VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AGJENCITË E LAJMEVE KËRCËNOJNË ME BOJKOTIM FESTIVALIN E KANËS

                                                                                      

E Mërkurë, 05.22.2024, 12:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
AGJENCITË E LAJMEVE KËRCËNOJNË ME BOJKOTIM FESTIVALIN E KANËS
E Mërkurë, 04.14.2010, 04:46pm (GMT+1)

Voal-online -Agjencitë e lajmeve Agence France-Press, Associated Press, Getty Images dhe Reuters thanë të mërkurën (sot) se do ta bojkotojnë një konferencë shtypi duke shpallur frontin kundër Festivalit të sivjetshëm të filmit të Kanës për shkak të një mospajtimi lidhur me lejet e filmimeve.

Takimi me shtypi (brifingu), e cila mbahet të enjten (nesër) në Paris, është më e rëndësishmja para veprimtarisë që zhvillohet më 12-23 maj, duke qenë festivali më i madh vjetor i filmit në shkallë botërore.

"Reuters nuk do ta pasqyrojë takimin me shtypin të Kanës nesër, për shkak të kufizimeve të pandershme që iu janë bërë pasqyrimeve të festivalit," tha Christoph Pleitgen, kryetar global i Agjencisë së Lajmeve Reuters. "Ne ftojmë mbajtësit e të drejtave të pasqyrimit dhe organizatorët t'i shqiptojnë qartë gjërat dhe jemi në pritje të një diskutimi konstruktiv. Ne jemi plot shpresë se do të arrijmë të sigurojmë një mbulim të plotë dhe të mirëfilltë të kësaj veprimtarie të rëndësishme për publikun tonë dhe për publikun e mediave anembanë botës."

Agjencitë thanë në një komunikim me klientët në fillim të këtij muaji se organizatorët e festivalit mund të vënë "kufizime të rrepta" për mbulimin televizv që nga qilimat e kuq tek konferencat e shtypit.

"Klientët duhet ta dinë këtë plan për faktin se, nëse nuk arrihet një marrëveshje, agjencitë e lajmeve me video (filmime) nuk do të jenë të afta për ta mbuluar plotësisht veprimtarinë, dhe mund të jenë të detyruara ta pezullojnë praninë e tyre në festival të gjitha," thonin ato në komunikatë.

Kufizimet e reja janë të lidhura me një kontratë midis Festivalit të Filmit të Kanës dhe kanalit televiziv francez Canal Plus e shërbimit televiziv me pagesë Orange.

(http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DYLAN THOMASMOS SHKONI KAQ BUTË NË KËTË NATË TË DLIRË (04.02.2010)
Artisti shqiptar dhe ariu i Berlinit (03.27.2010)
NJË LETËR PËR FISNIKUN ALEKSANDËR PROSI!Nga DR. PËRPARIM KABO (03.25.2010)
"Një ditë do t'i sjellim edhe shqiptarët!" (03.23.2010)
PORTRET NË PERËNDIMIN E DIELLIT (Rreth krijimtarisë së Vilhelme Vranari - Haxhiraj)Nga METO HOXHA, poet (03.22.2010)
HISTORIA KUR BIE KËMBORA DHE MËRZEN MËRZIARecension nga KRENAR ZEJNO (03.21.2010)
I VENDOS SKULPTURAT MBI NJË AJSBERG TË ARKTIKUT QË PO SHKRIN (03.20.2010)
IKONA E NJË GRUAJE QË VJEN NGA BURGJET DHE INTERNIMETNga ETLEVA BREGU, studente, Gjermani (03.19.2010)
NË LAJPCIG HAP DYERT PANAIRI I LIBRIT 2010 (03.18.2010)
NJË PUNIM KOMPLEKS ME VLERA, PËRMASA DHE HAPËSIRA SHUMËDIMENSIONALERecension nga Akademik Prof. Dr. NAMIK SHEHU, Sekretar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane, New York (03.17.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]