Futbollisti Mario Gomez i ekipit të Bajernit të Mynihut
Falë një goli të shënuar nga Mario Gomez në minutat e fundit të takimit, bavarezët dolën triumfues përballë zikaltërve italianë të Leonardos
Bajerni i Mynihut ka fituar ndeshjen e finales së 1/8 në Champions League me skuadrën milaneze Inter me rezultatin 0:1. Goli i fitores u shënua nga lojtari i kombëtares gjermane Mario Gomez në minutën e 90-të. Golashënuesi i bavarezëve, Mario Gomez pas fitores u shpreh: "Pamë që Interi ka shumë shumë cilësi, para së gjithash si individë. Edhe pse nuk kanë ndoshta lojtarët më të rinj, ata kanë shumë përvojë". Ky gol i favorizon bavarezët në ndeshjen e kthimit në Gjermani, ku mund të luajnë më të qetë.#c#
Në ndeshjen tjetër për finalen e 1/8 u ndanë me rezultatin barazim 0:0, skuadra e Marsejës dhe ajo e Mançesterit. Ndeshja e kthimit në Angli favorizon në këtë rast skuadrën e Sir Aleks Ferguson-it.
Në ndeshjet e ditës së martë u arritën këto rezultate: FC Kopenhagen - FC Çelsi 0:2, Olimpia Lion - Real Madrid 1:1.
Liga e Kampionëve rikthehet më 5 mars me ndeshjet e kthimit të kësaj faze.
Autor: dpa, sid/ Lindita Arapi
Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi
(http://www.dwelle.de)