E Hënë, 05.20.2024, 08:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FRANCO TAGLIARINI - NË ARKIVIN SHQIPTAR TË NJË ITALIANI (Intervistë)

E Mërkurë, 04.09.2014, 02:01pm (GMT+1)



I ka kaluar katër vitet e para të jetës së tij në Tiranën e fillim shekullit XX. Prindërit e sollën në Shqipëri sapo lindi, në vitin 1939 dhe qëndroi këtu deri në vitin 1943. Por në të vërtetë nuk ishte kjo arsyeja e lidhjes shpirtërore të Franco Tagliarinit me Shqipërinë. Më së shumti vendi i bregut përballë ka ruajtur hapësirë brenda tij nëpërmjet kujtimeve të babait, i cili asokohe ishte Konsulent për Turizmin pranë Presidencës së Mbretërisë Shqiptare. E veç kujtimeve, një arkiv jo pak i pasur i flet tashmë birit për vendin me të cilin kryekreje u dashurua ati. Ndoshta do të kish mbajtur kontakte të vazhdueshme me Shqipërinë, por mbyllja e gjatë nuk e lejoji. E tashmë Franco Tagliarini i ka rivënë lidhjet.

Interesant është jo vetëm fakti që në banesën e tij gjen copëza Shqipërie që, siç thotë dhe vetë, vijon t'i pasurojë me copëza të reja. Mbi të gjitha, interesante është të njohësh prej një italiani, pak Shqipëri siç vështirë të imagjinohet. Prej arkivit personal të Tagliarinit mund të përmbushësh kureshtjen për një kohë që, për shkak të viteve të gjata që kanë kaluar, është e mbështjellë me një tis edhe më mjegullor.


Çfarë ka në arkivin shqiptar të një italiani? Çfarë informacionesh mbërrijnë prej andej? Franko Tagliarini nis e rrëfen për të nxjerrë në dritë një panoramë të zverdhur nga koha e pak të njohur publikisht... Kryekreje për lidhjen vetjake me Shqipërinë që zë fill në vitin e largët 1939, shenjat e së cilës i dallon me të kapërcyer pragun e banesë së tij.

-E para gjë që një i ftuar ndjen me të hyrë në shtëpinë tuaj, është prania e kulturës shqiptare që zë një hapësirë të konsiderueshme mes shumë kuadrove dhe kujtimeve familjare. Kur ka filluar lidhja juaj me kulturën shqiptare?
"Së fundmi, në rrethana rastësore, i kam rivënë kontaktet me Shqipërinë dhe kulturën shqiptare. Por ky ka qenë vetëm një rikthim tek një ndjenjë që gjithnjë e kam pasur brenda vetes. Për shumë vite, për ngjarje të njohura politike, Shqipëria ka qenë një vend i largët ku nuk ishte e mundur të shkoje.

Rreth dhjetë vjet më parë rrethanat më lidhën me disa të rinj shqiptarë që botonin një gazetë në Web. Ndërkohë, sapo kisha vënë rregull në arkivin e babait tim që përbëhej raporte, tekste ligjesh të përgatitura prej tij dhe një seri e tërë fotografish dhe kartolinash, të botuara nga shtëpia botuese DISTATPUR, aktive në Tiranë, në vitet kur ai ishte ngarkuar me detyrën e Administratorit.

Duke folur me këta të rinj, vura re interesin që kishin për atë periudhë dhe për çfarë ishte bërë asokohe: nisa një bashkëpunim duke shkruar disa artikuj dhe pas një farë kohe më kërkuan të merrja detyrën e Drejtorit të ALBANIA NEWS.

Njohja personale dhe miqësia që u krijua mes nesh, disa udhëtime në Tiranë dhe qytete të tjera, njohja e studiuesve shqiptarë me rastin e ideimit të numrit unik të revistës Il Veltro me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, janë të gjitha elemente që më bënë ta vlerësoj gjithnjë e më shumë Shqipërinë si një shtëpi të dytë".

-Cilat janë fillesat e lidhjes suaj me Shqipërinë?
"Shqipëria ka hyrë në jetën time sapo kam lindur. Atë vit, më 1939 im atë, që ishte funksionar i ri në Ministrinë e Kulturës Popullore, u shpërngul në Tiranë me detyrën e Konsulentit për turizmin shqiptar pranë Presidencës së Këshillit të Mbretërisë së Shqipërisë. Kështu edhe familja ime u shpërngul në Tiranë dhe aty kam kaluar vitet e para të fëmijërisë. Në verën e vitit 1943 u kthyem në Itali, por Shqipëria mbeti në zemrën e tim eti dhe, natyrisht, ai e përçoi këtë dashuri".

-A keni ju kujtime nga ajo kohë e fëmijërisë së hershme?
"Nuk kam kujtime të drejtpërdrejta të asaj periudhe por të bazuara në ato më që tregonte babai. Disa miq ta babait, shqiptarë ose italianë që kishin qenë me të në Shqipëri, vinin shpesh në shtëpinë tonë. Edhe këto ndikuan për t'i mbajtur të gjalla kujtimet e asaj kohe e të atij vendi.

Kishim në shtëpi edhe mjaft kujtime nga Shqipëria: kuadro, libra, disa qilima... Dhe natyrisht, kujtimet e periudhës shqiptare të mamasë dhe të një tezeje shumë të dashur që kishte qenë me ne në Tiranë, e ushqenin lidhjen time me Shqipërinë.

Nga ana tjetër, për shumë vite kam lexuar numrat e revistës DRINI që u themelua në vitin 1940 nga im atë, koleksionin e të cilës e kam në shtëpi. Kjo më ofronte njohje për vendin dhe traditat e tij".

TURIZEM DHE LUFTE

Kujtimet që e kthejnë pas Franco Tagliarini-n ofrojnë një informacion që tingëllon sikur nuk ka lidhje me realitetin. Të vish në Shqipëri për të promovuar turizëm, në kohë lufte! Është gjëja e fundit që të shkon në mendje. Luftë! Për më tepër në Shqipërinë e fillimit të shekullit XX. Nuk mjafton vetëm ekzotizmi i një vendi epik që padyshim josh, por duhen edhe disa kushte. Natyrën e bën Zoti, malet e larta, liqenet, vendet klimaterike... Folklorin e bëjnë popujt dhe ai krijohet shtesë shtresë në kohëra dhe historinë kombet. Porse hotelet i bëjnë njerëzit dhe rrugët i shtrojnë qeveritë. E kësisoj vështirë të imagjinohen këto të fundit në Shqipërinë e fillimshekullit XX. Dhe në fakt nuk ishin apo pothuaj nuk ishin. E megjithatë, Franco Tagliarini rrëfen se pikërisht asokohe nisën përpjekjet e para për turizëm në Shqipëri. Nuk janë vetëm kujtimet e të atit por një arkiv i tërë që ai e ka lënë pas që e dëshmon këtë gjë. Ja çfarë shkruan në një nga numrat e revistës DRINI, Konsulenti për Turizmin shqiptar, Tagliarini plaku: "Nuk asht pa vend të kujtojmë se turizmi në Shqipëri ka një jetë embrionale, për zhvillimin e së cilit nuk duhet as pushim e as kursim mjetesh. E kjo periudhë e luftës që jetojmë ashtë një kohë e artë për me mujtë me fitue vjetët e humbuna e me u përgatit për aktivitetin e dendur që do të kemi pas lufte". [teksti është marrë nga botimi shqip i revistës Drini (1941-1943). Është fjala për të parën revistë që i kushtohej turizmit shqiptar, që dilte çdo muaj në dy gjuhë, italisht dhe shqip, e themeluar nga Francesco Tagliarini, drejtuar prej tij, me bashkëpunëtorë të njohur dhe një përhapje mjaft të gjerë. Kjo revistë ishte një ndër idetë e hedhura dhe të zbatuara në favor të promovimit të turizmit në Shqipëri].
...E pra, mesa duket largpamësia paskësh fituar. Në të hyrë të viteve '40, punohet për turizmin edhe në Shqipëri... Franco Tagliarini tregon mbi veprimtarinë të atit në këtë aspekt dhe ide nga më të paimagjinueshmet për kohën, të vëna në praktikë...


-Babai juaj, erdhi në Shqipëri për të punuar për zhvillimin dhe promovimin e turizmit këtu. Çfarë thoshte ai në lidhje me punën që bënte?
"Babai mbeti shumë i lidhur me atë periudhë të jetës së vet, kur mundi të shpërfaqë nismat e tij dhe pati suksese shumë të rëndësishme në promovimin e turizmit shqiptar. Natyrisht i vinte keq për çfarë kishte shkaktuar lufta dhe për faktin që nuk mundi ta vazhdonte atë punë që patjetër do të kish çuar në Shqipëri një fluks turistik të rëndësishëm jo vetën nga Italia por edhe nga Europa".

-Turizëm dhe luftë. Si të thuash vaj dhe ujë. Sa hapësirë ka pasur një profesionist për të zhvilluar turizmin në kohë lufte. Cilat ishin vështirësitë?

"Është një artikull i tim eti "Turizmi dhe lufta" i botuar në revistën DRINI në numrin e gushtit 1942. Artikulli qartëson sipas mendimit tim, më mirë se sa mund të përshkruaj unë. Ai është edhe në shqip sepse DRINI botohej, për të pasur një përhapje të mirë, në dy gjuhë, italisht dhe shqip. (NE ARTIKULL MES TE TJERASH SHKRUHET - "Duket e pamundur sa herë bie fjala për turizëm në këtë kohë, të pritet fjala me të njëjtat përgjigje që duan të tregojnë se turizmi sot nuk ka asnjë punë e kështu që, të flasësh për të, është një gjë e kotë, humbje kohe. [...] Shkaqet që të shtyjnë ta çmosh fenomenin e turizmit si të pavend në gjendjen e sotme rrjedhin krejtësisht nga forma subjektive që i jepet fenomenit vetë. Në të vërtetë dëshira për udhëtime për çfarëdo arsyesh që ato të kryhen, dëshira për të njohur vende dhe njerëz, gëzimi për të udhëtuar itinerare interesante janë të lidhura me dëshirat dhe mundësitë e njeriut [...] Nuk asht pa vend të kujtojmë se turizmi në Shqipëri ka një jetë embrionale, për zhvillimin e të cilit nuk duhet as pushim e as kursim mjetesh. E kjo periudhë e luftës që jetojmë asht një kohë e artë për më mujtë me fitue vjetët e humbuna e me u përgatit për aktivitetin e dendur që do të kemi pas lufte... rasti që na paraqitet asht i vetëm, duke përfituar tani nuk do ta qajmë në të ardhme kohën e humbun. (më lart në të njëjtin artikull është shkruar): Turizmi është një fenomen i rrjedhur nga një grumbull aktivitetesh... Dallojmë sektorët e ndryshëm që duhet të bashkëpunojnë tue i dhanë me kuptue kështu lexuesit turizmin e vërtetë dhe se cilat janë elementet që në të duhet të kontribuojnë: Industria bujtinore shërbimet publike rrugët bukurinat natyrore përmendoret dhe vendet historike zyrat për udhëtimet folklori zejtaria higjiena vendet klimaterike qendra hidro-minerale organizata dhe Ente lokale për përmirësimin e vendeve etj., etj [...]".

-Çfarë informacionesh ofron arkiva juaj në lidhje me problemet me të cilat hasej grupi që merrej me turizmin në Shqipëri?
"Nga raportet e vitit 1939 del se gjendja e hotelerisë ishte shumë prapa në Tiranë dhe inekzistente në pjesën tjetër të vendit. Nuk kishte hotele dhe ato të paktë, ishin të nivelit shumë të ulët. Shqetësimi i parë i tim eti ishte që të përgatiste dekretligje për normativat e hotelerisë. Të nxiste krijimin e hoteleve të rinj dhe përmirësimin e atyre që ekzistonin. Hartoi normativa për kushtet dhe pajisjet e hoteleve dhe më pas themelimi i E.T.A. (Enti Turistik i Hotelerisë) për të financuar modernizimin dhe ndërtimin e hoteleve dhe pensioneve të rinj".

-Përtej aspektit utilitar, ku u fokusua promovimi i turizmit asokohe në Shqipëri?

"Një vëmendje e veçantë kushtuar promovimit të turizmit përveç nismave të shumta, të karakterit administrativ, urbanistik dhe zhvillimit ekonomik, të ndërmarra në vitet kur Shqipëria iu aneksua Italisë ishin edhe ligjet N. 546 i 7 dhjetorit 1940-XIX, i botuar në Tiranë në FLETORIA ZYRTARE (Gazeta zyrtare e Mbretërisë së Shqipërisë), N. 192 i 19 dhjetorit 1940-XIX, për krijimin e Entit Botues «Distaptur», ku im atë u emërua Administrator.

Në dekretin e themelimit u përcaktua se do të kishte monopolin e tregtimit të kartolinave të ilustruara në Shqipëri. U dërguan nëpër të gjithë Shqipërinë fotografë të specializuar që fiksuan monumente, peizazhe, kostume në fotografi bardhë e zi dhe me ngjyra që u shtypën dhe iu shpërndanë tregtarëve. Bëhet fjalë për një material me rëndësi të veçantë prej më se 500 fotografish dhe me qëllim që të mos humbnin u krijua Fondi pranë Arkivit Fotografik të Shoqërisë Gjeografike Italiane.

Përveç kartolinave fotografike u ngarkuan dy piktorë, një shqiptar dhe një italian që të bënin skica të disa aspekteve të Shqipërisë. Dhe si përfundim u bë një seri me 21 kartolina të botuara nga Enti i Turizmit Shqiptar, në vitin 1940.

Seritë u shpërndanë në të gjitha zyrat Entit Kombëtar Italian për Turizmin (ENIT) në botë, nëpër Ambasada dhe shumë agjenci udhëtimesh".

-Një udhërrëfyes alpinistik, MONTAGNE D'ALBANIA i Piero Ghiglione, ishte gjithashtu në funksion të promovimit të turizmit në Shqipëri. Çfarë ka në përmbajtje libri?
"Distaptur botoi librin e alpinistit të madh Pietro Ghiglione "Montagne d'Albania" në italisht dhe shqip. Është ende e vetmja guidë e plotë e maleve shqiptare dhe, kërkohet vazhdimisht por nuk mund të gjendet, përveçse në ndonjë bibliotekë italiane dhe në bibliotekën kombëtare në Tiranë.
Edhe ky libër që ka si parathënie një studim mbi "Rapsodët e maleve shqiptare" ("Rapsodi della montagna albanese") të Luigi Lo Russo Attona, i cili hynte në program për njohjen e Shqipërisë me qëllim turistik, por me një nivel të lartë kulturor.
Por, mund të flasim edhe për nisma të tjera: nga Shkolla e formimit profesional për industrinë e hotelerisë te ndërtimi i një strehimi në Luginën e Thethit për ekspeditat në malet e larta".
ARTA MARKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Gazeta Shqiptare, HËNA KËLCYRA - BERISHA NUK PËRFAQËSON TË DJATHTËN, IM ATË ALI KËLCYRA NUK ISHTE TRADHTAR, REHABILITIMI I ENVERIT ËSHTË AKT SKANDALOZ (Intervistë) (04.09.2014)
KY LIDERSHIP NUK MUND TË SHFAJËSOHET PËR SHUMËLLOJSHMËRINË E KRIZAVE NË KOSOVËVështrim nga SKËNDER MULLIQI (04.08.2014)
TURIZMI MË JOSHËS NË BRIGJET E KARAIBEVE NË REPUBLIKËN DOMENIKANE!NË KONTRAST TË PLOTË ME TURIZMIN NË SHQIPËRI!Udhëpërshkrim - fotoreportazh nga ASLLAN DIBRANI (04.08.2014)
GJUKANOVIÇI I KA PËRJASHTUAR SHQIPTARËT NGA QEVERISJA NË MALIN E ZI!!Nga RAMIZ LUSHAJ (04.07.2014)
Zëri i Amerikës, SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI - POLITIKA NË KOSOVË, PËRGJEGJËSI PARA TË GJITHË POPULLATËS (Intervistë) (04.07.2014)
Mr. MILO GJUKANOVIÇ, STOP THE DISCRIMINATION AGAINST ALBANIANS OF MONTENEGRO!  By ARTUR VREKAJ (04.07.2014)
DËGJONI, PO KËNDON VAÇJA(Me rastin e 75-vjetorit të lindjes së Vaçe Zelës)Ese nga FASLLI HALITI   (04.07.2014)
LETËR E HAPUR MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME ENVER HOXHAJ - FATON BISLIMI MERITON TË JETË AMBASADOR I KOSOVËS NË KANADANga ZEQIRJA REXHEPI, piktor akademik Kanada (04.07.2014)
DAN GASHI - PIKTOR DHE POET SHQIPTAR NË MESIN E KRIJUESVE GJERMANË!Nga ASLLAN DIBRANI (04.06.2014)
KANUNI I LEKË DUKAGJINIT DHE NJOHJA E TIJ PREJ VENEDIKUTKy Kanun është një nga kryeveprat mendore të kombit shqiptar në të gjitha kohëratNga MOIKOM ZEQO (04.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]