VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BOTIMPEX NË PANAIRIN E LIBRIT DHE TË SHTYPIT TË GJENEVËS

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 05:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
BOTIMPEX NË PANAIRIN E LIBRIT DHE TË SHTYPIT TË GJENEVËS

E Mërkurë, 04.10.2013, 02:58pm (GMT+1)

Nga 1- 5 maj 2013 në sallonin e ekspozitave PALEXPO te Gjenevës mbahet Panairi i Librit dhe i Shtypit. Në këtë panair do të marrë pjesë me stendë edhe Botimpex nga Shqiperia, agjenci e njohur e eksport-importit të botimeve.

Botimpex do të ekspozojë libra të ndryshëm letrarë, historikë, kulturorë, fjalorë e metoda të mësimit të gjuhëve, libra për fëmijë, libra njohës per Shqipërinë, libra shkollorë, etj. Ata janë pergjithësisht libra të rinj e të pelqyer të autorëve shqiptarë e të huaj  si : Ismail Kadare, Kristo Frashëri, Martin Camaj, Kostë Cekrezi, Elvira Dones,  Bashkim Shehu,  Moikom Zeqo, Ilir Ikonomi, Elida Buçpapaj, Ardian Vehbiu, Blendi Fevziu, Adelina Mamaqi, Gaqo Bushaka, Alfred Papuçiu, Erida Bega, Franc Nopca, etj. Në mesin e tyre një vend të rëndësishëm zënë librat e botuar në kuader të 100  Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.

Gjatë ditëve të panairit në stendën e Botimpex do të jenë të pranishëm edhe  shkrimtarja e njohur Besa Myftiu dhe poeti i ri nga Kosova Ndriçim Ademaj. Ata do të prezantojnë librat e tyre të enjten me dt.2 maj dhe të shtunën me 4 maj nga ora 17h - 19h, do të zhvillojnë takime e biseda me lexues dhe do të rezervojnë për ta libra me dedikim.

Ka mjaft arsye për ta vizituar stendën e Botimpex: atje do të gjeni libra për vete, fëmijët dhe miqtë tuaj, do të keni mundësi të vendosni kontakte për të pasuruar bibliotekat tuaja me libra në vijimësi, do të mund të merrni informacione për gjëra që ju interesojnë nga fusha e botimeve. Në tërësi, botimet në gjuhën shqipe kanë shënuar rritje cilësore të ndjeshme. Realizimi i tyre është pothuajse në nivel europian nga pikpamja e tematikës, vlerave, përmbajtjes, nivelit, sasisë, paraqitjes etj. Ndaj dhe jemi të sigurtë se librat që do të ekspozohen do të justifikojnë interesimin tuaj, do t'iu pergjigjen nevojave tuaja dhe do t'iu vijnë për shtat shijeve tuaja si dhe të qytetarëve jo shqipfolës. Pra ju ftojmë ta vizitoni panairin dhe ta shijoni sa më tepër atmosferën festive që krijon libri.

Stenda e Botimpex do të jetë në rreshtin F 639.

 

Ju urojmë vizitë të këndshme !

 

P/ Botimpex

Edvin Bega

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ULET MË TEJ PAPUNËSIA (04.10.2013)
EVELINE WIDMER-SCHLUMPF - ËSHTË MIRË TË FLASIM PËR OFSHORE LEAKSMinistrja zvicerane e Financave shprehet për herë të parë për rastin (04.09.2013)
VAÇE ZELA FESTON 74 VJETORIN (04.08.2013)
BANKAT ZVICERANE IU THONË NDAL DEPOZITAVE TË PAQARTA NGA JASHTË (04.07.2013)
KRYEPARLAMENTARJA ZVICERANE MAYA GRAF VIZITON KOSOVËN DHE SHQIPËRINË (04.06.2013)
ARRIN NË 5 NUMRI I TË VRARËVE NË FABRIKUN E DRURIT NË LUCERNË (04.05.2013)
MË 2030 ALPET ZVICERANE DO TË PËRSHKOHEN NGA 1 MILION E 410 MIJË KAMIONËVitin e shkuar 1 milion e 200 mijë kamionë kanë përshkuar vargmalin alpin zviceran (04.05.2013)
MBLEDHJE 'EXTRA MUROS' E KËSHILLIT FEDERAL ZVICERAN NË KANTONIN VAUD (04.04.2013)
PAKOT DORËZOHEN EDHE MBRËMJEVE - POSTA ZVICERANE PËRSHTATET ME SUKSESIN TREGTAR ONLINE (04.03.2013)
U ZHVILLUA NË BERNË MARSHI I PASHKËVE - U KËRKUA NJË  POLITIKË AZILI MË HUMANE (04.02.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]