VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Nga 96 azilkërkues në muajin nëntor, deri në mesin e dhjetorit janë evidentuar vetëm 5 rasteMALMSTROM: SHQIPËRIA, ULJE TË NDJESHME TË AZILKËRKUESVE 

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 07:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

Nga 96 azilkërkues në muajin nëntor, deri në mesin e dhjetorit janë evidentuar vetëm 5 raste

MALMSTROM: SHQIPËRIA, ULJE TË NDJESHME TË AZILKËRKUESVE 


E Enjte, 12.15.2011, 04:55pm (GMT+1)


Shqipëria ka arritur të shënojë një ulje të konsiderueshme të azilkërkuesve për muajin dhjetor. Autoritetet belge kanë konfirmuar, se nga 352 azilkërkues në tetor, ky numër është ulur në 96 në nëntor deri në 5 azilkërkues në mes të dhjetorit. Duke vlerësuar uljen e azilkërkuesve, Komisionerja Malmström ka konfirmuar se, kjo u arrit në sajë të masave të marra. "Nuk i kam të gjitha shifrat në kokë. Ne jemi duke monitoruar situatën nga afër dhe po përpilojmë raporte mbi bazën e asaj që konstatojmë në terren, si dhe informacionet që vijnë nga çdo vend. Është e vërtetë që autoritetet belge kanë komunikuar që së fundmi ka një rënie të azilkërkuesve, një sinjal i mirë ky, pasi është rezultat i një procesi të tërë. Ky është qëllimi ynë, të punojmë me vendet përkatëse dhe të shohim, se si mund të luftojmë abuzimet dhe kërkesat e azilit të pabaza", tha Komisionerja Malmström. Rivendosja e përkohshme e regjimit të vizave në rast abuzimi nga shtetet që përfitojnë nga lëvizje e lirë në zonën Shengen, ka qenë në qendër të takimit të ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian. Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian kanë arritur konsensus mbi mekanizmin e rivendosjes së përkohshme të vizave, por vendimi përfundimtar do të merret në konsultim me Parlamentin Evropian, që është kundër kriterit të përqindjes së azilkërkuesve për pezullimin e lëvizjes së lirë. "Është e rëndësishme, që ne të kemi kritere konkrete në rastin që mund të vendoset rivendosja e përkohshme e regjimit të vizave, në mënyrë që të evitojmë vendime arbitrare. Ka patur qëndrime të ndryshme nga shtete anëtare mbi këtë, por sot arritëm një kompromis, që shtetet anëtare do ta diskutojnë me Parlamentin Evropian. Parlamenti do që të sigurohet se nuk do të ketë abuzime dhe se këto kritere nuk do të përdoren për motive të tjera. Presidenca daneze do të negociojë për këtë me Parlamentin dhe kam besim, se do të arrijmë një marrëveshje. Por edhe Parlamenti e kupton, se nëse ne duam që t'ia shtrijmë mundësinë e heqjes së vizave vendeve të tjera, ne na nevojitet një mekanizëm i tillë për të ruajtur kredibilitetin e sistemit", u shpreh Komisionerja Malmström. Komisionerja Cecilia Malmström, ka konfirmuar se vendimi përfundimtar për rivendosjen e përkohshme të vizave për vendet që abuzojnë me lëvizjen e lirë do të merret gjatë presidencës daneze.

(http://www.rilindjademokratike.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"DUAM TË SHKOJMË NË STAMBOLL" - GREKËT EMIGROJNË NË TURQI (12.15.2011)
PROMOVOHET LIBRI "11 MINUTA PARA ORËS '11 OSE MIRAZHI I SUKSESIT TË LDKsë" I AUTORIT SHEFQET DIBRANI (12.15.2011)
E QETË DHE E PËRMALLUR - FJORALBA TURKU PREZANTON ALBUMIN E SAJ TË DYTË NË MYNIH (12.14.2011)
"JETA LARG VENDLINDJES ËSHTË E VËSHTIRË, POR KUR NJERIU PËRSHTATET, TË BËHET EDHE E BUKUR" (12.14.2011)
TERRORIZMI I KRAHUT TË DJATHTË NGA PERSPEKTIVA E EMIGRANTËVE NË GJERMANI (12.10.2011)
Manifestim kantonal (27 nëntor 2011) në Lozanë:ORGANIZIM MADHËSHTOR NË LOZANË PËR NDER TË DITËS SË FLAMURITFotot: LULI IMERI, Përgatiti. ISNI IDRIZI (12.08.2011)
Manifestimi kantonal (27 nëntor 2011) në Lozanë:PROGRAMI I PËRBASHKËT SHKOLLOR PËR NDER TË DITËS SË FLAMURITFotot: LULI IMERI, Përgatiti: ISNI IDRIZI (12.08.2011)
SHQIPTARËT E MASAÇUSETSIT FESTUAN ME MADHËSHTI 99 VJETORIN E PAVARËSISË KOMBËTARENga ARDIAN MURRAJ, Boston, SHBA (12.05.2011)
GJERMANIA - MUNDËSI TË ARTA PËR MJEKËT E RINJ SHQIPTARË (12.05.2011)
PARATË E EMIGRANTËVE - REMITANCAT SI FAKTOR EKONOMIK (12.04.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]