PATRICK MODIANO FITUES I ÇMIMIT NOBEL PËR LETËRSI
E Enjte, 10.09.2014, 12:54pm (GMT+1)
Juria Nobel për Letërsi sapo ka kumtuar se fitues i sivjetmë Çmimit Nobel për Letërsi është shkrimtari francez Patrick Modiano.
Patrick Modiano, lindur më 30 korrik 1945 në Boulogne-Billancourt, është shkrimtar francez autor i 30 romaneve që ka fituar disa çmime prestigjioze. Sot, më 9 tetor 2014, ai mori Çmimin Nobel për Letërsi.
Juria me rastin dhënies së çmimit theksoi se Parick është shpërblyer "për artin e tij të kujtesës me të cilën ia ka evokuar fatet më të pakapshme të njerëzimit të zhveshur nga bota e Pushtimit".
Romanin e parë Modiano La Place de l'étoile, (Sheshi i yllit) e ka botuar në vitin 1968, dhe 10 vjet më vonë ka fituar Çmimin Goncourt për romanin Rue des boutiques obscures (Rruga e butikëve të zymtë). Në vitin 1996, ai ka marrë Shpërblimin Kombëtar të Francës në letërsi për krijimet në këtë fushë.
Libri i tij i fundit, Pour que tu ne te perdes pas dans le quartier, (Që të mos humbasësh në lagje), doli nga shtypi sivjet, në fillim të tetorit. Është një roman 160 faqesh që e dërgon lexuesin në universin e shkrimtarit, detektivin e të kaluarës duke lundruar nëpër kujtime.
Romanet e tij të tjera: "Vallja natës", "Bulevardi i rrethit", "Vila e pikëlluar", "Libreza familjare" etj.
www.voal-online.ch
|