VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHPIRTIT (Odë)Nga LASGUSH PORADECI

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 04:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
SHPIRTIT (Odë)
Nga LASGUSH PORADECI

E Djelë, 04.13.2014, 02:05pm (GMT+1)



Të lus, o Lajmës qielluar!
O Frym' e Zotit, Vetë Zot!
Me hirin t'ënd të pashteruar
Që ka mburim përjetësije,
Hirplot, o Shpirt, nër gaze Ti-je.
Dhe nër mjerime je hirplot!

Ti botës s'onë-i prure lajmin
E nj' ëndërimi të pafaj:
Për mallin t'ënd mê të pastajmin
Ti kuvëndon që përmi botë,
Dhe në gëzim i bije lotë,
I bije gas në zi të saj.

Kur del mi male yll'i ditës
E shuhet nata prapa ti,
Ti me vështrimin vetëtitës
Çkëlqen në fund të zemrës s'ime
Dh'i bën prej këngës së një grime
Një të përjetëshme harmoni.


E kur pat humbur jet' e dherit,
Kur syr' i lodhur m'u përgjum,
Në shkëndijim të kandilerit[1]
M'i çfaq ylberin e një rruàze...-
Fatlum, o Shpirt, ti je nër gaze
Dhe nër mjerime je fatlum!


Sot hapa sytë që-me-natë
E po këndoj si kurrëkush:
Drejt lartësirës së pamatë
Ah! mëshiró të ngjitë-i çmuar
Prej gjirit t'im të përvëluar
Fjalim' i mallit t'im mjerush.



Poradec, VI 1921

[1] kandilerit - kandil
LASGUSH PORADECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ELSA NË PASQYRËNga LOUIS ARAGON (04.12.2014)
KRISHTI SHQIPTAR - BABUSHINga RRUSTEM GECI (04.12.2014)
EDHE LULET DASHUROHENNga ARTUR VREKAJ (04.12.2014)
ÇFARË U MUNGON KËTYRE RRUGËVENga VEHBI SKËNDERI (04.12.2014)
REXHEP GALI BALIDEMAJ TEK STATUJA E LIRISËNga RAMIZ LUSHAJ (04.12.2014)
MBI MBASDITET PËRKULURNga PABLO NERUDA (04.11.2014)
TA DISH...Nga DRITA LUSHI (04.11.2014)
PESHA E FJALËSNga GJON MARKOKAJ (04.10.2014)
ANGELICA ADONIKE(Engjëll i Hijshëm)Nga PABLO NERUDA (04.10.2014)
DUART E ELSASNga LOUIS ARAGON (04.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]