LEXOJE LOTIN TIM (rrëfime gurbetçarësh shtigjeve të jetës) Nga TAHIR BEZHANI
E Enjte, 02.19.2015, 04:52pm (GMT+1)
As një fjalë nuk e them Më dridhen buzët në vajë Malli më shtërngon fort Det kujtimesh më vërngëllojnë Kokës së zhuritur malli E ti, Në vend të letres Lexoi këta lotë të nxehtë Që burojnë nga zemër e djegur Pa u pa, Pos në ëndërr, e pastaj Statujë e mërdhirë, Në dhomën e shurdhër Në burgun e mallit Duke shprushur zjarrin e zemrës Deri në ngricën e shpirtit Lexoje lotin tim nënë Letër nuk mund të shkruaj Malli fort më ka marë Për bukën e duarëve tua
TAHIR BEZHANI
|