VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KONFERENCA E 18të PËR KLIMËN NË DOHA - ZVICRA DËSHIRON TË ZGJASË AFATIN E PROTOKOLLIT TË KIOTOS

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 07:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
KONFERENCA E 18të PËR KLIMËN NË DOHA - ZVICRA DËSHIRON TË ZGJASË AFATIN E PROTOKOLLIT TË KIOTOS

E Enjte, 11.22.2012, 09:28am (GMT+1)



Bernë, 22.11.2012 - Nga 26 nëntori deri më 7 dhjetor 2012 në Doha (Qatar) mbahet Konferenca e 18të Botërore e OKBsë mbi klimën. Sips mandatit të dhënë nga ana e Këshillit Federal delegacionit zviceran më 21 nëntor 2012, Zvicra do të mbështetë propozimin për një periudhë të dytë të veprimit të Protokollit të Kiotos, me kusht që edhe shtetet e tjera të pranojnë këtë propozim. Këshilltarja Federale Doris Leuthard do ta përfaqësojë Këshillin Federal në segmentin ministerial që do të mbahet nga 5 deri më 7 dhjetor.

Në Konferencë delegatët e mbi 190 vendeve do të diskutojnë për regjimin klimatik botëror që do të miratohet për deri në vitin 2020. Në Konferencën e Durbanit vitin e shkuar u vendos që, nga viti 2020, të gjitha shtetet duhet të përkushtohen në mënyrë të barabartë për të realizuar objektivat, duke zgjeruar përgjegjësinë që mbetej vetëm tek vendet e industrializuara. Ky vendim ka shënuar një kthesë të vërtetë në parimit dhe është një moment i rëndësishëm në politikën klimatike ndërkombëtare. Për të pasur rezultat është e nevojshme që të përfshihen të gjithë ndotësit e mëdhenj nëpërmjet gazit karbonik.

Në delegacionin zviceran përveç Këshilltares Federale Doris Leuthard do të jetë Bruno Oberle, drejtor i Zyrës Federale të Mjedisit. Delegacioni negociues do të drejtohet nga ambasadori Franz Perrez, shef i sektorit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Zyrën Federale të Mjedisit. Delegacioni do të ketë 23 veta dhe do të përbëhet nga përfaqësues të ministrive të ndryshme dhe nga eksponentë të botës ekonomike e shkencore dhe organizatave të zhvillimit e shoqatave ambjentaliste.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZVICERANI MESATAR KA 354 000 FRANGAPjesa më e madhe e kursimeve të zviceranëve mbahet në shtëpi (11.21.2012)
ALKOOLI NDALOHET NË NDESHJET NË RREZIK - AS BIRRË PËR TIFOZËT (11.20.2012)
TREGTIA E JASHTME PATI RRITJE NË TETOR (11.20.2012)
POLICIA MË E PRANISHME NË GJENEVË (11.19.2012)
VJEDHJET NGA JASHTË, DUHEN EDHE 1500 POLICË TË TJERË (11.18.2012)
CREDIT SUISSE, GJOBË 120 MILIONËSHE (11.17.2012)
SHKËMBIMI EURO-FRANG NUK RIPREKETForca e frangut ndikon negativisht në ekonomi (11.16.2012)
LINJA E SHËN GOTARDIT DO TË JETË E MBYLLUR PËR DISA DITË (11.15.2012)
MË SHUMË PARA NGA BERNA PËR KOMBET E BASHKUARA - NË NDIHMË TË POPULLSIVE NË SITUATA TË VËSHTIRA (11.14.2012)
AMNESTY E OSAR KËRKOJNË BARAZINË PËR AZILIN (11.13.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]