VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - OLEN ÇESARI - SHQIPTAR, EUROPIAN, ARTIST

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 04:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
OLEN ÇESARI - SHQIPTAR, EUROPIAN, ARTIST

E Martë, 08.21.2012, 10:34am (GMT+1)




Violinisti me famë botërore Olen Çesari së bashku me bandën e tij muzikore multinacionale "International Clandestine Orchestra" zhvilloi një tur koncertesh në sheshe të ndryshme të qyteteve në Shqipëri.

I mbështetur nga Delegacioni i Komisionit Europian në Shqipëri, Çezari kishte zgjedhur një repertor jo vetëm me kryeveprat e muzikës klasike, por dhe bluz, soul, xhaz, rrok e pop. Kredoja e koncerteve të tij ishte se muzika "rrëzon" muret e kufijve mes vendeve të ndryshme. Skena e koncerteve të Olen Çesari & International Clandestine Orchestra u ngrit në sheshe të hapura të qyteteve për të tërhequr sa më shumë spektatorë.

Kredoja mirëpritet nga publiku

Fryma europiane është në thelb të të gjithë angazhimit tonë gjatë këtij turi që nëpër Shqipëri, thotë Olen Çesari. "Gjëja e parë që synojmë është të krijojmë një atmosferë festive. Gjëja e dytë lidhet me faktin se koha e koncerteve përkonte me pikun e ardhjes me pushime të shqiptarëve që kanë emigruar apo dhe e turistëve të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion. Si një moment i përshtatshëm për të dhënë mesazhin tonë me një koncert me pjesë muzikore të njohura nga Europa dhe nga bota".

Kredoja e "rrëzimit" të mureve të kufijve mes vendeve e Olen Çesari & International Clandestine Orchestra duket një zgjedhje që ngjit tek publiku shqiptar dhe për vetë përbërjen e bandës: instrumentistë nga Peruja, Argjentina, Kuba, nga Afrika e Jugut, Italia dhe Shqipëria. "Ka qenë një gjë shumë e bukur dhe e këndshme. Pashë njerëzit para skenës tonë që përqafoheshin, putheshin, kërcenin... dhe mu duk vetja sikur isha në një shesh të Romës a të Parisit... mu duk njësoj. Kjo më ka lënë një mbresë të fortë. Shikonim rezultatin e asaj që kërkonim të bënim nëpërmjet këtyre koncerteve në shesh të hapur".


Të rinj në në Tiranë

Zigzaget e jetës së Olen Çezarit

Olen Çezari, 37 vjeç, u largua nga Shqipëria në fund të viteve "˜80 në prag të fillimit të ndryshimeve demokratike. Rasti i tij ishte krejt i veçantë. Djaloshi nga Durrësi, u regjistrua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë megjithëse ishte vetëm 10 vjeç. Në moshën 13 vjeçare, moshë në të cilën vërsnikët e tij ende nuk kishin shkuar në shkollën e mesme, ai arriti të diplomohet. Vajtja në Itali në vitin 1989 ishte sipari për studime të thelluara në Romë.

Më pas përfundoi dhe një konservator në Austri, ndërkohë që në SHBA u magjeps nga eksperimentime me rrymat muzikore, duke u afruar shumë me bluz-in, pop-in, rrok-un e xhaz-in, pra, duke e pasuruar edhe më shumë repertorin e tij të muzikës klasike. Kjo multigusto në zhanret muzikore ka forcuar tek ai ndjenjën e të bërit muzikë pa kufij. Edhe albumi i tij i parë është një kolazh me këngë nga disa vende të botës, një përzgjedhje me shije dhe një performancë shumë profesionale që ja kanë rritur famën, jo vetëm në skenat europiane, por dhe vende të tjera të botës.

Oleni thotë se të rinjtë shqiptarë duhet ta shfrytëzojnë lirinë e lëvizjes në hapësirën Shengen të BE. Kjo është një ëndër që me mundime u bë realitet, por çliron dhe shumë energji artistike, shkencore, sportive etj., nga ata të rinj ambiciozë dhe të talentuar të cilët kërkojnë të arsimohen dhe kualifikohen në vende të tjera, thotë ai për Deutsche Welle-n.

"Mendoj se lëvizja e lirë është një nga gjërat më të mira që na ka ndodhur deri më sot. Sepse ishim të bllokuar. Ishim të bllokuar edhe kur filloi demokracia. Nuk lëviznim dot. Kishte një rradhë të paparë për vizat. E mbaj mend psh., që gjyshja ime për të ardhur tek unë në Romë në mënyrë që të bënte një vizitë rrinte me muaj të tërë përballë Ambasadës Italiane në rradhë. Kurse tani i hyp avionit dhe lëviz, pra ndryshimi dhe ndikimi është total. Secili nga lëvizja mëson ose kupton më shumë nga kulturat e të tjerëve. Një gjë normale që deri para dy viteve jo vetëm që ishin jo normale por dhe të pamendueshme".


Tirana

Spektatorë të mrekulluar

Renato një student në Universitetin e Arteve në Tiranë u ndje i mrekulluar nga loja e Olen Çesarit dhe bandës së tij. "Në Shqipëri ka shumë talente, të cilët iu duhet dhënë shansi të përgatiten dhe të provohen në skenat e huaja. Në një vend ku koncertet janë të limituara dhe jeta artistike është e varfër, talentet tulaten e rrudhen". Dorisi, ekonomiste në një bankë private thotë se Olen Çesarin e ka ndjekur më herët në televizion, por shfaqja live në njërin nga lagjet më të populluara të Tiranës kishte për të ngjyra shumë emocionale.

"Më pëlqeu që pjesë e grupit të tij ishin nga vende të ndryshme. Kudo gjen vlera muzikore dhe kjo sinergji pa dallim shtetësie është një mesazh për frymën e tolerancës dhe mirëkuptimit mes popujve".

Në qëndrimin e tij në Shqipëri Olen Çesari përveç realizmit të axhendës programore pati dhe mjaft kontakte me spektatorët, dëgjoi me vëmendje dhe ndau pa drojë me ta emocione e përvoja. "Secili ka një qëllim në jetë dhe duhet të bëjë gjithçka për ta përmbushur atë. Këtë jam përpjekur të transmetoj tek artdashësit dhe miqtë në koncerte. Si një mësim të vyer nga jeta ime".(dw)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RRËFEHET SHKRIMTARJA E NJOHUR RAIMONDA MOISIU: JETA IME MES SHBA, SHQIPËRISË DHE LETËRSISË (08.18.2012)
SHBA: EMIGRANTËT E RINJ TË PALIGJSHËM DHE PROGRAMI PËR TA (08.16.2012)
FUTBOLLISTËVE SHQIPTARË TË ZVICRËS IU KËRKOHET TË KËNDOJNË HIMNIN ZVICERAN (08.15.2012)
MINISTRI I DREJTËSISË: SULMET NDAJ TË HUAJVE NË GREQI PO BËHEN TË RREZIKSHME (08.14.2012)
RRITEN SULMET KUNDËR TË HUAJVE NË GREQI (08.14.2012)
KRIZA I SHTYN EVROPIANOJUGORËT TË VIJNË NË GJERMANI (08.12.2012)
AMNESTY INTERNATIONAL E AKUZON GREQINË PËR RACIZËM (08.10.2012)
MËRGIMTARËT E KOSOVËS DO TË PAGUAJNË EDHE MË TEJ POLICËN E SIGURIMIT (08.10.2012)
VETËVENDOSJE: T'I JEPET FUND INJORIMIT TË DIASPORËS (08.07.2012)
"DITËT E DIASPORËS" BASHKUAN KATËR AUTORË MËRGIMTARË (08.04.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]