VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PEMA BESNIKEPoezi nga KËZE KOZETA ZYLO

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 11:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

PEMA BESNIKE

Poezi nga KËZE KOZETA ZYLO


E Martë, 12.28.2010, 12:10pm (GMT+1)

Gjurmët e puthjes pema jonë i ka ruajtur,

Të freskëta, të pastra, fshehur nën rrënjë,

Thonë se kjo pemë ka shekuj që ndodhet,

Si dashuria jonë, lisi i pangrënë.

 

Të gjitha gjethet, tinguj fëshfërrime lëshonin,

Marroseshin dhe ato nga dashuria jonë,

Bashkohej bilbili me zërin e tij,

I dehur i tëri nga puthja aromë.

 

Çdo vit tek pema, nën zbehtësinë e hënës,

Rreth trungut loznim syllambyzi përherë,

Sekretet na i ruante me romancën tone,

Si blerim dashurie, kthyer në pranverë.

 

Një furtunë e madhe pemën e rrëzoi,

Rrëzoi gjithçka...dru e shtëpia,

Po rrënjën me sekretin dot s'e shkuli

Priste puthjen tonë, nëntë vjet nga uria.

Manhattan, 2006

 

NJË NATË E BARDHË

 

Një natë e bardhë në kopshtin tim,

Përmbi pemë me krahë qëndroi,

Qysh në agim zogjtë cicërinë,

Zëri i tyre ëmbël më zgjoi...

 

Dhe lot i pishës së argjendë,

Në cep të buzës butë pikoi,

Ca kujtime me flutërza bore,

Zemrën time, se ç'përvëloi...

 

Si drenushë eci ngadalë,

Qetësisht si ky peizazh,

Vellon trupit në të bardhë,

Ma vesh bora që nga lart...

 

Dhe mbledh unë ca lule bore,

Me shportë shpirti nëpër degë,

Jua hedh nxënësve në oborre,

Kujtimi i lojës thellë më djeg...

 

Me borën e bardhë përmbi supe,

Ecim bashkë një copëz rrugë,

Çuditërisht të dyja heshtur,

Dorë për dorë ajo dhe unë.

 

Dhe pse dehem nga kjo bardhësi,

Si mjegull e thinjur rëndon shpirtit,

Më zhvesh kujtimet si pemë vjeshte,

Lakuriq në ngricë të vitit...!

Staten Island, New York

 

CA PIKËLA VESE

 

Ca pikëla vese mbi të njomat gjethe,

M'u duken sot si lot mëngjesi,

Një ëndërr e bukur gjer në magjepsje,

Ishte shtrirë mbi nënkresë ylberi!

 

Më tej,të kaltrat flutura, me rreze dielli,

Shpupurrisnin thekët, pranë petale lulesh,

Tek i vështroja ato me ëndje,

Të dashurin e mbuloja me afsh e puthje!

 

DY PREJ TYRE

 

Me këto vargje mblodha ditët,

Dy prej tyre i struka thellë,

Se zjarri i shpirtit kur përflaket,

Bashkë me yjet ndrin në qiell.

 

Kjo natë me yje më sjell kujtime,

Kur sytë e tu më puthnin zjarr,

Pa ndroje vi në ditëlindjen tënde,

Dhe të përpij me afsh e mall!

 

Dhe eci lehtë si mjellmë liqeni,

Rrëshqas mbi ty në ëndrra thellë,

Të përkëdhel me gjinë zbërthyer,

Rrahja e zemrës, përjetë refren...


 

NËSE PREJ DON ZHUANI

Ke kohë miku im,

Që i shuajte të gjitha...

Edhe pse vetë zjarret,

I ndeze kudo,

Ndoshta të mjaltat puthje,

Kurrë si desha,

Në se prej Don Zhuani ishin ato!

Një ketrush

Nga dëshira e pritjes së zjarrtë,

Po skuqen gjethet e pemëve,

Një ketrush qëndron në majë,

Për të parë ardhjen tënde!

 

SI MJELLMË


 

Në tantella stërkalash,

Si Mjellmë do të vi drejt teje,

Dhe do të mbytem në liqenin,

E syve të tu!

Marrë nga libri "Një fjongo Dielli nga New Yorku"

KËZE KOZETA ZYLO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË KRISHTLINDJE Tregim nga ROLAND GJOZA (12.28.2010)
DITËLINDJANga novela "Një vjehërr amerikane" e ALBANA M. LIFSCHIN (12.25.2010)
ATË GJERGJ FISHTA: "JAM LAJMI I T'BUKRIT T'QIELLVE" (12.25.2010)
"KRISHTLINDJA E BARDHË" MBUSH 70 VJET (12.22.2010)
FAIK BALLANCA, SHKRIMTARI REALIST I TREGIMIT SHQIPTARNga ALEKO LIKAJ (12.19.2010)
VITI KULTUROR 2010 (12.18.2010)
JUDI DENCH, NË TEATËR MË E MIRA E TË GJITHA KOHËRAVE (12.17.2010)
MADONA HAP KLUB FITNESI NË MOSKË (12.12.2010)
LASGUSHI DHE MITRUSHI, LETRAT QË ZBULOJNË SHPIRTIN E DY GJENIVENga ADMIRINA PEÇI (12.06.2010)
SHQIPËRIA ASHTNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.06.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]