelit profesional për regjizurë, pasi studimet dhjetë vjeçare të miat në terren për arvanitët-arbërorë duke shëtitur rreth 900 fshatra të Greqisë ku flitet shqip, me materiale burimore, dhe mbi 50 zona të arbëreshëve të Italisë më krijuan besimin se askush tjetër përveç meje nuk do të ishte i denjë të nxirrte një skenar të pagabueshëm edhe nga pikpamja studimore e historike, e cila është mjaft e rëndësishme dhe delikate në këtë rast duke i dhënë kështu vlera reale filmit pa egzagjerime të terpuara, aq më tepër që në rastin konkret kemi të bëjmë me një biografi të thjeshtë të heroit të filmit Po të ishte Kolja këtu me ne do të thoshte: -Nëntori që po vjen nuk është si të tjerët, ai do duhet të jetë një "NËNTOR I TRETË" për të gjithë shqiptarët.

2. Filmi Dokumenatar "ARVANITËT-ARBËRORË NJË POPULL I HARRUAR" vjen për herë të parë në Shqipëri, në Tiranë, mbas pjesëmarrjes së tij në "Javën Ndërkombëtare të Kulturës së Arbrit" që u zhvillua në Kosovë në Shtator të vitit 2004 ku u dekorua atje me "Diplomë Nderi" nga M.K.R.S. Kosovë, Departamenti D.Ç.J. Filmi u realizua në Athinë, kushtuar Arvanitëve-Arbërorë të Greqisë dhe Çamëve. Filmi i kushtohet historisë, kulturës dhe folklorit të tyre. Ai përshkohet nga personazhe të ndryshëm të cilët nxjerrin në pah me fjalët e tyre egzistencën dhe problematikën e arvanitëve-arbërorë të sotëm të Greqisë dhe Çamëve. Këngët e tyre të vjetra që burojnë të paktën para shtatëqintë viteve, të ruajtura prej tyre me fanatizëm janë një fakt i gjallë historik, janë vetë egzistenca e tyre, dhe na japin një emocion të gjallë të këtij folklori të pasur duke na treguar se arti burimor, folklori lujanë një rol të madh në vazhdimësinë dhe egzistencën e një populli duke i dhënë atij vlerat dhe forcën e një identiteti të gjallë të një kombi, prandaj dhe lind nevoja për një përkujdesje më të madhe për ruajtjen e kësaj trashëgimie kulturore, por natyrisht me një përkujdesje nga institucionet përkatëse shtetërore. E veçanta në to është besimi i tyre i fetar i cili në të gjitha këngët i përket kultit kristjan ortodoks, fakt i cili egziston edhe tek arbëreshët e Italisë dhe na bënë shpesh herë të pyesim veten pse sot shqiptarët kanë tre dhe jo një besim fetar sikurse shumica e popujve të botës. Jo se nuk dihet përgjigjia për këtë por është një problematikë që duhet të bëhet e njohur në një masë më të gjerë popullore dhe që na ndihmon të kuptojmë devijimet tona historike. Personazhe aspak të rastësishëm por të dekoruar me medalje ndërkombëtare dhe medalje të arta sikurse urdhri "Naim Frashëri i Artë" janë pjesë e këtij filmi dokumentar. Ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme të udhëtosh në të gjithë Greqinë për të mbledhur këto këngë të vjetra e të bisedosh me njerëzit atje.

Gjatë gjithë kohës ka egzistuar një frikë pasi mund të keqkuptoheshe shumë lehtë po të thoshe JAM NGA SHQIPËRIA. Më dukej vetja si një ilegal i shekullit të fundit gjatë xhirimeve dhë sinqerisht më është dashur të punoj me një konspiracion qesharak, ndërkohë që në Italinë fqinje ishte kaq bukur dhe jam ndjerë kaq shumë i mirëpritur. Krejt e kundërta e Greqisë. Në Itali të gjitha katundet arbëreshe janë të njohura nga shteti atje dhe janë të ligjëruara si dygjuhëshe. Në tabelat e tyre janë mbishkrimet shqip dhe italisht duke e pranaur zyrtarisht egzistencën e tyre. Në Greqi kjo ndoshta s'ka për të ndodhur kurrë. Për një fakt shumë të thjeshtë. - Janë kaq të shumtë arvanitët në numër si popullatë në Greqi dhe nëse Greqia do ta pohonte zyrtrisht këtë fakt do të kishte një krizë të mirfilltë të identitetit të saj kombëtar.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja që "Çështja e Arvanitëve" ka mbetur gjithmonë në heshtje. Madje ka një marrëveshje me arvanitët në Greqi të cilët kanë firmosur se Greqia do të ketë vetëm një gjuhë kombëtare- vetëm Gjuhën Greke, duke e përjashtuar përfundimisht nga gjuha zyrtare gjuhën arvanite. Egzsistenca e afërsisht 900 fshatrave arvanitëfolës në Greqi na çudisin pse deri tani nuk është folur asnjëherë për egzistencën e këtij populli të padukshëm, duke i lënë kështu për shekuj me rradhë në harresë, në një hije të fshehur gjë të cilët arvanitët-arbërorë të Greqisë nuk e meritojnë aspak. Kur mendon se sa lavdishëm luftuan ata në Revolucionin Grek të 1821-shit duke i falur Greqisë heronjtë e sotëm të saj kombëtarë të cilët ishin të gjithë pa përjashtim me origjinë arbërore.

Ma thonë, emri im është Vangjel Ljapi thotë një personazh i filmit (94 vjeçarë, Arbërorë nga Elefsina e Greqisë, dekoruar nga presidenti i Shqipërisë me urdhërin "Naim Frashëri i Artë". E di çdo më thënë mbiemri im? - më pyeti, jo thashë, se kuptova,- Labi ore Labi më thotë. Jam nga rrënja e arvanitavet. Nga ata që muarën pushkën në dorë dhe i dhanë lirinë Greqisë, se ishim këtu edhe katërqintë vitra poshtë nën këmbën e turkut. Ata kolonolelët, të gjithë kolonelët, s'dinin të flisnin gjuhën greke o Lirio, ishin kolonelë. Karaiskaqi, Bubulina grua me anije, Papaflesa, Kollokotroni (Bithëguri)..., etj. Duhet të më pyesësh cili s'ishte arvanit. E, unë s'kam të të thomë asnjë! Duam krye more, duam keshem. Keshemi është ai dashi që ecën rëpara vetëm, pastaj vjen qeni, e pastaj kopeja. E ne nuk kemi më krye! Jorgo Miha arbërorë nga Kryekuqi thotë: Fshati ynë thuhet Kriekuq, e kemi mbajtur emrin, shteti e ka ndërruar emrin e ka vënë Erithre, po ne i themi Kryekuq, dhe ata që banojnë atje i themi Kryekuqot. Kryekuqi është afër Athinës. Tuti vëndet këtu afër Athinës ishnë Arbërorë, vetëm arbërorë, me si të bardhë jemi të gjithë. Gjuha e vërtetë është Arbërore dhe gluha jonë është Arbërishtja. Fjala Arvanites është fjala greke siç na thonë grekët këtu.Gluha Arvanitika i thonë ata por nuk është e drejtë. Nani i pyet çë je ti e nuk thonë jam arbërorë por thonë jam arvanitas. Fshati im përpara nga lufta e dytë, tuti flisnin vetëm gjuhën arbërore, ku jeshe në shtëpi, në agora, në punë, nani është prishur ghuha edhe nuk flitet kaq shumë. Ishin ca prindrat tanë që nuk dijnë fare njatrë gjuhë. Më të rinjtë që flasin gjuhën janë dyzetë-dyzetë e pesë vjeçë dhe tuti pleqtë. Është bërë një propagandë shumë e keqe për gjuhën. Shteti këtu thojnë prindërve tanë mos flisni dhe mos mësoni gjuhën arbërishte pse pastaj djeltë nuk munden të nxënë gjuhën greqishte edhe gjuha greqishte është më e mirë. Keshë një mike këtu nga Vilja, një fshatë që është këtu afër, dhe i thoshë tatës ajo, nuk mund të flas me vëllain greqisht se më vjen turp.

Thomopulos ka shkruar një libër në vitin 1912 thotë se gjuha arbërishte është gjuha e pellazgëve dhe këtu në para fletë shkruan se: "Gurët folën edhe na thanë për gjuhën e pellazgëve. Të shkrimtat që janë sipër në gurë dhe shkrimti i pellazgëve gjetur në ishullin Limnos-Greqi, janë shkruar në një gjuhë që është greko-pellazge që është siç është e sotmja gjuha shqip. Taso Karadi një shkrimtarë Arvanitë-Arbërorë nga Salamina e Greqisë thotë: Arvanitët e Salaminës kanë ardhur nga Atika (Athina) në shekullin e 14-të, janë me prejardhje nga vendi i Shqipërisë. Tani janë dyzetë mijë veta, tre fshatra në Salaminë janë arvanite, fshati Kulluri që është edhe kryeqyteti i ishullit, Fshati Mulqi dhe fshati Ambelaqi. Si njerëz kanë karakteristikat e arvanitëve, janë njerëz me besë dhe kanë një veshje kombëtare siç thonë të gjithë shumë të bukur.

Kurse Jorgo Miha studjues arbërorë thotë: Arvanitët në Greqi gjenden të vendosur aty ku janë zonat shumë pjellore, jo baltore dhe ATY KU JANË ZONAT E ANTIKITETIT GREK. VESHJA TRADICIONALE E BURRAVE-FUSTANELLA dhe VALLJA KOMBËTARE E GREKËVE SOT-VALLJA ÇAME I KARAKTERIZON ARVANITËT. Shumë të moshuar aravnitë në greqi nuk dinë greqisht, flasim vetëm gjuhën arvanite-arbërore. Gjuha dhe kultura e arvanitëve, egzistenca e këtij populli të harruar mund të mos humbasin vetëm me përkrahjen e shtetit grek dhe politikave kulturore për minoritetet, megjithëse arvanitët e quajnë veten autoktonë në Greqi dhe kjo është një pyetje që lë shumë për të diskutuar. Arvanitët ortodoks dhe arvanitët myslimanë (çamët), përbëjnë në vetvete një popoull me një origjinë të përbashkët-Pellazgët e lashtë që janë shqiptarët e sotëm.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CËRRIKU I KIN DUSHITNga ALEKO LIKAJ (06.25.2010)
PETRIT MURZAKU/MOS PRISNI TË VDESË...MADHËSHTIA!Nga AGRON SEJAMINI (06.24.2010)
RËNIE E LINDJEVE NË KOSOVË (06.22.2010)
POETI QË NDËRTON URA YLBERI NGA DEHJA E DASHURISË...Nga KËZE KOZETA ZYLO (06.20.2010)
KRIMET E LUFTËS NË MONOGRAFI (06.18.2010)
NDERIM MUSTAFA VRIONIT (06.18.2010)
DEMOKRATIZIM NËPËRMJET DEKOMUNISTIZIMIT TË VËRTETË TË SHQIPËRISËNga LEKA TASI (06.17.2010)
KALVARET E FEMRAVE PASQYRUAR NË LIBRIN "GRABJANI RRËZË KODRAVE"Nga MERITA B. MCCORMACK (06.15.2010)
KUR KRIJIMTARIA BËHET PJESË E HALLEVE DHE GËZIMEVE TË KOMBIT TËND (06.15.2010)
CILI ËSHTË ROLI I GAZETARËVE: E VËRTETA, TË DEZINFORMOJNË APO T'IA QËLLOJNË?Nga NEFAIL MALIQI (06.14.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]