VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NEPOTIZMI TEK MAXHORANCA - DJALI I BRAHOS, RUÇIT E FINOS EMËROHEN DREJTORË TEK ANTANga ARTAN SHAHINI

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 10:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
NEPOTIZMI TEK MAXHORANCA - DJALI I BRAHOS, RUÇIT E FINOS EMËROHEN DREJTORË TEK ANTA
Nga ARTAN SHAHINI

E Enjte, 03.27.2014, 08:27am (GMT+1)



Qeveritarët dhe deputetët e mazhorancës i janë sulur me një babazi të paimagjinueshme të gjitha institucioneve të shtetit për ti mbushur ata me fëmijët, gratë dhe familjarët e tyre. Nepotizmi është shtrirë sot në formë piramidale nga qeveria deri tek hallka e fundit e këtij shteti. Për këdo që nuk e ka të qartë se përse janë bërë shkarkime masive në administratë, mjafton të lexojë listën e familjarëve të qeverisë dhe deputetëve të punësuar për të kuptuar degradimin e shtetit.

Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror (ANTA) është një ndër shoqëritë aksionere me kapital shtetëror (SH.A) më të rëndësishëm në vend. Të punësuarit në këtë kompani paguhen me rrogën më të lartë në administratën shtetërore. Që prej shtatorit 2013, ANTA sh.a. drejtohet nga Belinda Balluku, bashkëshortja e një gazetari të njohur në median televizive. Ky ishte emërimi i parë i qeverisë Rama, me të ardhur në pushtet. Ndërkohë në këtë institucion të rëndësishëm, janë të punësuar familjarë të deputetëve të mazhorancës. Të punësuar tek ANTA, ndër të tjerë, janë djali i deputetit të LSI-së, Spartak Braho, djali i deputetit të PS-së, Bashkim Fino, djali i deputetit të PS-së, Gramoz Ruçi. Por fenomeni i njohur i nepotizmit haset thuajse në të gjitha institucionet. Familja Shehaj është gjithashtu një rast tipik. Briseida Shehaj ishte po ashtu një ndër emrat e parë, që emëroi Kryeministri Rama në krye të Drejtorisë së Tatim Taksave. Edhe vëllai i saj Ervin Shehaj, u emërua drejtor tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. E ëma e Briseidës, Xhiko Shehaj u emërua sërish drejtoreshë Personeli në Ministrinë e Industrisë dhe Energjetikës. Ndërkohë Panajot Gjiknuri, vëllai i ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri është emëruar këshilltar i ministrit të Financave, Shkëqim Cani. Asnjë proces konkurrimi nuk është bërë transparent, nëpërmjet të cilit të kenë fituar emërimet personat e mësipërm, familjarë të deputetëve dhe ministrave, për t'u bërë pjesë e institucioneve drejtuese në administratën shtetërore. Konkurset ishin kryefjala e Edi Ramës në fushatën elektorale të 23 qershorit, në çdo paragraf ku flitej për administratën publike. Madje PS-ja organizoi një shfaqje të ekzagjeruar, ku të gjithë personat e interesuar mund të paraqisnin CV-në e tyre online për t'u punësuar në administratë. Në Ministrinë e Mjedisit u emërua kunata e ministrit të Ramës, Ilirjan Celibashi. Në këtë ministri është emëruar drejtoreshë Alba Thoma, e cila në të vërtetë mbiemrin e ka Celibashi, pasi është e martuar prej vitesh me vëllanë e vogël të Ilirjan Celibashit, ministër në kabinetin aktual të Ramës. Ashtu si ministritë e tjera, edhe Ministria e Mjedisit është mbushur me militantë dhe njerëz të afërm dhe krushq të krerëve të PS dhe LSI. Po ashtu, Rama ka emëruar gjoja me konkurs drejtor të Agjencisë Kombëtare dhe Shoqërisë së Informacionit, një njeri që ka qenë në stafin e ngushtë të tij në zgjedhjet e 23 qershorit. Në fakt, më datën 24 tetor u zhvillua një konkurs formal, pasi vendi për drejtor i Drejtorisë së Sistemeve e-Gov ishte caktuar Marsel Preçi, një këshilltar i Ramës në fushatë.


Kunata, kushërinj e të afërm në poste drejtuese të çdo ministrie

Djali i Tezes së Monika Kryemadhit zv/ministër i Integrimit


Zv/ministër i Integrimit Europian është emëruar Majlind Lazimi, i cili është djali i tezes së Monika Kryemadhit. Monika është bashkëshortja e Metës dhe njihet si dorë e fortë në emërimet qeveritare. Emërimet nepotike kanë si qëllim zhvatjen e parave në dikasteret shtetërore për të mbushur xhepat e qeveritarëve.
Zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë është emëruar Dorjan Duçka, i cili është djali i hallës së Ilir Metës, kryetar i LSI dhe Parlamentit.

Dy kunetër në Ministrinë e Mbrojtjes

Emërimet nepotike në qeverinë e Edi Ramës vijojnë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka emëruar në krye të Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve të Armëve dhe Materialeve Ushtarake zonjën Mirela Roshi, një avokate jo me shumë karrierë dhe njohje në sektorin e saj. Arsyeja e vërtetë e këtij emërimi është fakti, se Roshi është kunata e Alfred Seitit, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Ekonomisë. Kjo i krijon një mundësi të mirë bashkëpunimi këtyre dy institucioneve në privatizimin nëpëmjet përvetësimit të aseteve dhe pasurive të çmuara të Ministrisë së Mbrojtjes.

Briseida e Tatimeve, mamaja drejtoreshë, vëllai shef sektori, vjehrri drejtues bordesh

Pas emërimit në krye të Tatimeve të drejtoreshës 28-vjeçare Briseida Shehaj, Rama është kujdesur që të punësojë edhe familjarët e saj. Pa iu nënshtruar konkursit sipas ligjit, Rama mësohet të ketë punësuar mamin e Briseidës, të cilën e ka emëruar drejtoreshë Personeli në Ministrinë e Energjetikës, vëllai i saj mësohet të jetë emëruar shef sektori në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe vjehrrin e këtij të fundit, drejtues Bordesh në Ministrinë e Energjetikës.

Kunata e Celibashit në Ministrinë e Mjedisit

Skandalet e emërimeve nepotike në administratën publike nuk kanë të sosur. Seria e emërimeve nepotike në administratë vazhdon. Këtë radhë bëhet fjalë për emërimin si drejtoreshë në Ministrinë e Mjedisit të kunatës së ministrit të Ramës, Ilirjan Celibashi. Me ardhjen e të majtëve në pushtet, në këtë ministri është emëruar drejtoreshë Alba Thoma, e cila në të vërtetë mbiemrin e ka Celibashi, pasi është e martuar prej vitesh me vëllanë e vogël të Ilirjan Celibashit, ministër në kabinetin aktual të Ramës.
Kjo "juriste" me përvojë vetëm 3-vjeçare në administratë ku për pozicionin e drejtorit duhen të paktën 5 vjet punë në administratë, mban qëllimisht mbiemrin e vajzërisë që pazaret nepotike të emërimit të saj të mos dalin shpejt në shesh.

Merita e vetme e kësaj pinjolleje të familjes Celibashi është se është martuar me vëllanë e vogël të ministrit Celibashi, pra me Soljan Celibashin dhe gjithashtu ka bërë fushatë për Partinë Socialiste siç edhe vërtetohet nga fotoja që po publikojmë. Në foto majtas është i shoqi Soljan Celibashi, në mes drejtoresha e sapoemëruar rilindësja Alba Thoma (Celibashi) djathtas një aktivist i fushatës së PS.

Ashtu si ministritë e tjera, edhe Ministria e Mjedisit është mbushur me militantë dhe njerëz të afërm dhe krushq të krerëve të PS dhe LSI.

Djali i dajës së Haritos drejtor i MEICO-s

Djali i dajës së ministres Milena Harito është emëruar drejtor i MEICO-s. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli emëroi në krye të MEICO djalin e dajës së ministres Milena Harito, zotin Martin Lazri. Për këtë post mësohet se nuk është hapur asnjë konkurs, pavarësisht se Milena Harito drejton Ministrinë e Administratës Publike, që ka për detyrë ligjore kontrollin e emërimeve pa kriter. Por, Milena Harito njihet edhe ajo si kushërira e Edi Ramës, Kryeministrit të Shqipërisë. Vetë Milena Harito (Koleka) e ka pranuar publikisht, se ajo rrjedh nga i njëjti trung familjar sikurse edhe Rama. Mirëpo, Milena pretendon se ndonëse e ka kushëri Ramën, nuk e ka të afërt, por të largët. Në të vërtetë, Harito ka mbiemrin e saj nga e ëma Koleka, ashtu sikurse e ka edhe Rama. Nëna e Ramës, Aneta e ka kushërirë të parë Milenën. Gjeneza e tyre e përbashkët është Spiro Koleka, ish-anëtari i Byrosë Politike të Enver Hoxhës. Askush si Milena nuk ka pasur një karrierë të tillë të shpejtë dhe aq stratosferike politike. Sidoqoftë vartësja e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, mbesa e Spiro Kolekës, Milena Harito-Koleka u bë ministre për Telekomunikacionin dhe Administratën.

Endri Puka, njeriu i Koços në krye të Albpetrolit


Emërimi i Endri Pukës si drejtor i "Albpetrol" është shembulli i skemës që ka Kryeministri Rama për të vënë asetet kombëtare, shërbimet dhe pasuritë e shqiptarëve në duart e klanit të tij privat. Drejtori i ri i "Albpetrol" njihet si personi më i afërt dhe i besuar i Koço Kokëdhimës, që ka drejtuar për vite me radhë firmat e tij private. Ky është një emërim në konflikt të pastër interesi. Kjo, pasi Puka do të jetë titullari i një institucioni me të cilin Kokëdhima ka marrëdhënie biznesi dhe debit-krediti dhe Puka deri më sot ka qenë administratori i firmave të zotit Kokëdhima.

Pas emërimit të Endri Pukës njeriut të afërt të Koço Kokëdhimës, miku i Ramës po e mbush "Albpetrol"-in me ish-stafin e kompanive të veta. Andi Derhemi, një ndër personat më të rëndësishëm të kompanive të Koços është emëruar në "Albpetrol" si krahu i djathtë i Endri Pukës, drejtori i ri i "Albpetrol"-it dhe ish-administratori i kompanive të Koços. Emërimi i Endri Pukës si drejtor i "Albpetrol"-it është shembulli i skemës që ka Kryeministri Rama për të vënë asetet kombëtare, shërbimet dhe pasuritë e shqiptarëve në duart e klanit të tij privat. (rd)



ARBEN SHAHINI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FJALORI BRUTAL NË PARLAMENT - DEKADENCË KULTURORENga ARBEN BRAÇE (03.26.2014)
In memoriamUNË, NE, PRISHTINA, KOSOVA PA DR. GANI DEMOLLINNga Don LUSH GJERGJI (03.25.2014)
'SHTËPIA E KOSOVARËVE' NË VLORË - LIDHJA E VLONJATËVE ME ISA BOLETININ (Dossier) (03.25.2014)
ALEKSANDËR MEKSI - PD 22 VJET PAS 22 MARSIT (Intervistë) (03.24.2014)
VDIQ  DR.  PJETER  PEPANga FRITZ RADOVANI (03.24.2014)
MBI GRATË E FUQISHME DHE BURRAT (MBRETËRIT) E NDRYSHËM TEKANJOZË OSE KARRIERISTË...Nga AGRON SHABANI (03.23.2014)
NË PËRKËDHELITË TUA ANKORUARPoezi nga ZOG HYSENAJ (03.23.2014)
KALORËS I LIRISËNë përvjetorin e dy epopeve çlirimtareNga AZGAN HAKLAJ (03.23.2014)
LEDI SHKRELI - NDRYSHIMET PO E GJYMTOJNË, PO E MPIJNË GJUHËN (Intervistë) (03.22.2014)
Debati për gjuhënSHEZAI ROKAJ - T'U HAPET RRUGË DIALEKTEVE, POR PA NDËSHKUAR STANDARDIN (03.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]