VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KOSOVA DO TË KËRKOJË ANËTARËSIM NË FIFA

                                                                                      

E Martë, 05.21.2024, 11:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
KOSOVA DO TË KËRKOJË ANËTARËSIM NË FIFA

E Djelë, 12.16.2012, 11:13am (GMT+1)


Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), e zhgënjyer me vendimin e FIFA-s për të mos lejuar kombëtaren e Kosovës që të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare, ka thënë se do të kërkojë anëtarësimin në Federatën Botërore të Futbollit.

Komiteti ekzekutiv i FIFA-s, të premten, ka marrë vendim pozitiv vetëm për ekipet e të rinjve në Kosovë, ashtu si edhe për klubet amatore dhe ato të femrave.

"Vendimi i komitetit ekzekutiv të FIFA-s është i rëndësishëm, sepse njeh rolin e Kosovës dhe pjesëmarrjen e saj në futbollin ndërkombëtar. Por, vendimi është zhgënjyes dhe jo shumë i kënaqshëm, sepse përjashton ekipin kombëtar për arsye të pashpjeguara", ka thënë presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Kosova, më parë, nuk ka kërkuar anëtarësim në FIFA, por Vokrri ka thënë se gjërat tani kanë ndryshuar.

"FFK do të paraqesë kërkesën për anëtarësim në FIFA, çfarë është një hap i logjikshëm, pasi shumica e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë njohur Kosovën", ka thënë Vokrri.

Në muajin maj, FIFA është pajtuar në parim për të lejuar Kosovën që të luajë ndeshje miqësore, por për shkak të kundërshtimit të fuqishëm nga Serbia dhe presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit, Michel Platini, ka shtyrë marrjen e vendimit përfundimtar deri të premten (14 dhjetor).

Në shtator, futbollistët ndërkombëtarë me prejardhje shqiptare, Lorik Cana, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami i kanë dërguar një letër FIFA-s, ku kanë shprehur mbështetjen për Kosovën që të luajë ndeshje miqësore.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por nuk ka fituar ende njohjen nga Kombet e Bashkuara.

Në lidhje me anëtarësimin, statuti i FIFA-s thotë:

"Çdo shoqatë, e cila është përgjegjëse për organizimin dhe mbikëqyrjen e futbollit në vendin e saj, mund të bëhet anëtare e FIFA-s".

Në këtë kontekst, shprehja "vend" i referohet një shteti të pavarur, i cili njihet nga komuniteti ndërkombëtar, shkruan agjencia Reuters.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UEFA KËRKON DËNIM MË TË ASHPËR NDAJ SERBISË (12.14.2012)
REKORD I LIONEL MESIT - 86 GOLA PËR KËTË VIT (12.10.2012)
BAKUJA - ORGANIZATORE E LOJËRAVE EVROPIANE (12.08.2012)
FUTBOLL - KAMPIONATI EVROPIAN 2020 PA SHTET MIKPRITËS (12.06.2012)
SKI - LINDSEY VONN 135,67 KM/ORË SA BURRI MË I SHPEJTË (12.05.2012)
BOKS - ARMEND XHOXHAJ FITON PËRBALLJEN E PARË NË BOTËROR (12.01.2012)
BOLT DHE FELIX - MË TË MIRËT NË ATLETIKË (11.24.2012)
U SHKARKUA TRAJNERI I BRAZILIT (11.23.2012)
ISH YLLI I FUTBOLLIT AKUZOHET PËR VRASJEN E SË DASHURËS (11.20.2012)
MAJLINDA KELMENDI KAMPIONE E EVROPËS PËR U-23 (11.16.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]