E Premte, 01.24.2020, 12:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » POLITIKË
 
Topalli për ish-Spiunët : Do të zbatojmë ligjin
E Premte, 02.13.2009, 01:43pm (GMT+1)

Voal-online - Kryetarja e Parlamentit garantoi sot se qeveria është e vendosur për të zbatuar ligjin e dosjeve. Topalli bëri të ditur se Kuvendi i ka drejtuar edhe një letër Kushtetueses për këtë ligj.
Deklarata e Topallit u bë menjëherë pas një takimi me OSBE. E pyetur nga mediat rreth sugjerimit që i drejtori dje zyrtarisht KE qeverisë shqiptare për rishikimin e ligjit, Topalli theksoi se axhenda e Kuvendit nuk do të ndryshojë, çka mohon mundësinë për rikthimin dhe rishqyrtimin në Kuvend të ligjit të hapjes së dosjeve.
Kryeparlamentarja vazhdoi me tej deklaratën për dosjet duke bërë të ditur faktin se Kuvendi ka përgatitur një letër që do ti dorëzohet Gjykatës Kushtetuese. “Kemi përgatitur një letër drejtuar Kushtetueses”-theksoi Topalli, duke nënvizuar se letra e përgatitur do t’i bëhet e ditur edhe deputetëve të Parlamentit shqiptar. “Gjykatës në konflikt interesi të mos marrin pjesë në shqyrtimin e ankimimit të ligjit të dosjeve në këtë Gjykatë”, tha Topalli duke sqaruar qëllimin e letrës.
Kryetarja Topalli tha se gjatë seancës të së hënës do të miratohet komisioni parlamentar i verifikimit të dosjeve. Ajo shtoi se ligji prek persona me konflikt interesi, teksa ka ritheksuar se do të zbatohet me afate të shkurtra kohore. Ligji i hapjes së dosjeve u miratua në fund të dhjetorit të vitit të shkuar vetëm nga votat e deputetëve të partive në pushtet.




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]