VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - EKIPI I BAJERNIT - GJYSMËFINALIST NË LIGËN E KAMPIONËVE

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 01:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
EKIPI I BAJERNIT - GJYSMËFINALIST NË LIGËN E KAMPIONËVE

E Enjte, 04.10.2014, 11:08am (GMT+1)

Djemtë e Mynihut, me fitoren e së mërkurës në mbrëmje 3:1 kundër ekipit Manchester United, u kualifikuan për në gjysëmfinalen e Champions League. Tre gjysëmfinalistët e tjerë: Atletico, Real Madridi, FC Chelsea.

Ekipi i Bajernit të Mynihut mund të ëndërrojë edhe më tej për të mbrojtur titullin e kampionit në Champions League. Fituesit e sezonit të kaluar arritën në ndeshjen kthyese të çerekfinales të fitojnë në stadiumin e tyre kundër ekipit anglez Manchester United me rezultatin 3:1 (0:0). Loja e parë u zhvillua javën e kaluar me rezultatin (1:1). Para 67.300 shikuesve, Mario Mandzukic(59), Thomas Müller(68) dhe Arjen Robben(76) ishin autorët e tre golave për Bajernin, ndërsa për Manchester shënoi Patrice Evra(57).
Në këtë mënyrë Manchester-i mbyll aventurën europiane, ndërsa Bayern vazhdon rrugën për mbrojtjen e titullit. Trajneri i djemve gjermanë, Pep Guardiola u befasua me paraqitjen shumë ofensive të ekipit të tij.


Ndërkohë janë përcaktuar edhe gjysëmfinalistët e tjerë të Ligës së Kampionëve. Pas gjashtë gjysmëfinalesh radhazi, Barcelona është eliminuar nga 4 më të mirat e Europës në këtë sezon. Gjithçka e merituar për Atleticon e Madrid-it që ka arritur të fitojë 1:0 ndeshjen e kthimit në "Vincente Calderon", duke përfituar edhe nga barazimi 1:1 në ndeshjen e parë në "Camp Nou". I janë dashur vetëm 5 minuta skuadrës së Simeone-s për të shënuar golin e vetëm të takimit, me Koke-n.

Pavarësisht përpjekjeve të Mesit dhe Xavit, ka qenë e pamundur të ndryshonin rezultatin, duke i dhënë mundësinë Atletico-s të kalojë në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëvei pas 40 vitesh.

Ditën e martë ishin ekipet e Real Madridit dhe FC Chelsea që u kualifikuan për në gjysëmfinalen e Ligës së Kampionëve. Edhe pse ekipi i Real-it humbi 0.2 ndaj ekipit të Dortmundit, ky i fundit nuk mundi të kualifikohet për më tej. Chelsea fitoi 2.0 ndaj ekipit francez FC Paris St.Germain. Ndeshjet e ardhëshme të gjysëmfinalistëve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës Europianë do të përcaktohen të premten(11.04) nga shorti i organizuar nga UEFA në Nyon të Zvicrës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RUSIA E UKRAINA ANULOJNË NDESHJEN MIQËSORE NË FUTBOLL (04.04.2014)
JA PESË TALENTET E RINJ MË TË MIRË NË BOTË - KRYESON LISTËN SHQIPTARI JANUZAJ (04.02.2014)
VORBULLA GJITHPËRFSHIRËSE E ABSURDITOpinion nga AHMET SHQARRI (03.29.2014)
XHANI DE BIAZI - NIVELI I KAMPIONATIT SHQITAR, AQ SA I SERISË C NË ITALI (03.28.2014)
FEDERATA TURKE - OFERTË ZYRTARE ADNAN JONUZAJT (03.22.2014)
BOKS - SEFERI KUNDËR PERDOMOS MË 11 PRILL (03.17.2014)
NË AEROPORTET E BRAZILIT VAZHDOJNË ENDE RINOVIMET (03.15.2014)
PRESIDENTI I BAJERNIT HËNES DËNOHET ME 3 VJET E GJYSMË BURG (03.14.2014)
SCHUMACHER TREGON SHENJA TË VOGLA INKURAJUESE (03.12.2014)
BESNIK HASI EMËROHET TRAJNER I ANDERLEHTIT (03.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]