VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Prej 12 Dhjetorit në Zvicër hyn në fuqi marrëveshja e Shengenit

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 10:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Prej 12 Dhjetorit në Zvicër hyn në fuqi marrëveshja e Shengenit
E Premte, 12.12.2008, 07:33pm (GMT+1)

12 Dhjetor - Sot hyn në fuqi marrëveshja e Shengenit, që Zvicra ka nënshkruar me vendet e Bashkimit Europian.

Hyrja në zonën Shengen paraqet një lehtësim edhe për bashkëkombasit tanë me vendqendrim në Zvicër, të cilët tani mund të udhëtojnë në Gjermani, Itali, Francë dhe shtetet e tjera të Shengenit pa pasur nevojën e vizës Shengen..

Prej sot nuk do të ketë më kufij midis Zvicrës dhe vendeve të Bashkimit Europian. Kontrolle do të ketë në koridorin 30 km dhe kjo do të jetë për katër vite me radhë, për vetëm për ata që hyjnë në mënyrë ilegale dhe që punojnë punë ilegale.

Ndërsa nëpër aeroportet e Zvicrës në Zürich, Gjenevë dhe Basel, Marrëveshja e Shengenit do të hyjë në fuqi më 29 Mars të vitit 2009.

Njëri nga supermerkatet më të mëdha në Gjermani, Marktkauf, në Kleinhüningen pranë kufirit me Baselin lajmëronte përmes reklamave hapjen e supermerkatit më 13 Dhjetor deri në orën 24:00, duke i ftuar blerësit që të shkonin e të blinin me një ulje të çmimeve deri në 20%. Kjo ftesë bëhet për blerësit kryesorë që janë të huajt në Zvicër me viza qendrimi B, të cilët deri më 12 Dhjetor nuk e kishin të lejuar që të hynin në Gjermani pa vizë Shengen. Midis atyre që kanë përfituar prej kësaj marrëveshje janë padyshim edhe shqiptarët, të cilët përbëjnë njërin prej komuniteteve më të populluara që jeton në Zvicër.

Vizat Shengen sa do të jenë një lehtësi e madhe për shqiptarët me vendqendrim në Zvicër e me banim në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës. Por po ashtu do të vlejnë edhe edhe për Zvicrën si një vend i mrekullueshëm turistik, por i pazbuluar deri më tani.(Voal-online)



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Related Articles:
» Temë për diskutimJETA E NJË PUNËTORI SHQIPTAR NË ITALI KA VLERË 10 HERË MË PAK SE E NJË ITALIANI
» Një ditë me emocione dhe me Flora Brovinën




 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lartë]