US OPEN - SERENA WILLIAMS NË FINALE Mundi kinezen Li Na në dy sete, do të ndeshet me Azarenkën
E Shtunë, 09.07.2013, 10:59am (GMT+1)
Voal-online - NEW YORK, 7 SHTATOR - Serena Williams është kualifikuar për finalen e US Open të tenisit, duke mundur kinezen Li Na në dy stet me pikët 6-0, 6-3.
N.1 e botës do të përballet për titullin me bjellorusen Victoria Azarenka, nr.2 e rankingut, e cila ka mundur në gjysmëfinalen tjetër italianen Flavia Pennetta.
Në turneun e fundit të slamit të vitit do të rishikojmë të njëjtën finale të stinorit të shkuar, kur amerikania mori trofeun e katërt të saj në New York.
www.voal-online.ch
|