VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - U shënua 14 vjetori i themelimit të Universitetit të Tetovës

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 04:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 

U shënua 14 vjetori i themelimit të Universitetit të Tetovës<
E Premte, 12.19.2008, 03:34pm (GMT+1)

19 Dhjetor - Me një Akademi Solemne u shënua 14 vjetori i themelimit të Universiteti i Tetovës. Rektori prof. dr. Sadi Bexheti në fjalën hyrëse theksoi rëndësinë e kësaj date dhe bëri bilancin vjetor të sukseseve të këtij institucioni tejet të rëndësishëm arsimor. Ai tha se Universiteti i Tetovës është bërë i njohur në rajon e në kontinent dhe ka arritur konsolidimin ligjor e akademik. Ishin të pranishëm në veprimtari edhe kryetarët e partive politike shqiptare në Maqedoni, rektorët dhe nënrektorët e Universitetit të Shkupit, Shtipit, Manastirit, Prishtinës, Tiranës, Universitetit Bujqësor të Tiranës, Gjirokastrës, UEJL-it, Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, përfaqësues të ambasadave, Aleancës Franceze etj. Fjalën e rastit e mbajti Zevëndësministrja e arsimit dhe shkencës të Maqedonisë Lindita Qazimi, duke u zotuar për përkrahjen e qeverisë ndaj këtij universtiteti. Iu dorëzua titullit i nderit Honoris Causa ambasadorit Silvano Pedrollo, në shenjë mirënjohje për përkrahjen dhe ndihmesën e tij shumë të çmuar. Ky titull jepet për herë të parë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës.

Universiteti i Tetovës u themelua 14 vjet më parë në qytetin e Tetovës nga Prof.dr. Fadil Sulejmani. Falë vendosmërisë së tij, të shqiptarëve të Maqedonisë e më gjerë, si dhe të përkrahjes së fuqishme perëndimore, sidomos amerikane, prej disa vjetësh ky universitet është legalizuar, duke u bërë gjithnjë e më shumë një faktor vendimtar për rritjen e peshës së kombit shqiptar në Maqedoni. (Voal-online)

 




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]