NË GJETHIN E VJESHTËS... Nga SEJDI BERISHA
E Hënë, 09.22.2014, 10:04am (GMT+1)
Në lulishten e parkut vjetër Në atë ulësen mbushur lëmyshk E plot gjethe që i frikësohen erës Loti të rri sipër buzëve E të pluskon si re shiu
Ndërsa Nganjëherë retë Zbresin në tokë E bisedojnë me mua Për shiun e radhës E mua me krisë mendja Reve u them: A mund të shkruani poezi A i këndoni këngë dikujt ndonjëherë Ose a shkruani Në gjethin e vjeshtës Në faqen e fundit të kësaj stine A shkruani ndonjë varg Për stinën e pranverës Ose për mbretin e heshtjes Të cilin Jam i sigurt Askush nuk e njeh
Nëse nuk e njihni Këtë njeri rrëfim jete Ngjituni lartë në qiell Dhe i lutni retë të sjellin shi Se me to Do të ujitet toka e çerept Zëri do freskohet Për të kënduar këngë të reja Ama Këngën e vjetër mos e harroni Se aty Zogjtë e kujtimeve e kanë çerdhen Edhe lejlekët me krahë udhëtimi Shndërruar në shikim I cili gjithnjë rri Nën qepallat e përlotura
SEJDI BERISHA
|