VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shqiptarët e Amerikës nderuan Ahtisarin me çmimin "Duart e Shpresës"

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 06:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Shqiptarët e Amerikës nderuan Ahtisarin me çmimin "Duart e Shpresës"
E Shtunë, 09.26.2009, 04:00pm (GMT+1)

 

 

 

Ndërkaq për vepër jetësore KKSHA nderoi fotografin e njohur Fadil Berisha për punën e tij artistike dhe filantropike në promovimin e kulturës shqiptare në mbrëmjen në të cilën morën pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, fituesi i çmimit.

Martti Ahtisaari, duke reflektuar në periudhën e rrumbullaksimit të statusit të Kosovës, nën përkujdesjen e të cilit u zhvilluan negociatat, tha se "˜me pavarësimin e Kosovës u përmirësua një gabim historik.'

"Sot Kosova është shtet i pavarur dhe do të mbetet gjithmonë shtet i pavarur", tha Ahtisaari.

Kryeministri Berisha në përshëndetjen e tij vlerësoi personalitetin e Ahtisaarit, ndërsa për pavarësinë e Kosovës tha se ishte "˜një fitore më e madhe e shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut.'

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu falënderoi Ahisaarin për punën e tij si dhe vendet aleate mbështetëse të fuqishme të pavarësisë dhe shtetit të Kosovës me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë mbrëmje në mesin e qindra pjesëmarrësve ishin edhe ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe të Kosovës, Ilir Meta e Skënder Hyseni, ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, ish negociatori amerikan në bisedimet për Kosovën, Frank Wisner, kongresisti Eliot Engel, zëvendësambasadorja amerikane në OKB, Rosemary DiCarlo, ish kryeadministratori I Kosovës Soren Jesen Petersen, ish ambasadori amerikan, William Walker, etj.

KKSHA deri tash ka nderuar personalitete të njohura me çmimin "Duarët e Shpresës" si ish presidentin Bill Clinton, ish sekretarët amerikanë të Shtetit, James Baker dhe Madeline Albright, ish senatorin Bob Dole, gjeneralin Wesley Klark, etj. (http://www.rtklive.com)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nis procesi i riatdhesimit (09.25.2009)
Pasqyrë shqiptare në ekranin kanadez (09.24.2009)
Mbërrin "Shqiptarët në Itali", libri në shqip dhe italisht i studiuesit Arshi Ruçaj (09.20.2009)
Një ditë në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (09.17.2009)
Franca mbylli 'xhunglën' e emigrantëve (09.17.2009)
BBC: Rënia ekonomike godet emigracionin (09.08.2009)
Doli numri i ri i gazetës Dielli (09.07.2009)
Policia greke qëllon në drejtim të dy emigrantëve shqiptarë, njëri vritet dhe tjetri plagoset (09.07.2009)
Paralajmërohet nënshkrimi i marrëveshjes me disa vende të BE për riatdhesimin e kosovarëve (09.05.2009)
Zhak Barrot: Vende e BE duhet t'ua hapin dyert refugjatëve (09.04.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]