BASHKIMI EVROPIAN PARALAJMËRON ZVICRËN - NUK DO TË KETË BISEDIME TË REJA PËR QARKULLIMIN E LIRË
E Djelë, 01.19.2014, 05:52pm (GMT+1)
Viviane Reding
Voal-online - Nuk do të ketë bisedime të reja për qarkullimin e lirë të njerëzve, nëse do të pranohet iniciativa e SVP kundër emigracionit në masë. Ka thënë kështu komisaria evropiane Viviane Reding. "Tregu i brendshëm i Bashkimit Evropian është unik dhe Zvicra nuk mund të zgjedhë atë që i pëlqen."
Sipas Reding, prania në tregun e brendshëm nuk mund të jetë e shkëputur nga liritë e tjera themelore që varen nga marrëveshjet dypalëshe.
Ndërkaq qarkullimi i lirë nuk është me një sens të vetëm - rreth 430'000 zviceranë jetojnë aktualisht në Bashkimin Evropian, ka theksuar komisarja evropiane në një intervistë në të përjavshmen "Schweiz am Sonntag".
www.voal-online.ch
|