VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Hani sfidoi me sukses OwusuNga Latif Mehmeti, INA

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 12:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 

Hani sfidoi me sukses Owusu

Nga Latif Mehmeti, INA


E Djelë, 10.25.2009, 09:36pm (GMT+1)

 

 

Nasi Hani, vazhdon karierën profesioniste me fitoren e radhës kundër ganezit 35-vjeçar, Michael Achiaw Owusu. Mbrëmë, në palestrën "Nuova Askona" në qytetin Ascona të Zvicrrës, boksieri shqiptar i peshave të rënda (cruiserweight) në profi-boks Nasi Hani, e mundi ganezin, duke qënë më superior në të gjashtë raundet sa ishte paraparë të zgjasë kjo përballje.

Nasi Hani, boksier i kategorisë "cruiserweight", pas dy paraqitjeve të para, me dy fitore bindëse, (një kundër hungarezit Darius Balla me KO dhe tjetrën kundër polakut Kristijan Jaksi), kësaj radhe përballë kishte ganezin 35 vjeçar, Michael Achiaw Owusu, boksier i peshave super të rënda "heavyweight", shtatlartë dhe mbi 12 kg më i rëndë, por megjithate ia doli të shënojë fitore bindëse, që vetëvetiu flet për pregatjen e tij për sfidat në boksin profesionist.

Referi kryesor në këtë përballje ishte Joerg Mangott, që iu referua vlerësimit të referëve anësor: Paolo Bolognezi 58:56; Thomas Walter 60:55 dhe Fabian Guggonheim 59:56, që është vlerësim unanim në favor të Nasi Hanit.

Shqiptari nga Struga, Nasi Hanit, po ngjitet gjithnjë e më lartë në pozitën e tij në listën e sfiduesve të titujve të versioneve evropiane dhe botërore të boksit profesionist, ndaj kjo fitore i hapë rrugë të reja kunkurimi.

Tashmë në skedën e Nasi Hanit, është shënuar edhe fitorja e radhës, ndërkaq, në skedën e sfiduesit ganez Michael Achiaw Owusu, është një disfatë, krahas dy fitoreve të tija me KO.

Nasi Hani e mbajti premtimin e dhënë se do të nderojë shqiptarët duke iu dhuruar fitore, së bashku me stafin e tij, kryesuar nga menaxheri Daniel Hartman dhe trajneri Konrad Mitelmajer. Ai para meçit pati deklaruar: "Konsideratë të lartë për kundërshtarin, por, ringun unë do ta zotëroj dhe në ring nuk fali askend. Kësaj radhe ganezi do të mposhtet pavarësisht peshës dhe gjatësisë së tij". (http://www.ina-online.net)
Latif Mehmeti


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Boksieri Kreshnik Qato ruan titullin kampion bote (10.25.2009)
Zhan Tod, presidenti i ri i FIA (10.25.2009)
Kush është Xhenson Batën, kampioni i ri botëror i Formulës Një (10.21.2009)
Zidan ambasador i Realit (10.19.2009)
Paqe në TV dymbëdhjetë më vonë Tajsoni dhe Hollifildi (10.17.2009)
Vitali Kliçko zgjedh për ring Parlamentin e Kievit (10.16.2009)
Shqipëria "kafshatë e lehtë" për Suedinë (10.15.2009)
Argjentina shkon në Afrika e Jugut 2010 (10.15.2009)
Formula Një: Barrikelo në biseda me Uilliamsin, por ende asnjë nënshkrim (10.14.2009)
Shokohet çiklizmi botëror: Ka vdekur Frank Vandenbruk (10.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]