VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DAJÇ: TË EMIGRUARIT INVESTOJNË PËR PËRMIRËSIMIN E JETESËS NË FSHATIN E TYRE

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 06:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

DAJÇ: TË EMIGRUARIT INVESTOJNË PËR PËRMIRËSIMIN E JETESËS NË FSHATIN E TYRE


E Premte, 04.22.2011, 08:40am (GMT+1)

Zonat rurale në veri të Shqipërisë vlerësohen të kenë nivelin më të lartë të emigracionit në shkallë vendi. Një ndër komunat më tipike për numrin e lartë të banorëve të emigruar është ajo e Dajçit në rrethin e Shkodrës.

E shtrirë buzë lumit Buna rreth 20 km në afërsi të qytetit të Shkodrës, komuna e Dajçit, e njohur si një ndër zonat më të izoluara gjatë regjimit monist për shkak të afërsisë me kufirin me ish-Jugosllavinë, sot mbart nivelin më të lartë të emigracionit në shkallë vëndi. Braktisja masive e kësaj zone, kryesisht nga moshat e reja, nisi që në fillim të viteve 90-të dhe vazhdoi pa ndërprerje e nxitur nga papunësia, kushtet e vështira të jetesës dhe mungesa e perspektivës. Sipas nënkryetarit të kësaj komune, Endrin Gjeka, gati gjysma e të rinjve kanë emigruar dhe pjesa më e madhe e tyre gjëndet në Pistoja të Italisë, ku kanë krijuar një komunitet, që mban lidhje të forta me vëndlindjen: "Më tepër se gjithçka në këtë zonë ka emigracion. Kontributi i tyre është puna nëpër rrugë dhe gjithçka, që është ndërtuar këtu, është si rezultat i investimit të tyre."

Dëshira për t'u rikthyer mbetet

Shumë do të ktheheshin një ditë

Emigrantët në fshatrat e Dajçit kanë ndërtuar një numër të madh vilash disa katëshe, ndërkohë që herë pas here në bashkëpunim edhe me komunën mbledhin fonde për të përmirësuar infrastrukturën e fshatrave të tyre. Shumë nga këto thonë se investojnë në vëndlindje, pasi dëshirojnë që një ditë të rikthehen: "Ne vazhdojmë me kenë në kontakt me komunën. Me fondet e tona kemi shtruar rrugët, kemi bërë pastrimin e mbeturinave dhe shumë punë të tjera në shërbim të fshatit."

"Si emigrantë ne kemi kontribuar dhe vazhdojmë të kontribojmë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore të fshatit Dajç."

"Jam emigrant, që rri në Itali me gjithjë familje dhe po shoh shumë ndryshime në komunën e Dajçit nga investimet tona. Kemi dëshirë që të kthehemi përsëri në vëndlindje, pasi shohim se ka mjaft ndryshime."

Emigracion burimi kryesor i jetesës për gati 40% te familjeve fshatare

 Midis së vjetrës dhe të resë

Duke tërhequr mendimin e emigrantëve dhe të komunitetit të zonës, komuna e Dajçit në bashkëpunim me "Intercoorparation", një program ky që vepron në 8 njësi vendore të qarkut të Shkodrës, ka ngritur një qëndër informimi në këtë zonë. Kjo qëndër pritet t'u krijojë lehtësi emigrantëve, që në rrugë elektronike të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm, që gjëndet pranë komunës, gjë që do të forcojë lidhjet e emigrantëve me vëndlindjen, thotë Liza Prendi, përfaqësuesja e këtij programi në komunën e Dajçit: "Kjo zyrë u ndërtua si rezultat i nevojës së shërbimeve ndaj qytetarëve, por në veçanti do t'i vlejë emigrantëve, duke i ofruar atyre çfarëdo nevoje, që ato kanë " .

Sipas një studimi të realizuar me mbështetjen e programit të zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, UNDP, rreth 40% e familjejeve në zonën rurale të qarkut të Shkodrës, kanë të paktën një pjesëtar të tyre në emigracion të përhershëm, ose sezonal. Të ardhurat nga ky emigracion mbeten burimi kryesor i jetesës për shumicën e familjeve fshatare, 80% e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike.

Autor: Leka Plani

Redaktoi: Angjelina Verbica

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MINISTRI BUJA PRITI NXËNËS DHE MËSIMDHËNËS SHQIPTARË NGA SUEDIA (04.18.2011)
BINJAKËZIMI I SHKOLLËS SHQIPE "NAIM FRASHËRI" E WORCESTER, MASSACHUSETTS - SHBA DHE "SKËNDERBEG PARMA" E PARMËS SË ITALISËNga ARTUR VREKAJ (04.18.2011)
REVY E MODËS ME VESHJE KOMBËTARE SHQIPTARE NË SKANDINAVI ORGANIZUAR NGA QKSH "MIGJENI" NË BORÃ…S TË SUEDISËNga SOKOL DEMAKU (04.18.2011)
HAPJA E NJË SHKOLLE TË RE NË BRONXNga MIMOZA DAJÇI (04.16.2011)
INICIATIVË QYTETARE E EMIGRANTËVE SHQIPTARË NË GREQI (04.15.2011)
ALBAN DACI FLET PËR RADION "ZËRI I MITROVICËS" (04.14.2011)
ORA SHQIPTARE - PROGRAMI MË I VJETËR RADIOFONIK I SHQIPTARO-AMERIKANËVE TË WORCESTER, MASSACHUSETTSNga ARTUR VREKAJ (04.12.2011)
MËSUESIT E GJUHËS SHQIPE NË GREQI (04.12.2011)
NJË GRAMATIKË E MËRGIMIT - NË DY GJUHË TË HUAJAEse nga ADRIAN KYÇYKU (04.11.2011)
GAZETA ILLYRIA JU FTON NË FESTËN E 20 VJETORIT (04.10.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]