Të flasësh e të vlerësosh veten, mendoj se ka një kufi, përtej së cilës është
mendjemadhësia dhe egoizmi!
Jeta, në çdo stinë të saja është e bukur dhe duhet jetuar dhe atëhere kur
mendon se nuk ka më hapsira për ti shkelur! Këtij parimi i jam përmbajtur gjatë
ecurisë së jetës time.
Të qenurit Njeri, ka brenda vetitë, që të jetosh e të punosh si qytetar.
Kur të pyesin, apo dhe kur vetvetja të bënë pyetje, "˜'se si e ndjen veten në
emigrim?'', është shumë të thuash, shumë mirë, të thuash e të shkruash se po përjeton
ditë të lumtura. Gënjen veten dhe opinionin po të pranosh se, tani ke gjetur
një Atdhe si Atdheu që lam pas ikjes prej tij..!
Atdhe ka vetëm një!
Të qenurit "˜'Poet'' nuk është titull, as relikte që blihet, apo shitet.Nuk
them, as kam për ta pranuar se unë jam poet, pasi nuk është dëshira dhe
vullneti im që vendos.
Nuk do dëshëroja një bashkim mekanik të trojeve tona, por një ribashkim
shpirtëror, institucional e demokratik me rrënjë të thella në traditat tona e
duke mos lënë teritore bosh me pikësynime për të populluar zona të tjera për
interesa të çastit e jo perspektive. Shqiptarë janë krenarë për qenien Shqiptarë, mund të them, se ka kohë që Athina
flet shqip, këndon shqip, botohen gazeta në shqip, fëmijët, në pjesën më të
madhe flasin shqip! Në Athinë ka një jetë shumë aktive artistike, letrare e
shoqërore!
Zoti Arqile Gjata, ju jeni i lindur në qytetin e Vlorës.Shqipëri, ju lutem një
vështrim të shkurtër rreth vetes tuaj!
Arqile Gjata:-Është kënaqësi e vlerë të bashkëbisedoj me Ju Zoti Sokol! Ju
falenderoj që po më jepni mundësinë , që nëpërmjet këtij bashkëbisedimi të
shpreh disa çaste jete, dhe pse janë jetuar, ato duhen të rizgjohen.
-Për ata që nuk më njohin...Unë jam Arqile Vasil Gjata, qytetar nga Vlora,
lindur më 24-6-1942 në një nga lagjet më të vjetra të qytetit me emrin
"˜'Vrenes'', më saktësisht në Shenin e Kateqit. Rrjedh nga një familje qytetare
me të kaluar zanatçinj! Dhe gjyshi nga babai dhe xhaxhallarët e nënës time
provuan qysh në vitet 1914 emigrimin. Xhaxhallarëve të nënës time iu kanë
ngelur eshtrat në Amerikë.
Keni ndjekur shkollën shtatëvjeçare dhe të mesmen, më pas Institutin e lartë të
Shkodrës për Gjuhë-letërsi Shqipe...
A.Gjata:-Sigurisht, jam shkolluar në sistemin shtatëvjeçar të asaj kohe, më pas
vazhdova Gjimnazin "˜'Ali Demi'', të cilin nuk e mbarova normalisht, pasi
nevojat ekonomike ishin të atilla, që unë të ndihmoja me punën time familjen, e
cila nuk e përballonte dot jetën në ato vite.Gjimnazin e mbarova vite më vonë
në sistemin pa shkëputje nga puna. Mbas përfundimit të gjimnazit dëshëroja të
studjoja për gjuhë-letërsi në universitetin e Tiranës si student i zakonshëm,
por për fatin tim jo të mirë, pas disa vjetësh më dhanë të drejtën të studjoja
me korespondencë në Institutin e Lartë të Shkodrës, në degën gjuhë-letërsi
shqipe. Këmbëngulja ime për të studjuar për letërsi e gjuhë shqipe ishte e
përligjur,pasi kam ëndëruar(kisha pasion) për letërsinë. Në familjen tonë libri
ishte pjesë e jetës së përditshme, ku vazhdimisht librat e ndryshëm mbushnin
raftet dhe tavolinën ku rrinim ne, fëmijët për të lexuar.
Qysh në vitin 1958 fillova punën fillimisht si nxëns në ekonomi(ndihmës) në
profesionin elektriçist dhe shkallë-shkallë u kualifikova deri në shkallën më
të lartë profesionale në profesionin elektriçist. Kam punuar në disa ndërmarje
në qytetin e Vlorës, 20-të vitet e fundit punova në Uzinën e riparimit të
anijeve luftarake në Pashaliman. Gjatë dekadave të jetës, në çdo kohë kam qenë
njeri punëtor i përkushtuar për profesionin, duke mos lënë mënjanë punën
artëdashëse e letrare në shumë aktivitete të atyre viteve, sidomos puna me
rininë më ka dhënë shumë energji, vizion dhe aftësi organizuese. Ato vite të
jetës time kanë qenë të mbushura me dëshirë e zell për t'u pasuruar me kulturë,
dije e për të lexuar sa më shumë. Kam provuar të shkruaj dhe vargje, artikuj të
ndryshëm dhe reportazhe në gazetën lokale të qytetit të Vlorës, në gazetën
"˜'Zëri i Rinisë''. Ato pak vargje, që më mbetën i kam pasqyruar shumë vite më
vonë kur iu qasa së afërmi artit të të shkruarit pas viteve 1996 e deri më sot!
Çka ju shtyti të emigronit nga Shqipëria dhe çfarë njohurish kishit për shtetin
fqinjë Greqin ju atë kohë?
A.Gjata:-Nuk mund të them se jam i ardhur rishtas në Greqi.Kam afërsisht 18-të
vjet që jetoj e punoj me familjen time në emigrim-Athinë. Erdha jo rastësisht,
por me mendim dhe dëshirë që të "˜'largohesha'' nga një fatkeqësi që na ndodhi!
Pas humbjes së dhëndrit(ata ishin 10-të vet të ikur me varka të ndërtuara vet
për në itali në Qershor të vitit 1991, që nuk u gjend deri më sot dhe nuk ka
akt vdekje.) Për të "˜'harruar'' sado pak dhimbjen e vajzës së madhe u nisëm për
në Athinë me mënyra që na i diktoi koha. Shkalla e njohurive të mia për
historinë, kulturën dhe artin nuk ishte e ulët përsa i përket gjeopolitikës së
saja, kulturës dhe artit të antikitetit Grek. Po kështu kisha njohuri shumë të
mjaftueshme gjeografike dhe ekonomike për shtetin Grek. Natyrisht që e njihja,
jo shumë, por mjaftueshëm i kisha njohuritë rreth letërsisë dhe autorëve Grekë.
Jeni ardhacak në Greqi, si e ndjeni veten në këtë shtet fqinjë?
A.Gjata:-Dihet, që, edhe kur ndërron një vend banim nga një shtëpi në një
shtëpi tjetër jashtë lagjes, do ndjesh vështirësi. Më e madhe është dhimbja,
lodhja, shqetësimi, sidomos kur emigron matanë kufijve që realisht ishin ditë,
javë e muaj shumë të vështira për t'u përshtatur jetës ndryshe...Nuk mund të
them, se erdhëm në parajsë, as në një lumturi të përhershme, por me punë, me
sakrifica, me ndershmëri dhe respekt ndjaj popullit grek mundëm të mbijetonim,
të ndërtonim një jetë me dinjitet, me kulturë e të mira materiale, pa iu
nënshtruar politikisht e shpirtërisht askujt!
Kur të pyesin, apo dhe kur vetvetja të bënë pyetje, "˜'se si e ndjen veten në
emigrim?'', është shumë të thuash, shumë mirë, të thuash e të shkruash se po përjeton
ditë të lumtura. Gënjen veten dhe opinionin po të pranosh se, tani ke gjetur
një Atdhe si Atdheu që lam pas ikjes prej tij..! Atdhe ka vetëm një!
Të qenurit Njeri, ka brenda vetitë, që të jetosh e të punosh si qytetar. Qysh
në muajtë e parë këtu në Athinë pas viteve 90-të rashë në gjurmë dhe në idetë e
bashkëatdhetarëve të mi, disa dhe i njihja qysh në Vlorë.Ishte formësuar një
grupim shoqëror e intelektual, të cilët kërkonin ura dhe forma lidhje midis
emigrantëve. Nga fillimi i vitit 1996 i jam bashkëngjitur të parës Shoqatë të
emigratëve Shqipëtare pas vitit 90-të, asaj me Emrin Shoqata Atdhetare
"˜'Vëllazërimi''. Shoqata "˜'Vëllazërimi'' tashmë është një pjesë e jetës time.
Si shumë të tjerë dhe unë kam dhënë ndihmesën dhe kontributin tim modest gjatë
gjithë këtyre viteve dhe për këtë jam krenar. Shoqata "˜'Vëllazërimi'' ka një
histori të ngjeshur me suksese për punën e saj ndër vite, për ruajtjen dhe
promovimin e vlerave atdhetare, kulturore, të traditave më të mira të popullit
tonë, në veçanti për të ruajtur e mbajtur gjallë gjuhën tonë Shqipe. Unë,
familja ime dhe qindra e qindra emigrantë Shqiptarë janë krenarë për qenien
Shqiptarë, mund të them, se ka kohë që Athina flet shqip, këndon shqip, botohen
gazeta në shqip, fëmijët, në pjesën më të madhe flasin shqip! Në Athinë ka një
jetë shumë aktive artistike, letrare e shoqërore!
Me çka merret sot A.Gjata?
A.Gjata:-Dhe pse në moshë ca të madhe, unë përsëri punoj kur gjej punë në
profesionin tim si elektriçist.Në këto 17-18 vite kam punuar në çdo skaj të
Athinës në profesionin tim. Këto dy vjetët e fundit kohën më të madhe ia
kushtoj punës time modeste krijuese, duke pasur dhe si dëshirë të merem me
organizimin e shumë aktiviteteve letrare e artistike.Nuk mund të mohoj se, mbi
njëqindshkrime të ndryshme me tematikë të larmishme në gazetat që botohen këtu
në Athinë në gjuhën shqipe janë frut vetjak . Jam munduar që krijimtarinë time
letrare mos ta reduktoj vetëm tek mesazhet që mund të përciell, por dhe të
krijoj një realitet individual në fushën krijuese, që sigurisht sot, apo nesër
do më gjykojnë. Dëshëroj të shpreh një të vërtetë, një dukuri timen që
vazhdimisht e kam kultivuar. Më është rrënjosur thellë në ndërgjegjen time
porosia e Anatol Frans se: "˜'Ligji i parë i artit është: në se ke gjë për të thënë,
thuaje dhe mos gënje, në të kundërt hesht.'' Koha është e rreptë me këdo, por
më e rreptë është në fushën krijuese. Them, se fjalët i mer era, e shkruara, e
jetuara vizive mbetet.Por sa vlerë kanë ato çka një individë lë pas? I lumtur
do isha të kujtohesha dhe si një gjethe e veçantë! Si kudo, dhe këtu në
emigracion ndihet një mangësi, një formë jo e natyrshme për ti thënë gjërat.Do
të doja ta bëja pjesë të punës time një mësim, një të vërtetë që ka thënë
Abraham Linkolni, se si duhet të bashkëbisedojmë midis njeri-tjetrit. Kam parë
tek njerëz të veçantë në sjellje vlerësuese me takt, ashtu si thotë A.Linkolni:
"˜'Takt do të thotë ti përshkruash të tjerët në atë mënyrë, ashtu siç e shikojnë
ata veten e tyre.''
Ju jeni aktiv në jetën kulturore të emigrantëve(të Komunitetit) Shqiptarë. Si
është përvoja juaj?
A.Gjata:-Të flasësh e të vlerësosh veten, mendoj se ka një kufi, përtej së
cilës është mendjemadhësia dhe egoizmi! Nga kushdo, të folurit për vetveten
duhet të jetë "˜'memece''. Nuk është në natyrën e karakterit tim të flas për
Unin tim, mjafton të citoj disa vargje nga krijimtaria ime:
"˜'Në shumë vite mblodha një grusht me dritë. E dhurova...e shpërndava, por ende
dritë nuk pashë!''.
Gjithëkush që krijon në letërsi duhet ta dijë mirë një aksiomë që thotë:
"˜'Krijimtaria poetike (letrare) i ngjanë vijës së horizontit, të cilës sa më
shumë i afrohesh, aq më shumë ne (krijuesit) i jemi larg asaj''. Botimet e mia
janë në një periudhë kohore të shkurtër prej vitit 2000 mijë e deri më sot, ato
jan në gjininë e poezisë, të prozës dhe të estetikës letrare. Kam gati për
botim vëllimin e gjashtë me poezi, në se gjej mundësi finaciare për ta
botuar.Vëllimi i fundit të porsa përgatitur ka një tematikë sa të ndryshme e të
shumëllojtë, aq dhe të veçanta në problematika, të cilat kanë individualitet e
pozicionime të qarta estetike e kompozicionale.
Sa për ta ravizuar realitetin që thashë, po paraqes për lexuesin një nga ato
poezi.
NJË DITË FESTE ME TË ÇMENDURIT
Në nderim të kujtesës!
Unë e di...
ku e kanë derën e mendjes të çmendurit.
Ata,
janë kalimtarë të ëndrrave, shtratin e kanë të thyer,
brohorasin,
si epshorë tundin mendjen e tyre!
Nuk janë të dhunshëm,
me kokë poshtë e shikojnë kohën,
janë pa sy,
kujtesën e kanë të ngujuar në nervin e ballit!
Të çmendurit numërojnë kokrrizat e rërës,
nuk ndjejnë uri, as ngopje
festë kanë në çdo orë në mendjen e tyre.
Një ditë
më ftuan...
më gostitën me fjalë çmendurisht të bukura,
nuk ju gënjej, kanë fantazi e trillime reale!
Janë të besueshëm
e kanë njohur botën pa mëkate e dëshira seksuale!
Në kopsht,
aty ku dëfrehen, nuk shajnë
veç përgjërohen për dashurinë.
Në gji,
kanë të palosur një letër
a fotografi të heronjve të tyre.
Qajnë e qajnë deri sa qeshin me veten e të thonë:
-Nuk jemi të çmendur...
Ju të qytetit jeni të sëmurë, vidhni dashuri,
fëlliqni biblioteka e shtëpi publike!
Më dhanë shumë kartolina e letra...
më dhuruan nga një buzëqeshje pa maska!
Dy Nëntor 2012
Çfarë konsideroni si suksesin më të madhdhe si është nga natyra Arqileja?
A.Gjata:-Suksesi më i madh për mua do jetë: "˜'unë të jem deri në fund të jetës
-Njeri!'' e si një Shqiptar dua më shumë Mëmëdhenë, Familjen dhe dinjitetin
tim! Por, jo vetëm kaq, është koha të jemi aktivë e të përkushtuar për çështjet
që janë madhore për jetën në emigracion. Dhe në këtë drejtim, këtu në jetën
intelektuale e krijuese ka një dukuri shumë pozitive dhe të vazhdueshme.Bëhet
jetë e mirëfilltë letrare e kulturore nga shoqatat, nga grupimet me drejtim
letrarë e individë të veçantë. Në këtë kënd vështrim, dhe unë kam një pjesë
modeste të punës time si dhe shumë të tjerë ndër vite. Jam një njeri shumë i
ndjeshëm, sakrifikoj e dua të nderoj më shumë shokun,mikun e të jem pjesë e
atyre që kanë dëshirë e vullnet për ti dhënë komunitetit tonë në emigracion sa
më shumë vlera dhe arritje!
Tham se jeni poet i shquar, nga vjen inspirimi juaj çfarë është tematika në
veprat tuaja?
A.Gjata:-Të qenurit "˜'Poet'' nuk është titull, as relikte që blihet, apo
shitet.Nuk them, as kam për ta pranuar se unë jam poet, pasi nuk është dëshira
dhe vullneti im që vendos. Si shumë e shumë të tjerë, kam dhe unë ca vëllime të
botuara me vjersha. Duke ndjerë peshën e moshës, nga një përvojë jetësore të
përfituar nga koha jam munduar të mos përsërisë të tjerët, jam munduar të kem
një mendim poetik ndryshe , por se sa ia kam aritur qëllimit... veç lexuesi e
koha e di! Sapo kam mbyllur vëllimin e gjashtë me vjersha, kam besim se diçka
do i përciell lexuesit... "˜'Me krahë të hedhur mbi dritën e njohjes/pashë veten
time aq të vogël,/sa një fije kashte.''
Ku mendoni konkretisht që duhet ndryshuar diçka për të mirë?
A.Gjata:-Kur jeton në emigracion, për një intelektual, për një krijues
detyrimet ndaj Komunitetit janë më të mëdha, sidomos në fushën e publicistikës,
të informimit dhe detyrimit që ke ndaj jetës shoqërore për të dhënë maksimumin
e mundshëm. Mundësitë dhe problematika e jetës sot është e atillë që duhet të
veprojmë për të mbrojtur dinjitetin tonë Kombëtar, intelektual, artistik e në
shtrirjen sa më shumë të mësimit të gjuhës shqipe tek fëmijët.Mendoj, se ky dhe
kryesisht vëmendja e Komunitetit Shqiptarë duhet të përqëndruar tek gjetjet e
rrugëve, mundësive dhe bërja realitet mësimi i gjuhës Shqipe nga fëmijët
emigrant, jo vetëm hapjen e disa klasave me kontribut vullentar e me një numër
të kufizuar nxësish, por në rrugë ligjore, të hapen klasa të mirëorganizuar e
të ligjëruar nga Shteti Grek që fëmijët e Komunitetit të mësojnë gjuhën e tyre
amtare si një detyrim ligjor!
Çfarë kushte kanë krijuesit emigrant për krijimtari letrare e poetike?
A.Gjata:Gjithkush krijues duhet të jetë i ndërgjegjshëm se, krijimtaria e
seicilit është vetjake, dhe si e tillë, në kushte të një ekonomie tregu ndaj
pronës tënde krijuese do i përgjigjesh vet, nuk ka detyrim askush të botojë ato
çka ka krijuar dikush. Në këtë këndvështrim dhe këtu në emigracion ndihet shumë
pamundësia finaciare për të botuar. Askush nuk të pengon të shkruash, të
krijosh e të botosh. Kjo ka sjellë dhe një det me botime letrare, ku një pjesë
e madhe, që dallohen si zhurmuese e mediokre e kanë mbushur shtëpitë botuese
dhe tregun e librit artistik.Mendoj se, disa Shtëpi Botuese janë ende shumë
larg për të përzgjedhur botimet e tyre, ato janë kthyer në biznese jo të
ndershme dhe aspak dinjitoze.
Sa jeni ju të kënaqur me punën në shkollat në emigrim për mësimin e gjuhës
Shqipe dhe sa produktiv realisht është mësimi i gjuhës Shqipe nga fëmijët?
A.Gjata:-Stadi i tanishëm i komunitetit Shqiptar në Greqi ka arritur në pika të
përcaktuar mirë, të dallueshme dhe me problematikë të specifikuar.Dhe ajo më e
qënësishmja, më e domosdoshmja është ndërgjegjësimi i tërë shtresës së
intelektualëve, të Shoqatave dhe të vet Shtetit Shqiptar,por në veçanti Shoqata
e Mësuesve (që deri tani ka bërë një punë shumë të lavdërueshme me programe të
hartuara e të miratuara dhe nga Ministria e Arsimit në Shqipëri.) Është detyrë
e kusht i këtyre hallkave që, me punë të mirëorganizuar për ruajtjen dhe
mësimin e gjuhës Shqipe në tër hapsirën ku jetojnë emigrant Shqiptarë të
punohet sistematikisht e të bëjnë realitet që fëmijët e emigrantëve të mësojnë
gjuhën e Nënës. Mendimi im është, që këtij objektivi i duhet një përkushtim dhe
organizim cilësor, jo thjesht për të hapur kurse për mësimin e gjuhës
shqipe...por ka ardhur çasti të bëhen përpjekje të mëdha për çeljen e shkollave
shqipe në vendbanimet me shumicë shqiptare. Por, por, kjo nuk është thjeshtë
çështje vullneti e dëshirash! Ky problem madhor për fatet e mijëra fëmijëve
emigrantë në masën më të madhe varet nga politikat arsimore që shteti e Qeveria
Shqiptare ka vullnet, kapacitete e vendosmëri politike për ta zgjidhur e për ta
çuar realisht në rrugën e realizimit të një nga të drejtat kushtetuese e
ligjore që ia jep Kushtetuta e vendit tonë!
Çka mendoni ju për gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, parë në prizmin
Shqipëri-Kosovë dhe troje të tjera!?
A.Gjata:-Sa për gjendjen politike në Atdheun tim, shpreh indinjatën dhe
revoltën time personale se, klasa politike në Shqipëri është e konsumuar
moralisht, e korruptuar deri në qelizat e saja më të thella dhe më e keqja,
atje nuk ka pavarësi pushtetesh, mbizotëron krimi, jeta në varfëri ekstreme dhe
një kaos në institucionet qeverisëse në të gjitha nivelet.
Nuk do dëshëroja një bashkim mekanik të trojeve tona, por një ribashkim
shpirtëror, institucional e demokratik me rrënjë të thella në traditat tona e
duke mos lënë teritore bosh me pikësynime për të populluar zona të tjera për
interesa të çastit e jo perspektive.
Krahas punës krijuese, si e kaloni kohën e lirë?
A.Gjata: -Jeta, në çdo stinë të saja është e bukur dhe duhet jetuar dhe atëhere
kur mendon se nuk ka më hapsira për ti shkelur! Këtij parimi i jam përmbajtur
gjatë ecurisë së jetës time.Krahas punës pak a shumë sistematike për të lexuar
dhe krijuar kam detyrime familjare, sidomos në përkujdesjen ndaj nipërve e
nbesave e familjes time. Vend të veçantë në jetën e përditshme ka dhe kontaktet
e herëpasherëshme me shokë e miq, por sidomos për të qenë sa më pranë Shoqatës
"˜'Vëllazërimi'', por sidomos takimet e shpeshta me miq e koleg krijues ku
bisedojmë për letërsinë. Ka kohë, që këtu në Athinë është krijuar një shtrat
krijuesish që tashmë njihen për vlerat e tyre letrare në prozë, poezi e në
gjini të tjera si: Myslim Maska, Murat Aliaj, Nase Jani, Novruz Abilekaj,
Grigor Jovani, Stefan Martiko, Alush Avduli, Thanas Boçi, Filip Prifti, Gëzim Strora,
Andrea Petromilo,Luan Xhuli, Leon Leka e të tjer!
Çka ju bënë të lumtur dhe çka ju mundon më shumë në jetë?
A.Gjata:-Të lumtur më bën realiteti i shëndetshëm i familjes time, i fëmijëve
dhe nipër e mbesave, vëllezërve e motrave të mi! Dhe kundërta...ajo që më
mundon...të këthehem në qytetin tim të lindjes e të shijoj deri në çastet e
fundit lindjen dhe perëndimin e diellit, hënën përmbi Karaborun, këngët e
pavdekshme të detit dhe aromën e këngëve popullore vlonjate!
Ju faleminderit!
Zoti Sokol!