VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KAMPE REFUGJATËSH, PROCEDURA TË GJATA AZILIMI

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 08:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
KAMPE REFUGJATËSH, PROCEDURA TË GJATA AZILIMI
E Premte, 12.16.2011, 04:30pm (GMT+1)

Çdo ditë njerëzit mësyjnë Evropën në kërkim të një të ardhmeje më të mirë. Por përtej kufirit, si në verilindje të Greqisë, nuk të pret parajsa. Ndihmë do të japë, EASO, zyra e re e BE-së për azilimin.

Përmes dritareve të vogla sheh njerëz të dëshpëruar, që jetojnë ngjeshur në dhoma shumë të vogla. Në kampet e refugjatëve të stërmbushura përgjatë kufirit greko-turk sundojnë kushte të padurueshme higjienike. Nuk ka ujë të ngrohtë, as ngrohje, nuk ka dhoma të veçanta për burrat dhe gratë. Këtyre u shtohen edhe procedurat e ngadalta, thuajse të pasuksesshme të azilit. Në një konferencë të Akademisë Evropiane të së Drejtës. (ERA). për ligjin e migracionit të BE-së Loukia Kotróni nga Ministria e Jashtme greke numëron ankesat: "Ne nuk kemi trajtuar akoma shumë raste të prapambetura. Ka patur mungesë personeli në shumë vende. Ka patur një problem shumë të madh me kampet e refugjatëve, për shkak se nuk kishim vende të mjaftueshme. Dhe në qoftë se nuk i mban njerëzit, ata zhduken dhe nuk mund t'i kthesh. Dhe kështu nuk marrin fund ecejaket."

Migracion masiv - sistem i mangët azilimi

Podium i konferencës të Akademisë Evropiane të së Drejtës

Sepse megjithëse prej rreth 20 vjetësh është rritur fluksi i refugjatëve drejt Greqisë, që ose qëndrojnë, ose shkojnë në një vend tjetër, sistemi i azilit nuk ështe reformuar. Në vitin 2010 qeveria greke nisi një plan veprimi, shpjegon Loukia Kotroni: "Është fjala për reformimin e procedurës së azilit dhe për krijimin e një autoriteti të ri për azilimin. Bëhet fjalë për një proces selektimi për të gjithë të ardhurit ilegalisht. Kjo ka të bëjë me përmirësimin e kampeve dhetë shërbimeve, që u ofrohen azilkërkuesve dhe njerëzve të tjerë. Eshtë fjala për kampe të tjera refugjatësh. Dhe për futjen e një politike të zgjeruar të riatdhesimit."

Greqia ka marrë mbështetje nga European Asylum Support Office, shkurt EASO. Kjo zyrë, me qendër në Maltë, duhet të forcojë bashkëpunimin midis vendeve anëtare të BE-së për çështjet e azilit, duhet të ndihmojë shtetet, sistemi i azilit dhe i pritjes të të cilëve është i mbingarkuar. Claus Folden i EASO sheh suksese në politikën greke të azilit: "Kjo ka të bëjë sigurisht edhe me faktin se ne kemi dërguar deri tani atje 13 ekipe për mbështetje. Kanë ndodhur shumë gjëra. Për të dhënë një shembull konkret: Në instancën e dytë ka patur vetëm disa komisione ankesash. Tani ka dhjetë. Dhe në fillim të vitit të ardhshëm do të jenë 20. Dhe kjo është mbështetur për shembull nga gjyqtarët nga Austria."

EASO motor i politikës së përbashkët evropiane të azilimit

Folden është përgjegjës për ekipet e mbështetjes për azilimin, që do të dërgohen, në bazë të kërkesës, në vendet e prekura BE-së. EASO do të ndihmojë në futjen e sistemit të përbashkët evropian të azilit. Kjo zyrë mbledh informacion për procedurat e azilit në vendet e BE dhe mbështet shkëmbimin e përvojave të praktikave më të mira. Ai gjithashtu mbledh të dhëna për vendet e origjinës, nga ku vijnë refugjatët, për të parë, nëse kthimi do të ishte i mundur.

Evropa do ta përballojë së bashku emigracionin

Në një raport vjetor EASO duhet përmbledhë gjendjen e azilimit në Evropë, por edhe manuale dhe udhëzues, që ndihmojnë për të krijuar instrumentet evropiane për azilimin.

Zyra analizon trajtimin e rasteve emergjente dhe mbërritjet e grupeve të mëdha të azilkërkuesve. Sepse imazhet e kampeve të stërmbushura të refugjatëve nuk janë të njohura vetëm nga rajoni veri-lindor grek Evros, por edhe nga Italia, Malta dhe rajone të tjera të Evropës Jugore. Claus Folden i EASO thotë: "Sistemi i përbashkët europian i azilimit mund të përbëhet vetëm një përzierje e legjislacionit përkatës nga njëra anë dhe e bashkëpunimit shumë praktik në mes të shteteve anëtare në anën tjetër."

Greqia ka bërë përparime dhe falë EASO, thotë Loukía Kotróni: "Situata është më e mirë se më parë. Ekziston procedura e ankesës në sistemin e azilit. Ne kemi përmirësuar kushtet e pranimit, sidomos në rajonin Evros, edhe pse ka ende për të bërë. Sepse 300-400 njerëz vijnë çdo ditë në këtë rajon. Ne kemi bërë përparime edhe përsa i përket riatdhesimit. Por ky është një përparim në fusha të caktuara. Çdo ditë duhet bërë diçka tjetër."

EASO në të ardhmen do të ketë mundësi të jetë aktiv jashtë BE-së, thotë Claus Folden: "Një shembull mund të jetë, që ne të ndihmojmë vendet e Afrikës Veriore për të zhvilluar sistemin e tyre të azilit dhe për të rritur nivelin e mbrojtjes, duke shfrytëzuar përsëri ekspertizën e shteteve anëtare."

Maria Jesus Herrera e IOM-it

Renditje e gabuar?

EASO do të bashkëpunojë edhe me organizata të tjera përfshirë edhe Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Për zyrën e IOM-it në Madrid punon María Jesús Herrera. "Në vitet e ardhshme synimi do të jetë të realizohet një politikë e përbashkët emigracioni dhe azili. Ne pra konstatojmë se zyra, që ndër të tjera është përgjegjëse për zbatimin e politikës së përbashkët të azilit, është krijuar para se të ishte futur vetë sistemi i azilit. "

Autor: Daphne Grathwohl/Angjelina Verbica

Redaktoi: Mimoza Kelmendi

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CRÉPEAU: MBROJTJE PËR EMIGRANTËT SHQIPTARË POR EDHE ATA TË HUAJ NË SHQIPËRI (12.16.2011)
Nga 96 azilkërkues në muajin nëntor, deri në mesin e dhjetorit janë evidentuar vetëm 5 rasteMALMSTROM: SHQIPËRIA, ULJE TË NDJESHME TË AZILKËRKUESVE  (12.15.2011)
"DUAM TË SHKOJMË NË STAMBOLL" - GREKËT EMIGROJNË NË TURQI (12.15.2011)
PROMOVOHET LIBRI "11 MINUTA PARA ORËS '11 OSE MIRAZHI I SUKSESIT TË LDKsë" I AUTORIT SHEFQET DIBRANI (12.15.2011)
E QETË DHE E PËRMALLUR - FJORALBA TURKU PREZANTON ALBUMIN E SAJ TË DYTË NË MYNIH (12.14.2011)
"JETA LARG VENDLINDJES ËSHTË E VËSHTIRË, POR KUR NJERIU PËRSHTATET, TË BËHET EDHE E BUKUR" (12.14.2011)
TERRORIZMI I KRAHUT TË DJATHTË NGA PERSPEKTIVA E EMIGRANTËVE NË GJERMANI (12.10.2011)
Manifestim kantonal (27 nëntor 2011) në Lozanë:ORGANIZIM MADHËSHTOR NË LOZANË PËR NDER TË DITËS SË FLAMURITFotot: LULI IMERI, Përgatiti. ISNI IDRIZI (12.08.2011)
Manifestimi kantonal (27 nëntor 2011) në Lozanë:PROGRAMI I PËRBASHKËT SHKOLLOR PËR NDER TË DITËS SË FLAMURITFotot: LULI IMERI, Përgatiti: ISNI IDRIZI (12.08.2011)
SHQIPTARËT E MASAÇUSETSIT FESTUAN ME MADHËSHTI 99 VJETORIN E PAVARËSISË KOMBËTARENga ARDIAN MURRAJ, Boston, SHBA (12.05.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]