VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ngjitja e parezistueshme e Karla Brunit

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 10:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Ngjitja e parezistueshme e Karla Brunit
E Mërkurë, 09.09.2009, 03:31pm (GMT+1)

 



Emërimi i fundit në qeverinë franceze kaloi thuajse pa rënë në sy, fshehur mes radhëve të komunikatave zyrtare. "Patrik Zelnik është ngarkuar për të studiuar format e reja të pagesës së evenimenteve kulturore në internet". Emri i tij nuk thotë asgjë, përveç faktit që Zelnik ka qenë producent i Karla Brunit, bashkëshortes së presidentit të Francës. Shtëpia e tij diskografike, në fakt e ka paraqitur Karlën si një këngëtare dhe ka shpërndarë disqet e saj. "Zgjedhja është bërë nga ministri i ri, Frederic Mitterrand, i zgjedhur nga bashkëshortja e Nikolas Sarkozisë", - shkruante dje "Nouvel Observateur", duke e gozhduar me keqdashje: "Sa i pavarur do të jetë mendimi i Zelnik"? Dhe, pyetja është retorike. Tashmë është e qartë se Karla Bruni nuk është një damë që thjesht organizon festat në kopsht dhe merr korrespondencën e Zonjës së Parë. Ndikimi i bashkëshortes së presidentit nuk llogaritet vetëm në detajet që "dekretuan" fundin e stilit "bling bling" të presidentit. Gjykimet e Karlitës, siç e quan bashkëshorti i saj, mund të bëjnë ose jo karrierë politike. Ka ngjarë me ish-ministren Rachida Dati dhe më pas me Georges-Marc Benamou, që ishte mes të preferuarve të Zonjës së Parë.
"Jam mik i Karlës, po ç'lidhje ka kjo", - është detyruar të justifikohet gazetari Philippe Val, sapo mori drejtimin e radio publikes "˜France Internartuonal'. "Ndikimi i saj është i madh, dëgjoj shumë atë që më thotë ajo. Reflektimet e saj rrisin shitjet, ky është mendimi im", - ka thënë Sarkozi për gruan e tij. Në Pallatin "˜Elize' ajo ka zyrën e Bernadette Chirac, por në fakt ka zgjedhur që më shumë të qëndrojë në shtëpi, duke ndjekur shembullin e Danielle Mitterrand. Rrethohet nga shumë pak këshilltarë besnikë.
"Në përgjithësi ajo e refuzon mondanitetin". Roli, sidoqoftë, duket se i rri shumë për shtat. Ajo shfaqet e dashur dhe e nënshkrtruar ndaj burrit të saj, që e thërret "Kuku" dhe ëndërron të ketë prej tij një fëmijë. Sipas zërave, bebja do të vijë vitin e ardhshme, në prag të zgjedhjeve presidenciale në vend. Por, megjithatë, ajo është e aftë të shkelë të gjitha protokollet e të shkojë e vetme në samitin e G8-s në Akuila. Akoma më shumë: donte të shprehej kundër regjimin birman që vazhdon të mbajë në burg Aung San Suu Kyi, duke e bërë të ditur qëndrimin e saj para Ministrisë së Jashtme franceze.
"Kjo aftësi që ajo po shfaq është një kalim drejt presidencës", - shpjegon gazetari Yves Derai, që e ka intervistuar atë shumë herë. "Një prej akteve të para politike ishte emërimi i Bertrand Delanoe", - shton ai. Në një intervistë, kryebashkiaku i Parisit kishte krahasuar Sarkozinë me Berluskonin. "Ajo e qortoi sepse iu duk shumë i ashpër ndaj burrit të saj".
Zonja presidenti, siç e quajnë tani gjithë, ka një axhendë autonome. Në ditët në vijim ajo do të marrë pjesë në përkujtimin e protestave të periferive. Ndërsa bashkëshorti i saj do të pastrojë rrethinat me një "fshesë korrenti" gjigante për qytetet, ajo do të ngrejë aty akademi artistike. Ndërkohë, vazhdon të shkruajë këngë e të marrë pjesë në koncerte si ai i fundit në Nju Jork, për ditëlindjen e Mandelës. "Nuk do të heqë dorë nga karriera e saj artistike", - thotë gazetari. Ndoshta të jesh vetëm presidente, nuk mjafton.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Arkitektura islame e mesjetës përdorte formula matematike të Shekullit XX (09.09.2009)
Është unanime dhimbja e botës së televizionit (09.09.2009)
Inva Mula do të hapë stinorin e Operës së Parisit (09.04.2009)
40 vjetori i shpikjes dhe eksperimentit të parë me internetin (09.03.2009)
Venecia fillon mes emocionesh të mëdha (09.02.2009)
Një libër skandal i Alina Rais (09.01.2009)
Paolo Koelho nuk i shtyp më romanet, i hedh në internet (08.31.2009)
Fansat festojnë ditëlindjen e Majkëll Xheksonit (08.30.2009)
Oazis ndërpret turneun botëror, është larguar Noel (08.30.2009)
Ka vdekur Eli Grinuiç, autore e këngëve të suksesshme pop (08.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]