VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Në Zvicër një ish i dënuar i Guantanamos

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 04:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Në Zvicër një ish i dënuar i Guantanamos
E Enjte, 12.17.2009, 08:28am (GMT+1)

 

 

Do të pranohet nga kantoni i Gjenevës për arsye humanitare

 

Voal-online Zvicra do të pranojë një të dënuar të Guantanamos, për arsye humanitare. Ai është uzbek dhe është arrestuar në vitin 2002 në Afganistan. Do të qëndrojë në kantonin e Gjenevës. E ka bërë të ditur të mërkurën Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë, duke saktësuar se i dënuari do të jetë i detyruar t'i respektojë ligjet helvetike dhe të mësojë frëngjisht, gjuha që flitet në rajonin ku ai do të banojë.

Sipas Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë nuk janë sqaruar asnjëherë dyshimet se i burgosuri kishte raporte me ambjentet terroriste, siç ishte supozuar nga SHBA. Nga 2005 në fakt ai ishte renditur në listën e personave që mund të liroheshin. Zvicra ka marrë kështu garancinë se uzbeku nuk është dënuar asnjëherë, nuk përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe nuk ka probleme të veçanta shëndetësore. Marrëveshja ku do të përcaktohen kushtet e transferimit ende nuk është nënshkruar.

Të dënuarin e ka "zgjedhur" një delegacion helvetik që ishte në gusht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të vlerësuar mundësinë nëse mund ta pranonte një të burgosur nga katër të mundshëm, ku figuronin edhe një palestinez dhe dy ujgurë (këta të fundit pjesëtarë të pakicës myslimane kineze). Në vijim uzbeku ishte ftuar të bënte një kërkesë me shkrim ndaj Zvicrës në mënyrë që ai të mund të pranohej.

 

Këshilli Federal ka bërë të ditur se me marrjen e të dënuarit të Guantanamos Zvicra ka dashur me këtë vendim të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të bazës amerikane duke ndjekur linjën e së drejtës humanitare të vetë Zvicrës.

 

Kantoni i Gjenevës në fillim të dhjetorit u tregua i gatshëm ta pranojë të burgosurin e bazës amerikane. Qyteti i Bazelit dhe Turgau, pas një gatishmërie të fillimit, kishin ndërruar mendje. Kantoni i Friburgut kishte nguruar dhe nuk kishte marrë asnjë vendim.

Ai që do të vijë në tokën helvetike do të jetë i dënuari i pestë (nga rreth 50 që ka Guantanamo) që vjen në Evropë: Franca ka pranuar tani një algjerian, Hungaria një palestinet dhe Italia dy tunizianë. (http://info.rsi.ch)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Tatimet, Merc dëshiron ta ndërpresë procesin me Francën (12.16.2009)
Gjeologu në gjyq për shkak se shkaktoi tërmet (12.15.2009)
Xhozef Dais kandidat për kryetar të Asamblesë së Përgjithshme të OKB (12.15.2009)
Orari i ri i trenave nuk ka shkaktuar asnjë shqetësim (12.14.2009)
Jepen Swiss Sport Awards (12.13.2009)
Minaret, "Nuk do të kërkojmë falje" (12.12.2009)
Hidhet poshtë Konventa e Alpeve (12.11.2009)
Publikuar fotoja e dy zviceranëve pengje në Libi (12.10.2009)
Nuk i kanë vjedhur pikturat e Herman Heses (12.09.2009)
Lirojini pengjet zvicerane në Libi! (12.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]