E Mërkurë, 11.13.2019, 12:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma nga Kristiane Amanpur (Christiane Amanpour)
E Hënë, 02.02.2009, 09:44pm (GMT+1)

 

Dhe unë besoj se gazetaria e mirë, televizioni i mirë mund ta bëjnë botën tonë një vend më të mirë.

 

Dhe unë mendoj se gazetaria e mirë është një punë e mirë.

 

Dhe një gjë së cilës unë gjithmonë i besova dhe për të cilën isha e sigurtë qe se asnjëherë nuk arrija një marrëdhënie personale teksa bëja një punë kaq të rëndë ose gjatë kohës që isha e përthithur thellësisht nga një ngjarjeje.

 

Nëse rrëfyesit e ngjarjeve të tilla nuk e bëjnë këtë, atëherë njerëzit e këqinj do të fitonin.

 

Por 17 vjet më parë unë arrita në CNN me një valixhe në dorë, me bicikletën time dhe me nja 100 dollarë.

 

Por të jetë i pushtuar nga ideja fikse thjeshtë nuk është mirë për vendin më të rëndësishëm në botë, Shtetet e Bashkuara, çka do të prekte çdo vend tjetër në botë.

 

Këtu në Shtetet e Bashkuara profesioni ynë shihet shumë me sy të keq, njerëzit thjeshtë nuk iu besojnë gazetarëve, nuk i pëlqejnë ata dhe kjo është e trishtë.

 

Unë kam menduar gjithmonë se është moralisht e papranueshme t’i vrasësh ngjarjet, të mos i transmetosh ngjarjet në të cilat njerëzit kanë rrezikuar jetët e tyre për t’i pasqyruar.

 

Unë kam qenë dëshmitare e drejtpërdrejtë e disa prej momenteve më të tmerrëshme të fundit të shekullit tonë, në fund të Shekullit të 20-të.

 

I kam kaluar dhjetë vitet e shkuara pothuaj në çdo zonë ku kishte luftë.

 

Isha duke planifikuar, ua rrëfej të gjithëve, ta merrja atë në rrugë me mua. Në fund të fundit e prisja tërësisht të kisha paqen e ankthshme dhe pasionin tim si korepondente lufte.

 

Ishte diçka e papërfytyrueshme ta filloja ashtu, apo diçka e tillë, por unë e shpalla menjëherë, pafajësisht por me shumë ambicie, se unë desha të jem se unë doja të merrja rrugën si korespondente e jashtme.

 

Unë nuk jam amerikane, por gjithmonë kam përjetuar respektin e të huajve për popullin amerikan dhe për mënyrën amerikane.

 

Nëse ne nuk kemi respekt për shikuesit tanë, atëherë si mund të kemi respekt për veten tonë dhe për punën që bëjmë?

 

Nëse ti ke një fëmijë, thashë unë, atëherë e ke përgjegjësinë të mbetesh gjallë.

 

Në Bosnjë një fëmijë i vogël u godit me armë në kokë, sepse ky mendoi se ishte mirë ta qëllosh një fëmijë.

 

Ndërkaq e përfshirë krejt në ethet e pasionit të gazetarisë dhe bindjeve të gazetarisë, unë i thashë njëherë një intervistuesi se kurrë nuk do të martohem. Dhe sidomos unë kurrë nuk do të kem fëmijë.

 

Ne dinim pak gjë se CNN do të bëhej një kalibër i madh.

 

Industria jonë ka investuar kaq shumë para në teknologji dhe ndoshta është koha të investojë në talentet, në njerëzit.

 

Ata e marrin vërtetë seriozisht gazetarinë, sepse e kuptojnë çfarë force është dhe mund të jetë ajo.

 

Ne e bëjmë këtë, sepse jemi të bindur, sepse jemi besimtarë.

 

Ne të shtypit, me pushtetin tonë, mund të minojmë udhëheqjen.

 

Ne triumfojmë ndaj frikës, unë triumfoj ndaj frikës, por qartësisht kjo na kushton shumë, pa masë.

 

Ne ishim të mrekulluar dhe ishim të privilegjuar të ishim pjesë e një revolucioni, sepse nuk gaboj për këtë, Ted Turner e ndryshoi botën me CNN.

 

Çfarë bëjmë, themi dhe tregojmë çon vërtetë shumë peshë.

 

Po, vërtetë kjo është pjesë e punës sonë, dhe po, ne e kuptojmë dhe e pranojmë këtë, por sigurisht duhet të jetë një kufi përtej të cilit përfitimi nga lajmi është thjesht njjë gjë e pahijshme./Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Aforizma të Muhamet Ali-ut (02.01.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 

 
VOAL
[Shko lart]