E Martë, 03.19.2024, 08:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKE
Fërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”

E Hënë, 05.11.2015, 12:28pm (GMT+1)



Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Lubomir Fërçkoski, ka analizuar për Radion Evropa e Lirë zhvillimet në Maqedoni, veçmas prapavijën e konfliktit të armatosur në Kumanovë, dhe ka akuzuar Qeverinë në Shkup për nxitje të tensioneve etnike. Ai thotë se e gjitha është çështje e brendshme e Maqedonisë dhe se nuk ka të bëjë asgjë me fqinjët.

Radio Evropa e Lirë: Në Serbi, gazetat kanë dalë me titujt: "Shqipëria e Madhe po troket në derë", "Nisi lufta për Shqipërinë e Madhe", "Kumanova sulmohet nga Kosova"... A mund të interpretohen nga ky kënd ngjarjet në Maqedoni?

Lubomir Fërçkoski:
Kam lexuar tituj të tillë në portale, si: "Çetnikët nisen për të çliruar Kumanovën", pastaj "Shqipëria e Madhe", "Nisi lufta në Maqedoni", "Kaos në Maqedoni" e të tjera. Kjo qeveri edhe e ka merituar këtë. Mirëpo, asgjë e ngjashme me këtë nuk ndodh në terma realë. Bëhet fjalë për një fenomen që e kam cekur gjithmonë. Çdo qeveri e VMRO-DPMNE-së përfundon me tensione etnike. Ky është rregull në Maqedoni; ata thjesht nuk dinë të qeverisin në një shtet multikulturor. Qeverisin me korrupsion, krim, korruptojnë madje edhe shqiptarët. Dhe, në fund, gjithmonë përfundon me ndonjë tension.

Radio Evropa e Lirë: Ju thoni se ky është një konflikt i inskenuar?

Lubomir Fërçkoski:
Jo, nuk e them këtë, sepse nuk e di. Nëse është inskenuar, atëherë kanë humbur kontrollin. Me kaq të vdekur është një skenar i keq. Nuk dihet se sa civilë kanë pësuar, sa shqiptarë, atmosferë paniku në Kumanovë dhe më gjerë, tensione midis shqiptarëve dhe maqedonasve... Këto të gjitha janë kombinime të këqija. Nëse qeveria mendon se tani do të fitojë mandatin për ta rregulluar këtë, se bashkësia ndërkombëtare do t'i thotë: ju rregullojeni, ne qëndrojmë prapa jush, ajo gënjehet.

Radio Evropa e Lirë: Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, ka thënë se grupi i armatosur, apo "terroristët" siç i ka quajtur ajo, kanë ardhur nga një vend fqinj dhe se një pjesë e tyre janë nga Maqedonia...

Lubomir Fërçkoski:
Ky është një aluzion për UÇK-në dhe për kryengritësit shqiptarë në Maqedoni në vitin 2001. Nuk është e vështirë këtu të gjenden grupe që nuk janë të kënaqura me pjesëmarrjen e shqiptarëve në qeveri. Komandanti i tyre, njëri nga ata të ashtuquajtur komandantë, drejton gishtin kah Ali Ahmeti (kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim parti që mjerr pjesë në koalicionin qeverisës të Maqedonisë). Ai thotë: ose Ahmeti të dalë nga qeveria, ose do të ketë luftë në Maqedoni. Kjo është teza e tij.

Andaj, unë mendoj se dështimi në qeverisjen e vendit krijon klimën që grupe të ndryshme të organizuara, të gjysmë-organizuara, grupe që vijnë nga jashtë ose nga brenda çfarë ka pak rëndësi të gjejnë terren. Ato janë nisur nga nënçmimi i shqiptarëve në qeveri; korrupsioni i tyre shkakton zemërim te shqiptarët. 52 për qind e shqiptarëve të Maqedonisë nuk janë të përfaqësuar në politikë. Kjo pakënaqësi kulmon në incidente të tilla. Kjo nuk ka të bëjë me konceptin e "Shqipërisë së Madhe", me Kosovën, me Shqipërinë etj. Ky është është frustrim brenda shqiptarëve të Maqedonisë dhe, në njëfarë mënyrë, u drejtohet përfaqësuesve të tyre në qeveri.

Radio Evropa e Lirë: Nëse kjo është çështje e brendshme e Maqedonisë, çfarë parashikoni ju? Flitet se shqiptarët dhe maqedonasit në masë të madhe kanë ruajtur qetësinë, janë të vetëpërmbajtur. A është vërtet një atmosferë e tillë?

Lubomir Fërçkoski:
Po, kjo është e saktë. Asnjë parti politike shqiptare, as banorët e Kumanovës nuk duan që kjo të eskalojë. Mirëpo, këto banda do të konsiderohen si të mundura dhe ato kanë paralajmëruar për incidente të tjera. Andaj, nuk është e mundur që të përjashtohen incidentet. Në anën tjetër, ajo çfarë është e rrezikshme, është loja e VMRO-së, mobilizimi i maqedonasve kundër shqiptarëve, si mënyrë e mbijetesës së tyre në pushtet. Kjo është kartë e rrezikshme. Qeveria akuzon opozitën, akuzon të huajt për destabilizim. Deklarata e presidentit tonë të ashtuquajtur është se opozita, BE-ja dhe NATO janë fajtorë për krizën në Maqedoni. Mirëpo, besoj se nuk do t'ia dalin.

Radio Evropa e Lirë: A ka rrezik që dhuna të përhapet në rajon, në vendet fqinje: Serbi, Kosovë?

Lubomir Fërçkoski:
Jo, nuk besoj. Këto do të mbeten incidente të Maqedonisë. Opozita ka paralajmëruar protestë të madhe më 17 maj. Opozita e Maqedonisë ka dashur që së bashku me shqiptarët të protestojë kundër qeverisë. Qeveria po punon që të thyejë këtë opozitë të përbashkët të qytetarëve maqedonas dhe shqiptarë. Kjo më bën të zemëruar.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TENSIONE NË TETOVË - HELIKOPTERËT PO FLUTUROJNË MBI FSHATRAT E MALËSISË! (05.11.2015)
KËTO JANË DHJETË DYSHIMET PËR AKSIONIN POLICOR NË KUMANOVË (05.11.2015)
FOTOJA NGA KUMANOVA QË PO QARKULLON NË RRJETET SOCIALE (05.11.2015)
SERBIA NGRE NIVELIN E GATISHMËRISË LUFTARAKE (05.11.2015)
HOMOLOGU BULLGAR E KËSHILLON GRUEVSKIN TË JAPË DORËHEQJE (05.11.2015)
BANORËT E KUMANOVËS PYESIN - KU JANË BDI DHE AHMETI?! (05.11.2015)
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM' (05.11.2015)
KUMANOVË - LIROHET EKIPI I ARRESTUAR I 'KOHËS DITORE' (05.11.2015)
PRESHEVA HAP SHËRBIMIN EMERGJENT PËR REFUGJATËT NGA KUMANOVA (05.11.2015)
EPILOGU I PËRLESHJEVE NË KUMANOVË - 22 TË VRARË (05.11.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]