VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË BEOGRAD JETOJNË 1 492 SHQIPTARË!?

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 01:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NË BEOGRAD JETOJNË 1 492 SHQIPTARË!?
E Shtunë, 11.26.2011, 03:37pm (GMT+1)

Beograd, 26 nëntor - Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, jetojnë shumë shqiptarë të cilë janë vendosur aty kryesisht nga Kosova, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore. Numri i tyre është i paqartë. Autoritetet e qytetit thonë se ka 1 492 shqiptarë.

Lekë Gjokaj është student i mjekësisë në Universitetin e Beogradit dhe dëshiron të vazhdojë traditën e familjes. Ai tha për SETimes se të jesh shqiptar në Beograd nuk është sfidë.

"Prindërit e mi punojnë si doktorë në Beograd. Megjithëse origjina jonë është nga Peja, kam qenë atje vetëm pak herë dhe ndihem më shumë në shtëpi në Beograd. Këtu kam familjen dhe miqtë", tha Gjokaj. "Këtu kemi historinë dhe jetën tonë".

Universiteti i Beogradit ka një departament të gjuhës shqipe, një nga më të vjetrit në botë, të themeluar më 1925. Që nga ajo kohë është zhvilluar dhe zgjeruar. Tani ka 50 studentë që studiojnë shqip dhe rreth 15 studentë të rinj regjistrohen çdo vit.

Ndihmësja e departamentit, Merima Kryeziu, një shqiptare e lindur në Beograd, tha për SETimes se ka interes në rritje për programin e tyre. Shumica e studentëve janë serbë.

"Një numër në rritje të rinjsh shohin një të ardhme në mësimin e kësaj gjuhe dhe një mundësi për të fituar mirë prej saj. Studentët që diplomohen në departamentin tonë kanë një mundësi të mirë punësimi në institucione shtetërore, si ushtri, polici, parlament, gjykata, në vetë fakultetin... e deri në OJQ të ndryshme", tha ajo.

Familja e Shqipe Sylejmanit, me origjinë nga Tetova, u transferua në Beograd në vitet 1980 për shkak se prindërit e saj punonin për qeverinë ish-federale të Jugosllavisë.

"Për mua problemet politike nuk ishin të rëndësishme; nuk kanë luajtur kurrë ndonjë rol në jetën time, por sigurisht ndikimet mund të ndiheshin gjatë viteve 1990, kur në fuqi ishte Millosheviqi. Ishte e vështirë, sepse njerëzit e shihnin familjen time si armikun që nuk duhet të jetonte këtu", tha ajo. "Gjatë kohës së Millosheviqit disa persona u përpoqën të na detyronin të largoheshim, por nuk patën sukses dhe nuk shoh asnjë arsye të largohem tani pasi kemi qëndruar këtu edhe në periudhën më të vështirë", transmeton portali Telegrafi shkrimin e SETimes.

Problemet politike mund të bëjnë që disa komunitete të harrohen, megjithëse ato mund të jenë një urë mirëkuptimi, thotë për SETimes komentuesi politik me qendër në Prishtinë, Fatlum Sadiku.

"Ndryshimet politike mes Kosovës dhe Serbisë kanë një ndikim negativ në jetën tonë. Në Beograd, disa mund t'i shohin ata si tradhtarë ose diçka tjetër, thjesht sepse janë shqiptarë. Por, kjo do të ishte e vërtetë edhe për Prishtinën, ku të tjerët i quajnë ata tradhtarë sepse qëndruan në Beograd kur ishim në luftë", tha Sadiku. /Telegrafi/

(http://www.koha.net)

www.voal-onlines.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHËNIME UDHËTIMI NGA ITALIANga ÇELIK PETRITI (11.24.2011)
PRESIDENTI NAPOLITANO: "FËMIJËT E EMIGRANTËVE, NËNSHTETAS ITALIANË" (11.23.2011)
Bisedë me artistin e mirënjohur z.Robert Aliaj Dragot KISHA FRIKË NGA ËNDËRRAT E MIA...Bisedoi KEZE KOZETA ZYLO (11.22.2011)
KRIZA NË EUROZONË ZVOGËLON REMITENCAT NË KOSOVË (11.21.2011)
MERKEL KËRKON ZBARDHJEN E VRASJEVE NGA "VRASËSIT E QEBAPAVE" (11.21.2011)
LIBËR QË PASQYRON NDËRKOMBËTARIZIMIN DHE SENSIBILIZIMIN E ÇËSHTJES SË KOSOVËS NGA MËRGATA SHQIPTARE NË AMERIKËNga MIKEL GOJANI (11.20.2011)
EDHE NJË SHTETAS I KOSOVËS, VIKTIMË E NEONAZISTËVE (11.20.2011)
VAZHDON INTERESIMI I QYTETARËVE TË KOSOVËS PËR EMIGRIM (11.19.2011)
MIRË SE VJEN NË AMERIKË, BILIBILI I KËNGËS, YLLI BAKANga KEZE KOZETA ZYLO, "Prishtina Press" (11.19.2011)
Kongresi Shqiptaro-Amerikan pandan me atë "American Jewish Congress"MOBILIZIMI I DIASPORËS ÇËSHTJE OPORTUNITETINga AGIM VUNIQI, Farming (11.18.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]