VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FJALË TË ËMBLA QË E SHNDRISIN ERRËSIRËNNga LUCIAN GRUIA

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 10:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

FJALË TË ËMBLA QË E SHNDRISIN ERRËSIRËN

Nga LUCIAN GRUIA


E Shtunë, 04.16.2011, 03:12pm (GMT+1)

Adelina është shqiptarja që din t'i bëjë ballë furtunës. Ajo e din se shpirti përmes krijmit të tij, është i pavdekshëm. E fuqishme dhe e trishtë, e terratisur dhe e ndritur, e tëhuajësuar dhe nostalgjike, poetja më duket si një shkëmb në mes të detit.

Në kuadrin e kolekcionit "Biblioteka shqiptare", kohë më parë e pat parë dritën e botimit vëllimi me vargje i Adelina Dokjes "Sekreti i dashurisë sime". Ashtu siç tregon titulli i paralajmëruar, poezitë i dedikohen sentimentit erotik që ta përkujton zjarrin e një ndjenje të birshtë: "Ah dashuri/ ti je mollë e provuar/ ëndrrat më ndezin/ vetëm hiri që më djeg mbetet/ koha kalon dhe dashuria/ vdes në heshtje të shkrirë..." Në më të shumtën e rasteve dashuria është e papërcaktuar, prej nga edhe trishtimi dhe vetmijësimi i poetes: "Unë digjem në vetminë time/ duke u shuar nga malli...". Malli ndaj qenjes së dashur që gjendet larg përbën subjektin elementar të lirikës së kësaj poeteshe shqiptare me banim në Itali: "Ah sa shumë do të doja të të kem pranë/ memzi po pres të zbres në tokë dhe Ti/ të më mbulosh me përkëdheljet e mallit...".

Nostalgjia e Adelinës shumëfishoht edhe me faktin se gjendet në një vend të huaj, e zhurritur nga malli ndaj vendlindjes. E ngushllon poezia dhe dashuria të cilën e diafanizon përmes vegjetalizimit. Fjalët e saj shndërrohen në lule të dehura me nektarin e dashurisë: "Mbledh fjalë me erëtimë lulesh dhe i ledhatoj/ oh, çfarë lulesh ka ky liqen, lule bjeshke/ lulet e zemrës, dashurinë e parë,/ lisat që lartësohen përbrenda/ zogjtë që këndojnë për Atdhe/ vashat porsi fluturat të rrethokojnë/ me puthje të ëmbla ta mbulojnë shpirtin/ bëhem një fjalë e ëmbël që e shndrit errësirëm/ u kallën dritat në thellësinë time/ dhe dëshira për të qenë pronarja e fjalës Të dua".

Heshtja e kohës, e rindjerë me dhembshuri, është e transponuar në përfytyrime të fuqishme, të transfiguruara nga shpresa për të qenë "trungu i lisit duke u plakur/ nga shiu dhe era i rrahur/ me rrënjë të thara të zbuluara/ me gjethe të rëna/ por mos harro/ edhepse jam e plagosur/ trung me shpirt jam unë/ ua dhuroj jetën atyre që kanë pësuar si unë/ është e vërtetë, fuqi kanë/ porsi ky trung i lashtë që dridhet/ ngase ti më ndihmon/ në brendinë time/ një lis që mugullon duke lindur."

Një temë tjetër Adelina është revolta kundër forcave që kanë tentuar ta gulçojnë lëvizjen shqiptare për liri: "Gjarpërinjtë/ po të kishin fuqi/ do ta shndërronin në varrezë/ kombin e vet/ botës luftë do t'i shpallnin/ duke e ringjallur Hitlerin përsëri". Forca ekspresive e lirikës së saj rritet mbi fondin e shqetsimit. E fuqishme dhe e trishtë, e terratisur dhe e ndritur, e tëhuajësuar dhe nostalgjike, poetja më duket si një shkëmb në mes të detit, dhe e cila din t'i bëjë ballë furtunës. Ajo din se shpirti përmes krijmit të tij, është i pavdekshëm: "Nuk jemi të pavdekshëm/ në këtë botë/ një ditë do t'i themi lamtumirë/ vetëm trupin dheu do ta shkrijë/ idetë dhe shpirti/ do të fluturojnë të lirë...". (Adelina Dokja, Secretul iubirii mele / Sekreti i dashurisë sime, Përktheu Baki Ymeri, Editura RawexComs, Bukuresht, 2011) P. S. Autori i këtij shkrimi, Lucian Gruia është poet, eseist dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë.

LUCIAN GRUIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RRUGËVE TË JETËSNga ILIR DEMALIA (04.15.2011)
NJË TRILLER I RI PËR REGJISORIN ROMAN POLANSKY (04.13.2011)
KARLOS KRUZ-DIEZ, NJË ARTIST QË PËRDOR DRITËN PËR TË MAHNITUR VIZITORËT (04.11.2011)
FILMI MIRAL NDAN HEBRENJTË NË SHTETET E BASHKUARA (04.11.2011)
TINA FEY SHTATZËNË DO TË DREJTOJË "SATURDAY NIGHT LIVE" (04.09.2011)
MË 2012 DEL FIMI I RI ASTERIX-OBELIX (04.08.2011)
GRAMMY AWARDS - VITIN E ARDHSHËM KONKUROJNË 31 KATEGORI MË PAK (04.07.2011)
JANET JACKSON KËNDON NË LOUVRE (04.07.2011)
XHOKONDA: KËRKOHET VARRI I MODELES (04.06.2011)
I PARI ISHTE HOTI...Tregim nga ANTON KURBINI (04.05.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]