E Hënë, 05.20.2024, 06:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

ARVIZU PËR PRESIDENTIN: TOPALLI NUK KA CILËSI IDEALE, NANON NUK E KONTROLLOJNË DOT

Arvizu: NUK U HABITA ASPAK NGA DARKA SHTATORËSHE RAMA-META


E Shtunë, 05.19.2012, 08:08am (GMT+1)

 

TIRANË- Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu në një intervistë të dhënë dje në mbrëmje për gazetarin, Arian Çani në emisionin "Zonë e lirë" në TV Klan deklaroi se zgjedhja e Presidentit të ri me 71 vota do të ishte një shans i humbur për Shqipërinë.
Ju darkuat me Ramën në restorantin "Amor". Restorantin e zgjodhët ju apo Edi Rama?
E zgjodha unë "Amor" sepse mendoj se është një nga restorantet më të mirë.
A kishte ngjala aty?
Kemi folur për ngjala por aty nuk kishte ngjala aty. Kemi zhvilluar shumë biseda. Fill pas ngjarjeve të 21 janarit disa prej bisedave me z.Rama kanë qenë pak të vështira por mendoj që është e natyrshme sepse jemi njohur në rrethana të vështira. Por mund t'ju them sinqerisht se tani kemi marrëdhënie të shkëlqyera.
E pritët mirë takimin e Metës me Ramën? U gëzuat që më në fund ata u bënë bashkë?
Ata kanë një të shkuar sëbashku dhe duhet të flasin me njëri-tjetrin dhe sigurisht takimi është një gjë e mirë.
Kur ju dëgjuat se darka mes tyre ishte 7 orëshe u habitët ndopak?
Nuk u habita.
Ky takim është organizuar nga SHBA?
Jo jo absolutisht.
Ju keni deklaruar se Presidenti i ri jo vetëm duhet të dalë pas konsultimeve por duhet të zgjidhet që në raundin e parë, pra me 84 vota. Sikur liderët politikë të mos e zgjedhin me 84 vota, a do cënohet reputacioni i SHBA. E keni menduar ju këtë?
Jam shumë i lumtur që e bëni këtë pyetje. Unë jam përpjekur që të shmang përdorimin e termit president konsensual pasi termi nënkupton gjëra të ndryshme për persona të ndryshëm dhe mendoj që nëse nuk arrihet një konsesus ky do jetë shkak i një krize politike. Ka një proces kushtetues, pra kur themi këtë nënkuptojmë tre raundet e para ku duhet 84 vota. Do të doja shumë që Presidenti jo vetëm të zgjidhej me 84 vota por me 140 vota. Do të ishte e shkëlqyer nëse do realizohet.
Po nëse nuk realizohet?
Nëse ata përpiqen me më të mirën e tyre unë besoj se ata mund t'ja dalin mbanë.
Po nëse Berisha do të zgjedhë President një nga njerëzit e PD-së me 71 vota? A mendoni se kjo mund t'ja rrezikojë pushtetin në 2013-ën?
Unë mund ta kuptoj se përse ai e dëshiron dikë që beson ndoshta jo vetëm që e beson por edhe mund që të mund të ndikojë por mendoj që ai duhet të mendojë për çështjen më të madhe. Megjithë respektin për personat e kabitetin qeverisës ky nuk është një post në kabinet e kryeministrit por një post që është Presidenti i Republikës. Mendoj se procesi duhet të jetë konsultativ.
Nëse Presidenti zgjidhet me 71 vota ju do ta përshëndesni këtë akt, ju si SHBA?
Nëse vjen puna në raundin e 4 ose të 5 dhe kjo do të bëhet në përputhje me Kushtetutën, a do ta pranonte BE dhe SHBA? Nëse ajo do të bëhej në përputhje me Kushtetutën po. Por unë dhe SHBA do ta shihte si një shans të humbur, si një mundësi e humbur sepse do të kishte pasur një mundësi që të kishim një President që kapërcen partitë poltike.
Si një shans të humbur për çfarë?
Një shans i humbur për të hequr mënjanë interesat partiake. Pra PD të lerë mënjanë interesat e saj partiake dhe PS interesat e saj partiake në mënyrë që të arrihet në një marrëveshje për kandidatin më të mirë pastaj në 2013-ën të bëhemi gati dhe le të fitojë partia më e mirë.
Ju vetë si SHBA keni në plan të çoni 2-3 emra kandidatësh?
Z.Berisha ka thënë që personi duhet të vijë nga PD dhe z.Rama ka thënë që ne do të pranojmë cilindo mjafton që të mos vijë nga rradhët e PD. Pra ka një boshllëk shumë të madh por është e mundur që ky boshllëk të mbyllet. Le t'u referohemi takimeve të figurave kryesore të politikës në kohët e fundit. Kjo është gjë e mirë që ata po takohen me njëri-tjetrin. Problemi im shqetësues është që nëse të gjithë ata do takoheshin për një kandidat konsensual, mendoj se kjo do të ishte e shkëlqyer por kam besim që ajo që po ndodh është se grupe të ndryshme po mendojnë sesi ta arrijnë me 71 vota, pra po përllogaritet matematikisht.
Pas takimit Rama-Meta a ju duket njësoj 21 janari dhe pas kësaj darke?
Ajo që ka ndodhur në 21 janar është një situatë e tmerrshme. E kam përmendur njëherë se nga të gjtiha ato që kam dëgjuar ajo që ka thënë Fatos Nano përputhet me qëndrimin tim. PS sulmoi kryeministrinë, që në një demokraci nuk duhet ta sulmonte por në një demokraci edhe forcat e kryeministrisë nuk duhet të qëllojnë me armë mbi protestuesit. Nuk dua të futem në kritikë për Presidentin dhe Prokurorinë por mendoj që është e drejtë të thuhet se secili prej tyre ose ka bërë një gabim ose duhej të bënte diçka.

(bw)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IU DHA LAMTUMIRA E FUNDIT KOREOGRAFIT TË MADH AGRON ALIAJ (05.18.2012)
PRESIDENTI TOPI THOTË SE VULLNETI POLITIK DO TË ZGJIDHTE ÇËSHTJET KYÇE NË VEND (05.18.2012)
NË XHAKARTË THIRRJE PËR NJOHJEN E KOSOVËS NGA INDONEZIA (05.18.2012)
REXHEP BOJA U EMËRUA AMBASADOR NË MBRETËRINË E ARABISË SAUDITE (05.18.2012)
KUQI THOTË SE NUK KA KAMPE STËRVITORE NË KOSOVË (05.18.2012)
"Çështja Medicus": DICK MARTY KA ARRITUR NË KOSOVË (05.18.2012)
KOSOVA SHPALL LISTËN E SHTETEVE ME TË CILAT VENDOS REGJIMIN E VIZAVE (05.18.2012)
PRESIDENTI TOPI DEKOROI FEDERATËN VATRA, ELEZ BIBERAJN, AKTORIN AMERIKAN RIÇARD GIR DHE PERSONALITETE TË SHQUARA SHQIPTARO-AMERIKANE (05.18.2012)
ZEQIJE NURI RRËFEN TMERRET E NAPOLON ZERVËS NË ÇAMËRI (05.18.2012)
"Repubblica": SHQIPTARËT MENDOJNË PËR BE, MBYTIN TË VËRTETAT NË NJË DET PËRRALLASH (05.18.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]