PAQTIM Nga WALT WHITMAN
E Martë, 12.03.2013, 10:44am (GMT+1)
Fjala për mbi gjithë fjalët, e bukur posi vetë qielli, Sa bukur që lufta dhe gjithë puna e saj e gjaktë një ditë do të çduken fare, Që duart e motravet Vdekje e Natë të mos e lajnë vazhdimisht këtë dhé të njollosur; Se armiku im vdiq, njeriu hyjnor si dhe unë, vdiq; Vështronj ku dergjet me fytyrë të zbehtë dhe i qetë në qivur I afrohem, Krusem dhe ia prek lehtë me buzët e mia ballin e bardhë në qivur.
Përktheu: SKËNDER LUARASI
|