VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Doli nga shtypi monografia "Profesor Rexhep Ramaj model i intelektualit të përsosur"

                                                                                      

E Mërkurë, 05.08.2024, 01:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Doli nga shtypi monografia "Profesor Rexhep Ramaj model i intelektualit të përsosur"
E Mërkurë, 09.16.2009, 05:51pm (GMT+1)

 

Vitin e kaluar ky personalitet i shquar i sportit shqiptar, u nderua me titullin Mjeshtër i Madh, iu përgatit një dokumentar televiziv për jetën dhe aktivitetin e tij të jashtëzakonshëm dhe poligonit të qitjes së klubit sportiv "Studenti" iu vu emri i tij. Ndërkohë para pak ditësh, u promovua monografia "Profesor Rexhep Ramaj, model i intelektualit të përsosur" me bashkëautor Prof. Dr. Qemal Shalsi dhe Akademik Gudar Beqiraj. Dhe përsëri nuk janë thënë të gjitha për Prof. Rexhep Ramaj. Këtë nuk e themi ne, por është ndjesia që shpreh kushdo që ka patur fat të njohë dhe të punojë me këtë figurë shumëdimensionalshe të sportit shqiptar. Por fatin më të madh e ka patur vetë Shqipëria. Ishte luks i madh të kishe pas çlirimit, një njeri aq të aftë, të përgatitur në shkollat e Perëndimit. Ai kishte lindur për të rilindur sportin shqiptar. Ndryshe, nuk do e fillonte aq herët këtë udhë të gjatë dhe plot shkëlqim. Qysh kur ishte konviktor në Gjimnazin e shtetit në Shkodër aktivizohet në atletikë, gjimnastikë, basketboll, not, alpinizëm... E, nëse në këto gara ai u rendit në vendet e dyta dhe të treta, me sa duket vendi i parë i ishte rezervuar për në Milano. Pasi mbaroi Gjimnazin e Shkodrës në 1938, fitoi bursën për të shkuar në Akademinë Ushtarake në Milano, të cilën e përfundoi shkëlqyeshëm në 1942. Ishte nga studentët më të dalluar si në përgatitjen ushtarake ashtu edhe në atë të kulturës fizike e sporteve të ndryshme. Mjafton të kujtojmë se, ende pa u diplomuar, iu bë ftesa për të qëndruar si pedagog në këtë akademi aq me emër jo vetëm në Itali, por dhe në Europë. Për të, "më e ëmbël se mjalta" ishte Shqipëria... Fill pas çlirimit, nisi punë në Divizionin Ushtarak të Vlorës. Më kot shkruajmë termin ushtarak, se ai mendjen dhe shpirtin i kishte vetëm për lindjen dhe zhvillimin e sporteve në Shqipëri. Në çdo aktivitet sportiv që organizonte bëhej sy e vesh për të zbuluar talentin. Kështu, ndodhi edhe atë ditë kur pa një italian të gjatë në trup, këmbë e duar... Për pak kohë harroi edhe shqiptarët. Filloi të kujdesej vetëm për stërvitjen e tij sistematike dhe krijimin e kushteve të përshtatshme... Ia kishte ndjerë lezetin këtij djaloshi tek shpaloste atë intuitë dhe guxim. Pas disa muajsh, ai i fali Shqipërisë atë lavdi dhe krenari që nuk ishin mundur t'ia japin edhe bijtë e vet. Është fjala për Giacomino Poseli, të parin dhe të fundit lojtar të huaj, që i ka shërbyer ekipit tonë kombëtar. Në ballkaniadën e vitit 1946, Shqipëria doli e para e gadishullit në futboll. Natyrisht, nderin Atdheut ia dhanë yjet e vet si M. Dibra, S. Llambi, R. Spahiu, Xh. Demneri, B. Fagu, L. Boriçi...por edhe ai italiani u bë njësh me shqiptarët në këtë sukses historik. Të mos harrojmë se flasim për vitin 1946. Pra, nga ky vit filloi të dëgjohej emri i Rexhep Ramaj për të ushtuar fort e më fort deri në vitin 2006. Nuk janë pak 60 vjet përkushtim! Ndaj nuk mjafton një dokumentar, një titull nderi, një libër për të paharruarin Rexhep Ramaj.

 

Ndaj dhe i nderuari Qemal Shalsi iu përvesh kësaj pune që të nxirrte në dritë këtë monografi. Ka punuar dhe e ka njohur nga afër këtë njeri të nderuar. E, ndërsa vet u lehtësua për çka bëri, pas promovimit të librit filloi të rëndohej edhe më shumë shpirtërisht. Pse? Sepse e uronin, por edhe e "fajësonin" që nuk bëri pjesë të këtij libri edhe mbresat e tyre. Sikur të ishin pak mbase edhe nuk do ta ndjente aq merak. Por u bënë shumë njerëz, që kishin mbresa dhe kujtime jo më pak interesante se ato që janë shpalosur në faqet e këtij libri të sapo botuar.

 

As bashkëautori tjetër, Akademiku Gudar Beqiraj, nuk ndjehet i qetë.

 

- Ende jemi borxhli për Profesor Rexhepin, thotë ai. Mezi pres të gjej kohën e duhur për të hedhur në letër kujtimet dhe mbresat e mia që më ngacmojnë çdo ditë...

Botimi i kësaj monografie, natyrisht që ka dashur kohë dhe përkujdesje të veçantë. Pas tyre është edhe lodhja dhe netët pa gjumë. Por, asnjëri prej bashkëautorëve nuk u dëgjua të fliste për këto ndjesi. Ndërkohë, Prof. Gudari nuk rreshti së treguari se bardhësinë e padiskutueshme të Prof. Rexhepit e hasëm edhe gjatë këtij obligimi. Të gjitha proceset na ecën mbarë, ashtu siç ka qenë shpirti i atij njeriu të nderuar dhe të paharruar. Gjithkush që punoi me ne, nuk na u shmang apo u bezdis. Filloi nga përgatitja në kompjuter e deri në shtyp. Jo vetëm që nuk bëri llogari fitimi, Presidentja e shtypshkronjës "Grand Prind", zonja Semi Haxhiu, por në një kohë rekord, na fali të gjithë tirazhin e porositur.

 

Edhe ish-nxënësi i Profesor Rexhepit, gazetari, shkrimtari dhe sportisti i shquar Ahmet Golemi, ditën e promovimit të këtij libri, tha se është duke shkruar për këtë figurë të madhe të sportit....

 

Sepse përsëri nuk janë thënë të gjitha për Prof. Rexhep Ramaj.

 

Agron SEJAMINI

 

 

Do të qëndrosh i memorizuar në mendjet tona

 

Nuk mund të flasësh apo të shkruash për fizkulturën dhe sportin shqiptar, pa përmendur Prof. Rexhep Ramaj, kuadrin dimensional të tij.

Rexhep Ramaj nuk kishte gradë apo titull shkencor, por titullin "Profesor" ia dha populli, sportdashësit dhe sportistët për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij. E meriton plotësisht. Kështu e kemi thërritur dhe kështu do ta quajmë përgjithnjë.

 

E kemi njohur, në marrëdhëniet mësues-nxënës, pedagog-student, koleg-koleg dhe gjithnjë, ka qëndruar me autoritetin dhe nivelin e përshtatshëm të këtyre marrëdhënieve. Me një karakter të përcaktuar të fortë, dalë nga dalë, në veprimtarinë e tij të gjatë e të pasur mbi 50-vjeçare u madhështua i sigurt.

I vlerësuar si intelektual i zgjuar dhe i edukuar, atdhetar i rrallë, i matur dhe i përgatitur, i drejtë dhe parimor, i thjeshtë dhe i këndshëm, nuk la asnjëherë përshtypje negative, sepse ishte njeri pa asnjë njollë. Prandaj e donin të gjithë, pranonte dhe thoshte të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Ky libër është një përpjekje për të trajtuar dhe vlerësuar figurën e tij. Është fryt i një pune hulumtuese i të gjitha botimeve të bëra për të, i ndihmesës së dhënë nga të intervistuarit si dhe i fëmijëve të tij.

 

Por diktatura komuniste, nuk e vuri në pozicionet që meritonte plotësisht. Jeta e tij si patriot e demokrat, ishte më shumë e trazuar, se sa e qetë.

I arsimuar në Perëndim, me kulturë të gjerë, me ngjarje të gëzuara e të trishtuara, emërime dhe ç'emërime, si drejtues, pedagog, ushtarak, trajner i sportit, kuadër etj. I vunë shumë pengesa, por ai nuk ra. Vazhdoi me vendosmëri e besim dhe si kuadër i papërsëritshëm punoi me pasion dhe kompetencë profesionale.

Në vitin 1995 meritoi titullin "Mësues i Popullit", ndërsa më 2002, mori "Urdhërin olimpik". Në fund të 2007, ku për nder të tij, klubi "Studenti" organizoi një ceremoni dhe kupën e qitjes me emrin "Rexhep Ramaj", ish-nxënësi, sportisti e kolegu, gazetari dhe shkrimtari i njohur, Ahmet Golemi, propozoi që të merrte titullin "Mjeshtër i madh" salla e tejmbushur, unanimisht e miratoi, sepse e meritonte plotësisht si askush tjetër. Dhe propozimi u bë realitet. Presidenti Bamir Topi, e dekoroi me titullin "Mjeshtër i madh" (pas vdekjes) 04.10.2008.

 

Sado që jemi përpjekur, përsëri kemi mendimin se ky botim, nuk e plotëson tërësisht jetën dhe veprën e tij. Me siguri, që të tjerë do ta plotësojnë. Materiali shoqërohet edhe me foto të ndryshme, të cilat nuk janë foto ilustrative, por foto që flasin.

Me thirrjen "U kujtofsh ndër breza", profesor i paharruar, i bëjmë homazh jetës, punës dhe veprës tënde, që do të qëndrojë e memorizuar në mendjet tona.

 

Prof. Dr. Qemal Shalsi

Akademik Prof. Dr. Gudar Beqiraj

(http://www.rilindjademokratike.com)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kalabrezja Maria Perruzi është Miss Italia 2009 (09.15.2009)
Tina Fei triumfon në çmimet Emi (09.14.2009)
Zhduket koleksioni ku gjendej portreti i legjendës së boksit Muhamed Ali (09.13.2009)
Kurorë e gabuar në Miss Italia 2009 (09.13.2009)
Mallkimi i Makbethit (09.13.2009)
Venecia dha çmimet (09.13.2009)
Kriza financiare dhe ndikimi mbi artin (09.12.2009)
Hap siparin Festivali i 34-t i filmit ndërkombëtar në Toronto (09.11.2009)
Mikele Palçido: Filmi im në Venecia një autobiografi personale e vitit 1968 (09.10.2009)
Ngjitja e parezistueshme e Karla Brunit (09.09.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]