VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA TË JEAN DE LA FONTAINE (Zhan dë La Fonten, 1807-1864)

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 04:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA TË JEAN DE LA FONTAINE (Zhan dë La Fonten, 1807-1864)
E Djelë, 03.07.2010, 01:42pm (GMT+1)

 

 

Voal-online 7 mars -Një stomak i uritur nuk mund të dëgjojë.

 

Njeriu shpesh e takon fatin e tij në rrugën që mori për ta shmangur atë.

 

Një pesimist dhe një optimist, sa është i keq njëri, aq është i mirë tjetri.

 

Kushdo që i është besuar pushteti do ta keqpërdorë atë nëse nuk ka shpirtin e dashurisë për të vërtetën dhe virtutin, pavarësisht se ai është një princ apo një cilido nga radhët e popullit.

 

Dije mirë se të gjithë llafazanët jetojnë në kurrë të atyre që i dëgjojnë.

Më mirë një lypsar i gjallë dhe një perandor i vdekur.

Sa të rroni, mos pranoni t'i gjykoni njerëzit nga pamja e jashtme.

 

Veprat më të shkurtëra janë më të mirat.

 

Nga puna që bën njihet punëtori.

Vdekja nuk e gjen kurrë në befasi njeriun e mençur, ai është gjithmonë gati të largohet.

 

Veshur me lëkurën e luanit, gomari përhapi frikën gjithandej.

Njerëzit i besojnë lehtësisht gjithçkaje që i druajnë apo e dëshirojnë.

Secili i ka gabimet që rëndom i përsërit: as frika, as turpi nuk na shëron prej tyre.  

Miqësia është hija e mbrëmjes, e cila rritet duke perënduar dielli i jetës.

Ndihmoje veten dhe Zoti do të të ndihmojë ty.

 

Unë përkulem dhe nuk thyhem.

 

Më kollaj se askush fajësohet Fati.

 

Është kënaqësi e dyfishtë ta mashtrosh mashtruesin.

 

Është e pamundur ta kënaqësh gjithë botën dhe babain e dikujt.


As pasuria, as madhështia nuk na bëjnë dot të lumtur
.

 

Kurrë mos ia shit lëkurën ariut përpara se ta kesh vrarë.

 

Nuk ka gjë më të rrezikshme se një mik injorant; më mirë është të kesh një armik të zgjuar.

Nuk ka gjë më të rrezikshëm se një mik që nuk e ruan sekretin, edhe një armik fisnik është më i mirë.

Durimi dhe koha bëjnë më shumë se forca apo pasioni.

 

Njerëzit duhet ta ndihmojnë njëri tjetrin, ky është ligj.

 Njerëzit që nuk bëjnë zhurmë janë të rrezikshëm.

 

Dashuria e vërtetë është e rrallë, miqësia edhe më e rrallë.

 

Parimi i njeriut është: më mirë vuaj se vdis.

 

Trishtimi largohet tutje me flatrat e kohës.

 

Argumenti i më të fortit është gjithmonë më i miri.

Pasioni më i fortë është frika.

 

Nuk ka rrugë të shtruar me lule që çon tek lavdia.

 

Për njerëz të urtë nuk ka asgjë të padobishme.

 

Na pëlqen t'i shohim të tjerët, por nuk na pëlqen që të tjerët të shohin nëpërmjet nesh.

 

Ne duhet të qeshim para se të jemi të lumtur, nga frika se do të vdesim pa qeshur ndonjëherë./Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA SIGMUND FREUD (ZIGMUND FROJD, 1856-1939) (02.27.2010)
AFORIZMA NGA IBRAHIM RUGOVA (1944-2006) (02.17.2010)
DASHURIA ËSHTË E LIRË, AJO NUK I NËNSHTROHET FATIT (02.13.2010)
Aforizma nga Eminem (Lindur më 17 tetor 1972) (02.09.2010)
Aforizma nga Carmen Electra (Karmen Elektra, lindur më 27 prill 1972) (02.03.2010)
Aforizma të Recep Tayyip Erdogan (Rexhep Tajip Erdogan, lindur më 26 shkurt 1954) (01.28.2010)
Aforizma të Ralph Waldo Emerson (Ralf Ualdo Emerson, 1803-1882) (01.23.2010)
Aforizma të Thomas Stern Eliot (Tomas Shtern Eliot, 1888-1965) (01.16.2010)
Aforizma të Dwight D. Eisenhower (Duajt D. Ajzenhauer, 1890-1969) (01.10.2010)
Aforizma të Eliza Dushkut (Lindur më 30 dhjetor 1980) (01.06.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]