VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Pasaporta biometrike në Zvicër fillon prej 1 Marsit 2010

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 05:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Pasaporta biometrike në Zvicër fillon prej 1 Marsit 2010

E Mërkurë, 10.21.2009, 02:29pm (GMT+1)



Voal-online - Kërkesat mund të fillojnë prej 24 shkurtit, kush ka një pasaportë prej vitit 2006 mund ta përdorë deri në datën e skadencës

Pasaporta biometrike, të cilën Zvicera është e detyruar që ta fusë në qarkullim përderisa është vend anëtar i marrëveshjes Shengen, do të fillojë prej marsit 2010, ndërsa kërkesat mund të fillojnë prej 24 shkurtit 2010. Këta janë kufijtë kohorë vendosur sot nga Këshilli Federal.

Kush ka ndërmend, për arsye të ndryshme, që të rinovojë dokumentin e tij përpara kufijve zyrtarë, duhet ta bëjë këtë përpara 15 shkurtit 2010. Në javën në vijim, për shkaqe tranzicioni teknik dhe informues, do të jetë e mundur që aplikuesi apo aplikuesja të pajiset vetëm me kartë identiteti ose dokument provizor. Për të ndryshuar modelet e vjetra 03 dhe 06, nuk do të jetë e nevojshme sepse ato mund të përdoren deri në datën e skadencës.

Pasaporta e re, që do të njihet me numrin 10, sipas vitit të daljes në qarkullim, do të kushtojë 140 franga zviceranë për dhjetë vjet për të rriturit dhe 60 franga për 5 vjet për minorenët. Pasaporta biometrike do të ketë një mikroçip ku do të jenë të regjistruara të dhënat personale, një foto dhe dy gjurmë dixhitale. Pasaportat fillojnë të prodhohen prej 1 Marsit 2010.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Polanski shqyrton mundësinë e dorëzimit (10.21.2009)
Ndalimi i minareve do të ishte vetëm kundërproduktiv (10.20.2009)
Polanski shtruar për analiza mjekësore (10.18.2009)
Mishlin Kalmi Rei kundër iniciativës antiminare (10.17.2009)
Ristrukturim i ri i Postës (10.16.2009)
UBS shet Qendrën e saj të Shërbimit në Indi (10.16.2009)
Zvicra në Botëror! (10.15.2009)
"Blick" në 50 vjetor i rikthehet zanafillës (10.14.2009)
Parku i ri i Arinjve në Bernë do të kushtojë 8 milionë franga më shumë (10.14.2009)
Doris Loitard pa lëndime nga incidenti rrugor (10.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]