E Hënë, 05.20.2024, 09:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
IU DHA LAMTUMIRA E FUNDIT KOREOGRAFIT TË MADH AGRON ALIAJ
E Premte, 05.18.2012, 07:33pm (GMT+1)

 

TIRANË- Miq të afërm, kolegë dhe personalitete të vendit i kanë dhënë lamtumirën e fundit maestros së baletit, Agron Aliaj. Duke kryer homazhe në Teatrin e Operas dhe Baletit ata kanë vlerësuar figurën e koreografit të njohur dhe kontributin e tij në artin shqiptar.

Pas një lufte të gjatë mes jetës dhe vdekjes, zemra e koreografit të njohur ka ndalur dje në reanimacionin e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Familjarët i kanë bërë shpesh herë apel shtetit, që t'i krijonte mundësi trajtimi më të specializuar, qoftë në spitalet publike, apo private në vend ose jashtë shtetit.

Dëshira e fundit e koreografit Agron Aliaj ka qënë të përcillej me një vepër skenike, ndaj sot Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit i dedikon premirën e muzikalit "Carmina Burana".
Baletmaestro Aliaj u nderua paraditen e sotme në skenën ku ngjiti për 50 vjet vepra botërore e kombëtare, nga kolegët dhe të gjithë ata balerinë të rinj për të cilët Agron Aliaj ka qënë një pikë referimi.
Drejtori i TKOB-it, Zhani Ciko, e cilësoi Aliajn si artistin bazal për zhvillimet historike të TKOB-it dhe themeluesin e baletit klasik dhe koreografisë shqiptare. "Aliaj ka qënë një nga artistët, që me erudicionin e tij ishte i zoti të përthithte kumtin më të mirë të artit shqiptar dhe ta transformonte atë në një simbiozë bashkëveprimi mes të gjitha arteve", tha Ciko.

Agron Aliaj u nda nga jeta në moshën 79 vjeçare, ditën e djeshme dhe la pas jo vetëm veprat e tij, që janë pjesë autentike e TKOB-it, por edhe një sërë projektesh të parealizuara. Sipas Cikos, veprat e reja shqiptare, por edhe rivënia e veprave të tij, duke i parë me një sy kritik, ka qënë gjithmonë tema e bisedave me baletmaestrin.

"Ai dëshironte që ndarja nga skena të ishte përmes vijimësisë koreografike, ndaj nuk është një ritual zie, por një ritual i ripërtëritje së baletit shqiptar, për të cilin ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm", tha Zhani Ciko.
Balerini shqiptar i njohur në botë, Ilir Kerni, i pranishëm në homazhet e zhvilluara për atë që, ai e cilësoi mjeshtrin e tij, tha se "vij për t'i dhënë lamtumirën e fundit mjeshtrit tim, kështu dua ta konsideroj edhe pse nga duart e tij kanë dalë të gjithë kërcimtarët e sotëm edhe ata që janë nëpër botë. Shpirtin e tij na e la neve dhe koha do ta tregojë që ai është një nga personalitetet më të shquara të kombit tonë", tha Kerni.
Pothuajse të gjithë studentët e tij, edhe ata më të vegjëlit, nxënës të Shkollës së Baletit, zhvilluan sot homazhe për profesorin e tyre që i ka mësuar mjeshtërinë e artit të kërcimit. Balerini i parë i TKOB-së, Gert Vaso, në 9 vite punë në këtë teatër, tregon si nuk i është ndarë asnjëherë punës dhe koreografive të tij.
"Humbja e tij është një humbje e madhe për artin dhe baletin shqiptar. Nuk mendoj se do të kthehet një emër si Agron Aliaj. Unë jam rritur me imazhin e tij, me punën e tij dhe një pjesë të karrierës sime ia dedikoj atij", tha Vaso.
Homazhe pranë trupit të tij zhvilloi edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministri i TKRS-së, Aldo Bumçi, ndërkohë që Kryeministri Sali Berisha dërgoi një buqetë me lule për mjeshtrin e baletit shqiptar.

Kryetarja e Kuvendit shprehu ngushëllimet e thella familjarëve, të afërmve, miqve e kolegëve, për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur dhe artistit të madh të skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit.
Topalli vlerësoi se vepra e jashtëzakonshme artistike e Maestro Aliajt, e vendos atë në historinë e artit shqiptar, trupës së baletit, por dhe vetë memorien e qytetarëve, si ikonën e shquar të koreografisë shqiptare.

Aliaj, koreografi me një karrierë 50-vjeçare, që ka ngjitur në skenën e TKOB-së, një sër veprash botërore e kombëtare, u nda nga jeta mëngjesin e te enjtes në reanimacionit e Qendrës Spitalore "Nënë Tereza". Aliaj u aksidentua nga një makinë mbrëmjen e 7 marsit dhe që prej asaj kohe ishte në trajtim intensiv për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte marrë. Koreografi nuk arriti të shikonte vënien në skenë të premierës së tij të fundit "Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë", nuk i udhëhoqi balerinët nga pas kuintave.

Studimet e larta Aliaj i kreu në shkollën koreografike pranë Teatrit Akademik të Moskës. Më pas emërohet solist i parë i trupës së baletit të Teatrit të Operës dhe Baletit, ku realizoi disa kryerole në baletet "Halili dhe Hajrija", "Delina", "Cuca e maleve", "Romeo dhe Zhulieta", "Franceska da Rimini", "Lola", etj.
Aktiviteti artistik pasurohet me veprën e tij krijuese koreografike. Pas realizimit të shumë valleve dhe numrave koncertorë Aliaj është autori i shumë baleteve kombëtare si "Cuca e maleve", "Tokë e pamposhtur", "Para stuhisë", "Zhizel", "Don Kishoti" (1990), "Katedralja e Parisit", "Liqeni i Mjellmave", "Migjeniana", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Agron Aliaj mban titullin e lartë "Artist i Popullit".

SHKOLLA E BALETIT AKTIVITET NË NDER TË AGRON ALIAJT
Paraditen e sote u organizua në Shkollën e Mesme Kombëtare të Koreografisë (Shkolla e baletit), një aktivitet homazh në nderim të koreografit Agron Aliaj.
Në fjalën e saj të lamtumirës, drejtorja e shkollës, Blerina Arbana, theksoi se Agron Aliaj, ish-studenti i shkëlqyer i Balshoi teatër në Moskë, ishte promotori i traditës dhe i risive të koreografisë shqiptare.
"Buzëqeshja e magjishme, qetësia apostolike në aparencë, fshihte një pasion të brendshëm të fuqishëm dhe një inteligjencë të rrallë. Kërcimi për të ishte jeta dhe jetën e tij e la në kërcim, te "Plaga e 10-të e Gjergj Elez Alisë", që po e përgatiste për ta rivënë në skenë e që shërben si një lamtumirë për të gjithë ata të cilëve u dha mendjen e shpirtin", tha Arbana.
Nxënësit e kësaj shkolle zhvilluan më pas homazhe në TKOB, prej nga më pas koreografi Agon Aliaj u përcoll për në banesën e fundit.

(bw)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI TOPI THOTË SE VULLNETI POLITIK DO TË ZGJIDHTE ÇËSHTJET KYÇE NË VEND (05.18.2012)
NË XHAKARTË THIRRJE PËR NJOHJEN E KOSOVËS NGA INDONEZIA (05.18.2012)
REXHEP BOJA U EMËRUA AMBASADOR NË MBRETËRINË E ARABISË SAUDITE (05.18.2012)
KUQI THOTË SE NUK KA KAMPE STËRVITORE NË KOSOVË (05.18.2012)
"Çështja Medicus": DICK MARTY KA ARRITUR NË KOSOVË (05.18.2012)
KOSOVA SHPALL LISTËN E SHTETEVE ME TË CILAT VENDOS REGJIMIN E VIZAVE (05.18.2012)
PRESIDENTI TOPI DEKOROI FEDERATËN VATRA, ELEZ BIBERAJN, AKTORIN AMERIKAN RIÇARD GIR DHE PERSONALITETE TË SHQUARA SHQIPTARO-AMERIKANE (05.18.2012)
ZEQIJE NURI RRËFEN TMERRET E NAPOLON ZERVËS NË ÇAMËRI (05.18.2012)
"Repubblica": SHQIPTARËT MENDOJNË PËR BE, MBYTIN TË VËRTETAT NË NJË DET PËRRALLASH (05.18.2012)
NATO: SHQIPTARËT PËRBËJNË 40% TË POPULLSISË SË MAQEDONISË (05.17.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]