E Premte, 05.17.2024, 10:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
"BLUE CARD" PËR TË HUAJT ME KUALIFIKIM TË LARTË
E Djelë, 03.04.2012, 09:09am (GMT+1)

Gjermanisë i mungojnë mjekët

Gjermanisë i mungojnë inxhinierë, mjekë dhe informaticienë. Për të joshur ardhjen e tyre nga vende të tjera qeveria gjermane do të lehtësojë rrugën e ardhjes dhe qëndrimit të tyre në Gjermani

Ajo që në SHBA quhet "Green Card", është për Evropën "Blue Card". Direktivat e Brukselit për specialistët me kualifikim të lartë, të formuluara në vitin 2009, kërkojnë t`i ofrojnë specialistëve nga vendet jashtë BE-së të drejta të njëjta qëndrimi. Qeveria gjermane i ka dhënë vetes tre vjet kohë, për zbatimin e këtyre direktivave dhe futjen e "Kartës blu të BE-së", siç quhet ky dokument në gjermanishten e autoriteteve. Kjo edhe sepse Gjermania vazhdon të mos jetë vend migracioni.

Por, kërkush nuk mund t´i mbyllë sytë para fakteve demografike. Gjermanisë do i mungojnë deri në vitin 2030 gjashtë milionë krah pune, bëjnë të ditur prognozat e reja të Agjencisë Federale të punës. Një tkurrje e tillë drastike e potencialit të krahut të punës frenon zhvillimin dhe dinamikën inovative, paralajmëron Klaus Zimmermann, drejtor i Institutit për të ardhmen dhe punën. "Ulja e numrit të popullsisë deri në vitin 2030 në 77 milionë dhe deri në vitin 2060 në 65 milionë, rrezikon bazën financiare të sigurimit tonë social."

Tregu i punës i izoluar

Pengesa më e madhe për tu bërë pjesë e tregut gjerman të punës kanë qenë deri tani të ardhurat që duhet të tregojë një migrant që vjen nga shtetet që nuk janë anëtarë të BE-së. Kufiri i të ardhurave është të paktën 66 mijë euro në vit. Kjo shumë është parë si shumë e lartë, thuhet nga ekonomia dhe në Lidhjen e sindikatave gjermane. Në bazë të këtyre ligjeve aktuale vetëm 150 vetë kanë marrë të drejtën e qëndrimit në vit.

Kjo duhet ndryshuar tani. Me ligjin për zbatimin e direktivave të BE-së për specialistët shumë të kualifikuar Gjermania filloi të enjten e fundit (01.03.2012) debatet e para në parlament. Qeveria federale do të ulë kufirin minimal të të ardhurave. Kush kërkon të marrë një "Blue Card" duhet të ketë mbaruar një shkollë të lartë dhe të tregojë që merr të paktën 44 mijë euro në vit. Në këtë mënyrë ai merr lejen e qendrimit dhe pas tre vitesh punë një leje qëndrimi pa kufizime kohore. Kur merr 48 mijë euro në vit, merr menjëherë lejeqendrimin e përhershëm. Bashkëshortët duhet të kërkojnë menjëherë punë dhe nuk kanë nevojë të dëshmojnë njohuritë e gjuhës. Për mjekët, inxhinjerët dhe teknikët, për të cilët ka shumë nevojë, kufiri i të ardhurave do të ulet në rreh 35 mijë euro.

Studentët dhe specialistët duhet të mbesin në Gjermani

Për të mbajtur në Gjermani ata që mbarojnë shkollën këtu, ofrohet "Blue Card". Vitin e parë pas përfundimit të studimeve ata mund të vazhdojnë të punojnë në punën që kanë pasur gjatë studimeve. Nëse pas një viti ata gjejnë një punë e cila i përgjigjet kualifikimit universitar, atëherë pas dy vitesh marrin lejeqëndrimin pa kufizim në Gjermani. Kjo vlen edhe për ata që bëjnë shkollim profesional. (dw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MANIFESTIM SHKOLLOR PËR NDER TË 17 SHKURTIT DHE 7 MARSIT (02.28.2012)
PORTRETI I PIANISTES DORINA PORODINI (02.26.2012)
NËNA E TETË FËMIJËVE FIKRIE PLAVA (02.26.2012)
PATËR MARJAN LORENCI, PRIFTI I MISIONIT KATOLIK NË SHTUTGART (02.15.2012)
KUR DIKUSH E TEPRON, NUK MUND TË â€œGJËMOJ”SHUMË, NDËRKAQ KARAKTERISTIKË E IMJA ËSHTË SINQERITETI, RESPEKTI DHE SAKTËSIA-thotë mësuesi, përkthyesi, shkrimtari dhe publicisti në mërgim Fetah Bahtiri Nga SOKOL DEMAKU (02.13.2012)
KËTO DITË DOLI NGA SHTYPI EDHE NJË FJALOR I DOBISHËM, ZBAVITËS DHE ME NJË PËRDORIM TË THJESHTË ME AUTOR SADULLAH ZENDELI-DAJANga SOKOL DEMAKU (02.11.2012)
SI MUND TË PËRFITOJNË SHËRBIMET SHËNDETËSORE EMIGRANTËT E KTHYER NË SHQIPËRI (02.09.2012)
U MBAJT KUVENDI MBI REVISTËN "JETA ARBËRESHE" (02.08.2012)
"ATY KU KA DASHURI, NUK KA VEND PËR URREJTJE" (02.07.2012)
GREQI, I BURGOSURI SHQIPTAR: NGA DJE PA UJË E USHQIM (02.06.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]