VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FJALORI BRUTAL NË PARLAMENT - DEKADENCË KULTURORENga ARBEN BRAÇE

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 06:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
FJALORI BRUTAL NË PARLAMENT - DEKADENCË KULTURORE
Nga ARBEN BRAÇE

E Mërkurë, 03.26.2014, 06:10pm (GMT+1)


Kulti i shprehjes harbute në parlament po bëhet një zhargon i përditshëm dhe nuk i shqetëson aspak përdoruesit që qëndrojnë në majë të piramidës sonë shtetërore. Në parlament mund të thuash ç'të duash, mund të ofendosh me fjalën e fundit kë të duash, të godasësh kë të duash, duke i justifikuar veprimet e tua se këtë e bën në emër të demokracisë si qëllimi i vetëm i luftës politike. Askush nuk kujdeset për kulturën dhe mesazhin që përcjell një zhargon i tillë tek zgjedhësit, sepse politikanët tanë e kanë zgjedhur alternativën "ose demokraci, ose kulturë". Të dyja bashkë sipas tyre nuk mund të shkojnë!? Të konsiderosh sot edhe rëndësinë e kulturës, në një debat politik, prej gjithsecilit, në kohën e absurdit ku jetojmë, do të vlerësohej si një naivitet politik dhe njëherazi si mendime të një njeriu që nuk ecën dot me tempin e kohës.

Natyrisht, për atë që kërkon dhe përpiqet të rilindë do të ishte absurditet një demokraci totalisht e pakulturuar. Koha ka vërtetuar se të gjithë Cezarët politikë që nga Hitleri, Stalini, Brezhnjevi dhe së fundmi Putini, të mbështetur në demokracitë e masave, kanë qenë të pandjeshëm ndaj kulturës dhe nuk janë shikuar asnjëherë si autoritete kulturore. Vërtet parimi që e udhëheq demokracinë është barazia, jo liria dhe normalisht, barazia është në antitezë me kuptimin evropian të kulturës dhe të mos harrojmë se gjithmonë kultura për ta është përfytyruar si një gur themeltar i projektit të modernitetit. Kultura dhe demokracia në raportin midis tyre e fuqizojnë dhe nuk e neutralizojnë njëra-tjetrën. Ndonëse demokraci në kuptimin më strikt të saj do të thotë barazi të drejtash politike, barazi përpara ligjit, barazi në të gjitha fushat e tjera dhe se fryma e saj do të parapëlqente barazinë edhe kur ajo cenon lirinë e individit. Të mos harrojmë se në shekullin që shkoi duke shfrytëzuar frymën e barazitizmit demokratik u arrit shkallmimi i elitave intelektuale.

Në klimën e modernitetit perëndimor që prej shkëputjeve nga monizmi politik prej kohësh është hequr dorë nga kontrasti tepër i thjeshtë "demokraci-kulturë". Kultura është përfytyruar si një frymë që i prin një bote që laicizon vetveten, duke hequr dorë nga koncepti i të parit të kulturës si një continuum hapësinor-kohor i stisur vetëm për të kaluar kohën e lirë dhe argëtim, apo thjeshtë si një zbukurim i një bote prozaike.

Pak ditë më parë kryeministri Rama i ka dërguar një letër kryetarit të opozitës, Z.Basha, në të cilën e fton që të dialogojnë për arritjen e konsensusit përsa i përket reformës administrative-territoriale. Kjo ftesë është përshëndetur edhe nga një sërë përfaqësuesish të forcave të tjera politike. Natyrisht që letra të tilla dhe ftesa mund të përgatiten shumë, por ajo që ka më shume rëndësi në një takim të këtij kalibri ka të bëjë me kulturën e ligjërimit të gjithsecilit, që të mund të ketë, një dialog dhe më pas të vijë natyrshëm konsensusi i dëshiruar. Në rast se në këtë debat të shumëpritur nuk do të zotërojë kultura e ligjërimit dhe e respektit të njëri-tjetrit, me siguri që gjithçka do të degjenerojë në një debat shterpë dhe ruajna Zot të mos mungojë aty ambulanca shëndetësore edhe ndërhyrja e forcave speciale për vendosjen e qetësisë.

Në antitezë me këtë klimë të mungesës së kulturës në debatet tona politike të kohës post-moderniste le të japim një parashtrim të metaforës së drekës që jepte rregullisht Emanuel Kanti, përreth pesë shekuj më parë. Me përjashtim të tij, asnjëri nga drekëtarët, miqtë e ftuar nuk ishte autor veprash të pavdekshme; as si persona, as me veprat e tyre. Ata ishin përzgjedhur sipas një kriteri tjetër; ishin eruditë. Ishe i ftuar po të ishe ekspert në "çështjet e kulturës së përgjithshme"; po të kishe interesa të shumanshme; (tryeza e Kantit nuk mblidhte specialistë mendjengushtë që mund të dërdëllitnin vetëm në "fushën" e vet); po të kishe taktin që nevojitet për të dëgjuar mendimet e të tjerëve dhe gjithë duke ju përmbajtur mendimit tënd, t'u shmangeshe përplasjeve të pakuptimta, që nxiten nga vaniteti i tepruar, po të kishe stil në parashtrimin e mendimit tënd; si dhe po të ishe i gatshëm të merrje pjesë në një kuvendim rreth tryezës pa pasur kurrfarë interesi tjetër. Pjesëmarrësit nuk zgjidheshin sipas kriterit klasor ose pasuror, por vetëm në bazë të aftësive individuale. Ligjërimi ishte qëllim në vetvete, pjesëmarrja në të ishte kënaqësi dhe përfitim. Ligjërimi kishte një parakusht. Ai nënkuptonte ekzistencën e kësaj sfere të lartë të kulturës, sepse lënda e ligjërimit ishte e gatshme dhe e përbashkët për të gjithë, si dhe me problemet që ngrinte dhe formulonte vetëpërpunonte drekëtarët.

Në qoftë se Emanuel Kanti do të ndodhej në realitetin tonë, më kot do ta organizonte gostinë e vet! Të ftuarit megjithëse pesë shekuj më pas, do të bënin atë ç'ka ai urrente më shumë, dhe që për ta luftuar organizonte gostinë; do të ngulmonin në shprehjet harbute dhe fyese, duke diskutuar ngjarje dhe vepra që nuk gjenden në listat e të tjerëve, të cilët nuk kanë se ç'të thonë për to. Dreka e Kantit do të ofronte menynë e varfëruar të ligjërimit shterpë dhe të monologjeve narciste, personazheve të të cilave, pra politikanëve tanë, moderniteti i ka taksur rrokjen e domosdoshme të kulturës si e vetmja rrugë e bashkëjetesës me demokracinë.
ARBEN BRAÇE


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
In memoriamUNË, NE, PRISHTINA, KOSOVA PA DR. GANI DEMOLLINNga Don LUSH GJERGJI (03.25.2014)
'SHTËPIA E KOSOVARËVE' NË VLORË - LIDHJA E VLONJATËVE ME ISA BOLETININ (Dossier) (03.25.2014)
ALEKSANDËR MEKSI - PD 22 VJET PAS 22 MARSIT (Intervistë) (03.24.2014)
VDIQ  DR.  PJETER  PEPANga FRITZ RADOVANI (03.24.2014)
MBI GRATË E FUQISHME DHE BURRAT (MBRETËRIT) E NDRYSHËM TEKANJOZË OSE KARRIERISTË...Nga AGRON SHABANI (03.23.2014)
NË PËRKËDHELITË TUA ANKORUARPoezi nga ZOG HYSENAJ (03.23.2014)
KALORËS I LIRISËNë përvjetorin e dy epopeve çlirimtareNga AZGAN HAKLAJ (03.23.2014)
LEDI SHKRELI - NDRYSHIMET PO E GJYMTOJNË, PO E MPIJNË GJUHËN (Intervistë) (03.22.2014)
Debati për gjuhënSHEZAI ROKAJ - T'U HAPET RRUGË DIALEKTEVE, POR PA NDËSHKUAR STANDARDIN (03.22.2014)
KU E KA SHQIPJA FOLENË?-Prej nga po vini zotri?-Prej faqes zezë, -më tha i skuqur, -prej Juniki bre vlla jam he mos kofsha-Nga ZOG HYSENAJ (03.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]