VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FEDERER PREMTON TA MARRË VETEN PAS SHOKUT QË PËSOI

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 06:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
FEDERER PREMTON TA MARRË VETEN PAS SHOKUT QË PËSOI

E Premte, 06.28.2013, 09:55am (GMT+1)




Londër - Humbja befasuese e Roger Federerit nga "aventurieri" ukrainas Sergiy Stakhovsky, në rrethin e dytë të "Wimbledonit", ka treguar ardhjen e një rendi të ri në botën e tenisit, por për mjeshtrin zviceran ky nuk është fundi i epokës së tij.

Kur të publikohet ranglista e re e ATP-së më 8 korrik, aty do të shihet se fituesi i 17-të Grand Slameve ka rrëshqitur në pozitën e pestë në botë, pasi ka dështuar t'i mbrojë dy mijë pikët e fituara që i mori në "Challenge Cup" vitin e shkuar.

Për Federerin, ky do të jetë rangimi më i dobët prej muajit qershor të vitit 2003.

"Nuk ka nevojë të bëhet panik për këtë humbje. Do t'i kthehem stërvitjeve për t'u përgatitur sa më mirë dhe për të qenë më i fortë për të ardhmen", tha Federer për Reuters, pas eliminimit nga Sergiy Stakhovsky, që renditet i 116-ti në botë. "Ndoshta ka ndikuar edhe lodhja e madhe, pasi vitin e shkuar kam ndjekur çdo trofe dhe jam munduar ta rikthejë pozitën numër një në botë".

Federer thotë se problemi është se nga vetja ka krijuar një "përbindësh", duke fituar kaq shumë në dekadën e fundit. Në fund të fundit, ai thotë se është vetëm një njeri që ka regjistruar 67 fitore në "Wimbledon", 122 fitore në fusha me bari, 257 fitore në katër Grand Slame të mëdhenj. Ai në total ka fituar 905 meçe në karrierë.

Federer insiston se nuk e ka ndërmend të pensionohet, por këtë vit do të mundohet t'i rrëmbejë trofetë e tjerë që kanë mbetur për këtë edicion.

"Kam plane për të luajtur edhe shumë vite të tjera. Jam i shëndetshëm dhe kjo është me rëndësi. Shpresoj që deri në fund të karrierës të mos prekem nga lëndimet dhe këtë vit të kem lojëra të mira", u shpreh Federer 31-vjeçar.

Ai porositi të gjithë adhuruesit e tij në "Wimbledon" që të mos shqetësohen për këtë eliminim, pasi u garantoi atyre një rikthim të fuqishëm vitin tjetër. Federer është njëri prej tenistëve më të adhuruar të "Wimbledonit".

"Po shikoj drejt vitit të ardhshëm dhe jam i bindur se do të jem shumë më i mirë se këtë vit. Zakonisht bëjë rikthime të mëdha pas humbjeve", është shprehur Federer.

Para Federerit në "Wimbledon" është eliminuar edhe spanjolli Rafael Nadal, i cili ka pësuar humbje në ditën e parë të këtij turneu më prestigjioz në botë. 


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'HEAT' I MAJAMIT KAMPION I BASKETBOLLITLeBron James shënoi 37 pikë, përfshirë pesë trepikësh ndërsa Dwyane Wade shënoi 23 (06.22.2013)
'BETEJË' NË BASKETBOLLIN AMERIKAN (06.20.2013)
TEKNOLOGJIA NË NDIHMË TË ARBITRAVE TË FUTBOLLIT (06.16.2013)
PRISHTINË - HAPET MINI OLIMPIADA E TË RINJVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA (06.15.2013)
ISH PRESIDENTI I BARCELONËS MBRON MESIN (06.14.2013)
ZVICRA IA KA FRIKËN VETËM SHQIPËRISË (06.13.2013)
FUTBOLL - TOGO KUNDËR LOJËS ME LIBINË NË BENGAZI (06.12.2013)
EVROPA E FTUAR TEK MIQTË (06.11.2013)
NADAL FITON SËRISH NË FRENCH OPEN (06.09.2013)
WILLIAMS MPOSHT SHARAPOVËN, FITON FRENCH OPEN (06.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]