VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA NGA ROBERT FROST (1874-1963)

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 11:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA ROBERT FROST (1874-1963)
E Shtunë, 04.24.2010, 07:39pm (GMT+1)

 

Voal-online 24 prill-Banka është një vend ku jua zgjatin një çadër në mot të mirë dhe jua marrin atë kur fillon të bjerë shi.

Diplomat është ai burrë që gjithmonë ia kujton gruas ditëlindjen, por asnjëherë nuk ia kujton moshën.

Një trup gjykues përbëhet nga dymbëdhjetë persona të zgjedhur që të vendosin se kush është gjyqtari më i mirë.

Liberali është aq mendjegjerë sa të marrë anën e dikujt që është përfshirë në grindje.

Një nëne i duhen njëzet vjet për të bërë burrë djalin e saj, dhe një gruaje tjetër i duhen vetëm njëzet minuta për ta bërë atë budalla.

Poezia fillon si një nyjë në fyt, si një ndjesi gabimi, si një përmallim, si një rënie në dashuri.

Poezia fillon si dëfrim dhe mbaron si zgjuarsi.

Poeti nuk mban kurrë shënime. Njeriu nuk mban kurrë shënime në një aferë dashurie.

Shoqëri e qytetëruar është ajo që e toleron tepërimin deri në pikën e gjykimit të dyshimtë.

Të jesh bos do të thotë të jesh i vetmuar. Të jesh një bose në një botë ku sundojnë kryesisht burra është veçanërisht kështu.

Duke punuar me përkushtim tetë orë në ditë, ti mund të arrish të bëhesh bos dhe të punosh dymbëdhjetë orë në ditë.

Kolegji është një strehë ndaj gjykimit të nxituar.

Mos e rrëzo kurrë një gardh pa e ditur si është ngritur.

Edukata nuk e ndryshon shumë jetën. Ai e ngre shqetësimin në një shkallë më të lartë.

Edukatë do të thotë të verdallosesh andej këndej derisa të biesh në grep.

Edukata është aftësia për të dëgjuar pothuaj gjithçka pa e humbur durimin dhe vetëbesimin.

Ma falni marrëzinë ashtu si edhe unë ua fal atyre që mendojnë se nuk flasin marrëzira.

Liria bazohet në guximin.

Gjysma e botës është e përbërë nga njerëz që kanë diçka për të thënë dhe nuk mund ta thonë, dhe një gjysmë tjetër që nuk kanë asgjë për të thënë dhe nuk pushojnë kurrë së thëni.

Ferri është një auditor gjysmë i mbushur.

Shtëpia është ajo ku ti ke për të shkuar dhe të tjerët të presin.

I vetmi nga shkrimtarët në anglisht unë me vetëdijë kam bërë muzikë me atë që mund ta quaj tingull të ndijës.

Humori është poshtërsia më dëfryese.

Unë gjithmonë i dëfrej shpresat e mëdha.

Unë kam pasur një grindje dashnorësh me botën.

Unë nuk e kam filluar kurrë një poezi duke e ditur fundin e saj. Të shkruash një poezi është zbulim.

Unë mendoj se është e drejtë e patjetërsueshme e gjithkujt të shkojë në ferr në mënyrën e tij.

Unë nuk kam guxuar kurrë të jem radikal kur isha i ri nga frika se mos bëhem konservator kur të plakem.

Unë shpesh them se George Washington është një nga të paktët në gjithë historinë e botës që nuk u largua nga pushteti me forcë.

Nëse shoqëria të bën të ndihesh mirë, atë quaje liri.

Në dy fjalë unë mund të përmbledh gjithçka kam mësuar për jetën: ajo vazhdon.

Është një gjë e hatashme kur një burrë i cili s'ka asgjë në botë pse ta vrasë mendjen, shkon dhe martohet.

Dashuria është një dëshirë e papërballueshme për të qenë i dëshiruar papërballueshëm.

Nuk derdh lot shkrimtari, nuk derdh lotë lexuesi. Nuk befasohet shkrimtari, nuk befasohet lexuesi.

Asgjë nuk mund të përbëjë padrejtësi sa mëshira.

Poezia është një mënyrë për ta kapur jetën për fyti.

Poezia është ajo çfarë mbetet prej saj nga përkthimi.

Poezia është kur një emocion i ka gjetur mendimet e tij dhe mendimet kanë gjetur fjalët.

Poetët janë si gjuajtësit e topit në bejsboll. Të dy kanë momentet e tyre. Intervalet janë gjëra të rënda.

Disa thonë se botës do t'i vijë fundi nga zjarri, disa thonë nga akulli.

Hapësira na bën ne modernë: ne jemi të sëmurë nga hapësira.

Truri është një organ i mrekullueshëm; ai fillon të punojë në momentin kur zgjoheni nga gjumi në mëngjes dhe nuk pushon derisa të keni shkuar në zyrë.

Babai është gjithmonë një republikan ndaj të birit, dhe nëna është gjithmonë një demokrate.

Arsyeja pse njerëzit i vret shqetësimi është më shumë njerëz shqetësohen se punojnë.

Sëmundja më e keqe që mund t'i prekë qeveritarët nuk është alkolizmi, siç mendohet gjerësisht; por është egoizmi.

Të menduarit nuk është pajtim ose mospajtim. Është votim.

Të jesh poet është një gjendje, nuk është një profesion.

Të jesh social do të thotë të falësh.

Dy rrugë u ndanë në një pyll dhe unë mora atë që ishte e pashkelur, dhe kjo bëri gjithë ndryshimin.

Për çfarë jetojmë, për atë vdesim.

Nuk duhet ta meritosh dashurinë e nënës, duhet ta meritosh dashurinë e babait./Elida Buçpapaj

 

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA ANATOL FRANCE (Anatol Frans, 1844-1924) (04.13.2010)
AFORIZMA NGA BENJAMIN FRANKLIN (1706-1790) (04.01.2010)
AFORIZMA NGA ERICH FROMM (Erih From, 23 mars 1900-18 mars 1980) (03.23.2010)
AFORIZMA NGA JANE FONDA (XHEIN FONDA, LINDUR MË 21 DHJETOR 1937) (03.21.2010)
AFORIZMA NGA WILLIAM FAULKNER (Uilliam Folkner, 1897-1962) (03.14.2010)
AFORIZMA TË JEAN DE LA FONTAINE (Zhan dë La Fonten, 1807-1864) (03.07.2010)
AFORIZMA NGA SIGMUND FREUD (ZIGMUND FROJD, 1856-1939) (02.27.2010)
AFORIZMA NGA IBRAHIM RUGOVA (1944-2006) (02.17.2010)
DASHURIA ËSHTË E LIRË, AJO NUK I NËNSHTROHET FATIT (02.13.2010)
Aforizma nga Eminem (Lindur më 17 tetor 1972) (02.09.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lartë]