PO DESHE Nga ADEM ZAPLLUZHA
E Martë, 03.25.2014, 05:48pm (GMT+1)
Po deshe ndiqi ëndrrat Në të kundërtën Vjeshta i shkund gjethet Nga buzëkuqet e nuseve
Më kujtohet se si i ujitnim lisat Edhe kur binte shi Qielli s'ngrysej Nga lotët e mjegullave
Po deshe Fute në kornizë ditën Asnjë pëllumb nuk fluturoi Nga muranat e rrënuara të qytetit
Kur u pamë për herë të parë I bashkuam shikimet Pastaj dolëm nga lëvozhga Si zogjtë e shenjtë
Po deshe Çirre perden e errësirës Del nga lëkura e regjur e ditës Ky qytet me qindra vjet i ruan ëndrrat
ADEM ZAPLLUZHA
|