VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FORTESA HOTI NË ROLIN KRYSOR TË FILMIT TRILLER SUEDEZ 'ORION'

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 12:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
FORTESA HOTI NË ROLIN KRYSOR TË FILMIT TRILLER SUEDEZ 'ORION'

E Premte, 09.20.2013, 01:28pm (GMT+1)



Goteborg, 20 shtator -  Shqiptarja nga Kosova, Fortesa Hoti (Anna) luan rolin kryesor në trillerin suedez "Orion", shkruan "Zëri". Ndonëse për publikun suedez tashmë është një figurë e mirënjohur, për publikun shqiptar, në të gjitha trevat ku jetojnë, mbetet ende e njohur vetëm si një nga vajzat mërgimtare, por jo edhe si artiste filmi.

Duket se tashmë është koha më e mirë që ajo të njihet më për së afërmi edhe në vendin ku ka rrënjët e gjakut të saj.

E ku tjetër pos në Drenicë, Prishtinë, Tiranë e më gjerë.

Sot, ajo ka një ndër rolet kryesore në filmin "˜Orion', premiera e të cilit do të jetë më 25 tetor të këtij viti në Suedi. Ky film paraqet një histori dashurie të një të riu me emrin Tonin, dhe i cili është në vitin e fundit të shkollës së mesme.

Por krahas kësaj, Toni është duke kaluar një periudhë të vështirë në jetën e tij. Babai i tij ndodhet në burg, për shkak të dhunës që ka shkaktuar në familje. Në ndërkohë në klasën e tij vjen një nxënëse e re me emrin Ana (Fortesa Hoti), e cila sadopak e bën t'i harrojë problemet që po i përjeton në lidhje me babain e tij.

Mirëpo, kjo qetësi nuk zgjatë shumë, sepse me të liruar babin e tij nga burgut fillojnë të rikthehen problemet.

Filmi është bërë nën regjinë e Elias Kababa; producentë: Johan Pour, Henry Seaman, Thomas Aziz, skenari: John Pour; si dhe Rolet: Philip Berg, Fortesa Hoti, Victor LINNER, Johannes Brost, Jessica Zandén, Dogge Doggelito, Freddy Ã…sblom, Samuel Haus, Erik Johansson, David Boati, Kalled Mustonen, Isabella Löëengrip, Gunvor Pontén, Tommy Sporrong.

Por kush është Fortesa Hoti ? Ajo ka lindur më 6 dhjetor 1988 në Polac të Skenderajt. Aktualisht jeton me prindërit, vëllanë dhe dy motrat në lagjen Angered, që ndodhet në periferi të Goteborgut. Ishte vetëm katër vjeçare kur së bashku me prindërit erdhi ne Suedi. Fortesa vijon studimet për "˜Arti Skenik'.

Fortesa Kjo vajzë e re shqiptare, përmes talentit dhe punës së saj arriti të klasifikohet ndër tre më të mirët, e pastaj fiton të luaj rolin kryesor në serinë televizive "˜Avenyja tjetër', që konsiderohet si një ndër serialet për të rinj më të ndjekur në Suedi.

Në këtë serial, Fortesa luante rolin e Roxana Nilsson-një vajzë problematike, e cila jetonte me nënën e saj narkomane. Problemi i saj ishte se nuk e dinte cili ishte babai i saj. Ky interpretim edhe konsiderohet si një nga rolet e vështira që ka interpretuar Fortesa, duke marrë parasysh se ajo në jetën private dallon shumë nga Roxana, rolin e së cilës pati rastin ta interpretoj.

Kritika suedeze e ka vlerësuar shumë lartë interpretimin e Fortesës në këtë serial të televizionit suedez SVT, me  180 episode të realizuara, shkruan kjo gazetë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHKB 'Sali Çekaj" përkujtoi Deklaratën Kushtetuese të Pavarësisë të KosovësZYRTARIZIMI I DEKLARATËS TË PAVARËSISË - OBLIGIM HISTORIKNga IDRIZ ZEQIRAJ (09.18.2013)
NGA DURRËSI DHURATA PËR FËMIJËT SHQIPTAR NË SUEDIFotoreportazh nga SOKOL DEMAKU (09.15.2013)
EKSPOZITË E SKULPTORIT KRESHNIK XHIKU (09.14.2013)
FATOS BAXHAKU - HISTORI TË VEÇANTA TË SHQIPTARO-AUSTRIAKËVE (09.13.2013)
PËR FYERJE RACISTE NDAJ SHQIPTARES SË KOSOVËS - 6 MUAJ BURG (09.12.2013)
KA NDËRRUAR JETË JAKUP BIÇAKAJ - MËRGIMTARI MË I VJETËR I KËSAJ ANETë moçmit kanë thënë vendi-dheu i huaj është i ftohtëNga XHAFER LECI (09.10.2013)
DHIMITRI ÇIKA - NJË MIKELANXHELO SHQIPTAR NË KISHAT AMERIKANE amerikane (09.06.2013)
INICIATIVA STUDENTORE TASH - URË KOMUNIKIMI KULTUROR SHQIPTARO-GJERMAN (09.06.2013)
DETINA DHE ARGITA - BINJAKET NGA PATOSI NË MAJAT E SHKENCËS BOTËRORE (09.04.2013)
SHBA - KARTË E GJELBËR NË SHKËMBIM TË INVESTIMIT (09.01.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]