Voal-online - Nga stinori i ardhshëm gjatë ndeshjeve të futbolit dhe diskut në akull do të ndalohet pija e alkooleve. Shikuesit e pranishëm duhet të shkojnë në këto takime në trena e autobusë specialë.
Për takimet me rrezik mesatar ose të ulët do të ketë kontrolle elektronike në hyrje.
Këto masa, të cilat fillojnë nga qershori 2013, janë marrë nga Konferenca e drejtorëve kantonalë të drejtësisë e policisë mbi bazën e një koncordat ndërkantonal. Deri tani kanë aderuar vetëm Apenceli i Brendshëm dhe Sent Galen.