VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shoqata "Scanderbeg" në Parma dhe nisja e mësimeve të gjuhës shqipeNga Anila Kadija, Itali

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 08:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

Shoqata "Scanderbeg" në Parma dhe nisja e mësimeve të gjuhës shqipe

Nga Anila Kadija, Itali


E Djelë, 10.25.2009, 10:40am (GMT+1)

 

 

 

U bënë tre vjet që shoqata "Scanderbeg", e krijuar në korrik të 2006, në qytetin e Parmës, në Itali, ka një funksion intelektual, shoqëror dhe familjar, në një kontekst emigracioni, ku komuniteti shqiptar është i dyti në numër në këtë zonë. Janë të shumta iniciativat e marra deri më sot, të cilat orientohen dhe karakterizohen nga mëvetësia organizuese. Gjithmonë në objektivin e sajë ka qenë integrimi dhe valorizimi i familjes shqiptare. "Duke ngjallun interesim në popullsinë e Parmës dhe të rrethit të sajë nëpërmjet njohjes së traditës familjare shqiptare, kulturës kombëtare, artit dhe skencës" thotë me krenari presidenti i shoqatës "SCANDERBEG" zoti Durim Lika.

"Fjalët mund të shkruhen bukur në ç'do statut politik apo shoqëror, konkretizimi është pak më i vështirë, se kërkon energji dhe kohë ti dedikohesh! Ne këtu jemi të gjithë vullnetarë, mundohemi ti japim gjithësecilit diçka tonën shoqatës, se na lidh një ideal, ai të qenit pjesë e atij Kobi të bukur si është Shqipëria" shton avokati Gentian Alimadhi në rrolin e organizatorit të eventeve të shoqatës.

 

 

Aktivitetet

 

Këtu lista e aktiviteteve është e larmishme, duke filluar me festën e përvitshme të 28 nëntorit, ku përpikmërisht organizohet java e kulturës shqiptare. Më 2006 ajo u zhvillua në këtë renditje. Në Pallatin Doganë ekspozita figurative e piktorit shqiptarë Artan Shabani që jeton në Torino, pati një interesim të madh nga vendasit dhe bashkëatdhetarët tanë këtu si dhe një ekspozitë fotografike e Alessandro Dominici, i cili në 2003 me metrazhin e shkurtër të tijin "Pistoleta e fundit" fitoi titullin Tirana Film Festival. Në teatrin e njohur të Parmës "Teatri i dytë" u organizua shfaqja me grupin folklorik "shqiponja" si dhe me balerinët e njohur të baletit klasik që sot debutojnë në Itali vëllezërit Klajdi dhe Erald Selimi. Në bashkëpunim me studentë shqiptarë të kantos në Konservatorin e Parmës, ku Elda me zërin e mrekullueshëm gëzoi atë mbrëmje. Gjithashtu i ftuar ishte edhe komiku i Zeling, Gianpiero Pizzon. Regjia e këtij spetakli të bukur u drejtua nga artisti parmixhan, Robi Bonari. Si gjithmonë ndihma dhe bashkëpunimi i Bashkisë së Parmës është domethënës dhe e ka ndjekur këtë event të rëndësishëm. Po në atë vit fiera e bamirësisë në Langirano, qytezë në rrethin e Parmës, ku shoqata me bangon e sajë të shitjes vuri në dispozicion punime të ndryshme tipike shqiptare dhe fitimet shkuan në fondin e një shkolle për fëmijët me probleme shëndetësore. Përsëritet në 2007 java e kulturës me komente librash shqiptarë dhe mbrëmje në shoqërinë e parodistëve të Vlorës. Në 2008 kryebashkiaku i Parmës Pietro Vignali, me piesmarrjen e tij për herë të parë, bashkë me një grup orientues, shoqëror, të dikasterit të bashkisë së qytetit ku ishte edhe Gabriella Biacchi si gjithmonë krah në komunitetin shqiptarë këtu si dhe Massimo Pinardi një tjetër personazh politik në parma që ndihmojnë dhe besojnë në orientimin dhe idetë e shoqatës sonë si shembull i emigracionit këtu në Itali. Të gjithë nderuan flamurin tonë në atë festë të bukur ku ishte i ftuar edhe këngëtari i mirënjohur popullor Petrit Shehu.

 

Vitin e kaluar

 

Aktivitetet me natyrë shoqërore, krijuese dhe edukuese kanë qënë të larmishme dhe vitin e fundit janë shtuar më shumë falë edhe njohjes më të gjerë të shoqatës nga organet e pushtetit si edhe nga vetë komuniteti shqiptarë këtu. Eshtë rritur besimi dhe pjesmarrja, kjo ka sjell për rrjedhojë organizimin e iniciativave të tjera me sukses. Paraqitja e shkollës së baletit të Tiranës me dy shfaqje të bukura në Medesano. Emocione të një atmosfere tipike tradicionale kostumiste dhe melodike që çoi në këmbë sheshet e zonës së Parmës. 

Pa harruar iniciativat në bashkëpunim me projekte bashkiake të ndryshme të qytetit të Parmës, ku ne kemi qenë gjithmonë prezent. Si paraqitja dhe diskutimi i "Libri jeshil" Një projekt i rëndësishëm, për një themel ku hidhen rrënjët atje ku nuk ekzistojnë flamujt dhe ngjyra e lëkurës. Ndihmë familjeve dhe prindërve të ç'do rrace qofshin ato.

 Një tjetër iniciativë e bukur është bashkëpunomi me shkollat e qytetit, ku bëhet një ballafaqim direkt dhe shkëmbim opinjoni me të rinjtë studentë të shkollave të mesme. Se si e mendojnë ata emigracionin dhe njohja me kulturën shqiptare.

Po ashtu iniciativa e shoqatës italiane "Për luftën kundër tumorit në gji" në bashkëpunim me shoqatat e huaja, që mori emrin "Fjongoja rosë" pati rëndësinë e sajë jetike për gruan emigrante si dhe u shoqërua nga njohja dhe interesimi i drejtpërdrejtë i specialistëve mjekë të spitalit onkologjik të Parmës. Të cilët u vunë në dispozicion, në të gjithë muajin tetor, falas, në ndihmë dhe në kontrollin e kësaj problematike tek gruaja emigrante. Iniciativë e përqafuar me entuziazëm nga shoqata "Scanderbeg" si edhe nga komuniteti shqiptarë këtu.

 

"Gustoja etnike".

 

Nuk mund të harrojmë tanimë të përhershmen iniciativë të suksesshme që zhvillohet në fund të verës "Gustoja etnike". Një ekspozitë kuzhine tipike shqiptare e thurrur edhe me ngjyrat e kuzhinës afrikane dhe asaj vendase. Mbrëmje e këndshme në mes një parku të bukur që quhet Vila.... ku tingujt e muzikës origjinale të vendeve që marrin pjesë në atë mbrëmje kanë si nuancë guston e pjatës tipike me një shije tej mase origjinale.

Nuk duhet të harrojmë skuadrën tonë të futbollit shton investitori Shpendi Ndreu që është edhe sponsor kryesor i sajë. Skuadër e re në moshë por me entuziazëm dhe aftësi luftarake sportive dhe tolerance humane. Shpesh humbim po edhe shpesh fitojmë....është ajo shqiponjë që na ndjek gjithmonë dhe ata jem në fushën e sportit janë antuziastë për këtë.

 

Festa e mrekullueshme e fëmijëve

 

Si të harrojmë fëmijët, festën e mrekullueshme të tyre në çdo 1 qershor. Larmi ngjyrash të një fëmijërie që shikon jetën në dy optika kulturore, atë të origjinës dhe atë të tokës ku po rriten. Zgjedhin në atë lëng jete vlerat më të mira, i përvetësojnë dhe i përfaqësojnë me buzëqeshjen e një kënge apo recitimi. Janë pikërisht fëmijët që sjellin tek ne idetë e ngritjes shoqërore që pa shkollën mund të mbesin një përkufizim ende i pambaruar.

Nisja e mësimeve të gjuhës shqipe

Kështu të shtunën më 24 tetor në Parma, në shkollën private Alfieri, të dhënë nga kisha Corpus Domini, e cila ndihmon vullnetarisht komunitete dhe shoqata shoqërore, fillon nisjen e mësimeve të gjuhës shqipe shkolla e parë shqiptare! Një rezultat i pritur dhe i projektuar në projektin e punës së shoqatës "SCANDERBEG" qysh në fillimet e saja. (http://www.noa.al)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Evropa e Lirë: Pse emigrojnë kosovarët? (10.24.2009)
Arbneshi i Zarës, fshati i shqiptarëve të Kroacisë ku jetohet si në 1400Nga Dr. Musa Ahmeti (10.21.2009)
Vajza shqiptare lufton me grabitësin në banesë, ia dorëzon policisë (10.16.2009)
Të bëhemi njësh për ta mbrojtur dinjitetin e shqiptarit dhe të figurave tona të shquara si Ismail KadareNga Alfred Papuçiu (10.14.2009)
HRW: Qeveria e re greke të ndryshojë trajtimin e emigrantëve (10.13.2009)
Zëri i Amerikës: Reportazh në shtëpinë e vëllezërve Gojçaj në Nju Jork (10.10.2009)
Emin Kadi, shqiptari që drejton revistën amerikane 'Clear" (10.10.2009)
Thilo Sarrazin pengon çdo diskutim për integrimin në Gjermani (10.09.2009)
Mërgimtarit i konfiskohen 113 mijë franga (10.08.2009)
Fitorja e socialistëve në Greqi dhe e ardhmja e emigracionit (10.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]