VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZBARDHET VRASJA E DYFISHTË NË FAMILJEN SHQIPTARE NGA MAQEDONIA

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 09:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
ZBARDHET VRASJA E DYFISHTË NË FAMILJEN SHQIPTARE NGA MAQEDONIA
E Martë, 05.31.2011, 07:42am (GMT+1)

Lidhja e dashurisë së vajzës 24 vjeçares Gjyle Leskovica ka bërë që babai i saj Gani Leskovica ta vrasë atë dhe nënën e saj të shtunën në mbrëmje në Einsiedeln të Zvicrës.

Gazeta zvicerane Blick.ch ka zbardhur tragjedinë familjare duke përshkruar se si u vra nga dora e babait studentja e shkëlqyeshme në Universitetin e Lucernës, e cila ëndërronte të bëhej profesore e shkollave të larta, një femër e bukur që ëndërronte jetë normale dhe me dashuri.

Ishte nata e të Shtunës kur vajza e fqinjëve Kimete L. kishte ndëgjuar një grindje me zë të lartë. Ajo britmë vinte nga shtëpia e Gjylës. Babai i saj Gani Leskovica, 56 vjeçar kishte blerë shtëpinë para dy vitesh, punonte me zell pranë "Kloster Einsiedeln" si ngjyrorës (maler).

Ndëgjova 3 të shtëna spjegon Kimetja dhe vrapova të shoh se çfarë ka ndodhur, duke dalur në ballkonin tim. Në oborrin e shtëpisë pash një grupë njerëzish të cilët ishin duke vrapuar në ikje. Ndër ta ishte edhe motra 20 vjeçare e Gjylës, Kefserja, e cila duke britur "mami, mami, çfarë na ka bërë babi", e cila duke qarë vazhdonte ikjen e saj.

Kimetja alarmon policinë dhe emergjencën. Vetëm tani Kimetja kishte kuptuar se çfarë ka ndodhur në brendësi të familjes së fqinjëve!

"Dy nga gratë e martuara të kësaj familje, mora në shtëpinë time për t`i strehuar dhe për t`i fshehur, ndërsa ato i kishin treguar se çarë kishte ndodhur në brendësi të shtëpisë", tregon Kimetja.

Sipas rrëfimit të parë, Gjyla kishte filluar një grindje me babain e saj, pasi ajo kishte pyetur të atin se a guxon të martohet me një person të cilin ajo dashuron.

Por, siç shkruan Blic.ch, Ganiu jeton qe 13 vite në Zvicërr, mirëpo ai ende ka mentalitetin sikur të ishte në fshatin e tij në Maqedoni.

Gjithashtu gazeta shkruan se Gjyla nuk kishte guxuar kurrë të dal nga dera me ndonjë bluzë të verës, tërë kohën nuk guzonte të tregoj lëkurën e saj, vetëm e vetëm për shkak të babait të saj, i cili ishte tejet i thelluar në besimin fetar.

Gjyla për një vit kishte një lidhje dashurie me një djalë të një familje emigrantësh shqiptarë, por ajo nuk kishte treguar rastin pranë familje, sepse nuk kishte guxim për këtë. Por, para vendimit të Gjyles për ta njohur babain, ka qenë ky i fundit Ganiu që ka mësuar se dikush ka parë vajzën e tij me një djalë duke ecur pranë shkollës dorë për dorë.

Ganiu me të marrë lajmin mori pistoletën dhe shtiu në vajzën e tij. Plumbi i parë nuk qëlloj atë, ndërsa plumbi i dytë goditi Gjylën ndër mjekër, duke e shpuar atë deri në anën tjetër të qafes. Gruaja e Ganiut, bie mbi trupin e vajzës së vdekur duke qarë dhe britur, ndërsa Ganiu godet edhe atë në kokë. Mediat zvicerane, por edhe opinioni i gjërë në Zvicër janë të tmerruar nga vrasja e tmerrshme që ndodhi pranë familjes shqiptare. Babai vrasës menjëherë është ndaluar nga policia dhe se ai gjendet në paraburgim. (Antonio Martinni/INA)

(http://www.ina-online.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË DREJTAT E FËMIJËS NË OKB I MBRON NJË ZVICERAN (05.30.2011)
BAKTERI KILLER, RASTI I DYTË NË ZVICËR (05.28.2011)
FALIMENTIMET JANË SHTUAR NË ZVICËR (05.27.2011)
QARKULLIMI I LIRË I FAVORIZON NDËRMARRJET (05.26.2011)
ROLI I MËRGATËS SHQIPTARE TË ZVICRËS NË POLITIKËN NDËRKOMBËTARENga BRAHIM AVDYLI (05.25.2011)
UELI MAURER KA SHPREHUR DYSHIME PËR ROLIN E SWISSCOY NË KOSOVËNuk mjaftojnë ushtarët, duhet vepruar kundër korrupsionit e për të nxitur zhvillimin ekonomik, ka pohuar. (05.25.2011)
ZBULIM UNIKAL MBI DOM TË VALESË (05.24.2011)
LEUTHARD, BRAKTISJA E ENERGJISË BËRTHAMORE BRENDA VITIT 2040 (05.22.2011)
KRYEBASHKIAKU I BERNËS DËSHIRON TA RRITË RROGËN E VET 20% (05.20.2011)
MUNGOJNË MJEKËT, POR KUFIZIMET E REGJISTRIMEVE PËR STUDIME NË MJEKËSI VAZHDOJNË (05.19.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]