VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Emin Kadi, shqiptari që drejton revistën amerikane 'Clear"

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 09:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Emin Kadi, shqiptari që drejton revistën amerikane 'Clear"
E Shtunë, 10.10.2009, 05:14pm (GMT+1)



Pak kohë më parë tregut të revistave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu shtua edhe një tjetër, tashmë nën drejtimin e një fotografi të njohur të modes, një djaloshi me origjinë Shqiptare. Revista "Clear", që nxjerr në pah modën më të fundit dhe stilet e veçanta në fusha të ndryshme të artit u themelua nga një fotograf mjaft i talentuar në botën e modës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Emin Kadi, është ai që pas një pune të gjatë ka arritur të realizojë ëndrrën e tij duke sjellë në treg një produkt mjaft të veçantë në llojin e vet. Pasi ka punuar për shumë emra të rëndësishëm të kësaj industrie multi miliona dollarëshe, të tillë si "Vogue", "Elle" etj, fotografi i spikatur, për të cilin kanë pozuar mijëra top modele, vendosi që të ndërmarrë hapin vendimtar, të nxjerrë në treg revistën e tij, dhe bëri mirë sepse që nga ajo kohë, revista "Clear" ka fituar plot 29 çmime ndërkombëtare ndërsa është e para revistë në botë e riciklueshme. Emin Kadi ndërkaq është vlerësuar për talentin e tij në fotografi me çmime si "International Photography Award", "Great Design Show", "Print Mag Award", "PDN Award", "American Photo Awards" etj. I lindur në Detroit të Miçiganit, nga një baba Shqiptar, Emin Kadi nuk e harron asnjëherë këtë fakt të pamohueshëm. E si për të na e vërtetuar këtë, ai vendosi që të japë një intervistë ekskluzive për Gazetën Shqiptare, duke iu prezantuar për herë të parë publikut Shqiptar të cilin ai e vlerëson dhe e do.


1. Emin, çfarë të nxiti që të bëhesh fotograf profesionist? Kur e nise këtë karrierë?

Më nxiti një dhomë e errët në shkollë të mesme. Gjithçka filloi atje. Rashë në dashuri me artet pamore kur në shkollë na mësonin si të gdhendim dhe të realizojmë në dru objekte të ndryshme të veçanta. Pas kesaj, u përfshiva në industrinë e modës duke punuar si model ndërkombëtar për tetë vjet rresht. Aty më lindi dëshira për të punuar me kamerën.

2. A u përballet me vështirësi gjatë kësaj rruge dhe nëse po, si arritët t'i tejkaloni ato?

Sigurisht që ishte e vështirë sepse më parë nuk kisha patur një eksperience të tille. Nisa të bind veten që të merrja kamerën në dorë dhe të fotografoja. Isha me fat kur Eileen Ford pa punët e mija gjatë kohës që kisha shkuar për të aplikuar për një kontratë si model. Kjo më dha forcën për të besuar se isha në rrugën dhe vendin e duhur.


3. Ju keni fotografuar mijëra top modele për revista të famshme mode si Vogue, Elle, etj. Cili është rezultati i gjithë kësaj pune?

Në fund, kam një mori fotografish të jashtëzakonshme. Eshtë kurioziteti për të kuptuar sesa kam arritur me aftësinë time që ta nxis personin që po pozon përpara meje që të duket sa më mirë. Synimi im është që të tregoj një histori unike në mënyrë të bukur nëpërmjet fotografisë.

4. Çfarë duhet të ketë një person për te nisur nje karriere si fotograf?

Të arrijë të dallojë mirë të bukurën. Të jetë estetik, ambicioz dhe të ta realizojë fotografinë ashtu siç e ka imagjinuar. Fotografia është një element mjaft i rëndësishëm i artit dhe më i forti në një botim të caktuar.

5. Ju jeni gjithashtu themelues dhe drejtor i revistës "Clear". Na trego diçka lidhur me këtë emër të ri në tregun Amerikan.

Një ditë teksa fotografoja në Egjipt për një revistë mode Franceze kuptova se përzgjedhja e fotove nga ekipi ishte ajo e duhura, por faqosja dhe dizajni i revistës nuk ishte aspak siç e prisja. Kështu që vendosa të sjell një produkt të ri, një revistë të re.

6. A ka arritur kjo reviste te jete konkurruese mes kaq shume emrave te medhenj qe ekzistojne sot ne SHBA?

Po, besoj se kemi ecur mjaft mire. Ajo qe na ben te dallueshem nga te tjeret eshte hapesira per te publikuar jo vetem publikimet e fundit te modes. Revistave te vjetra klasike qe punojne me stafe te stermedha tashme u ka ikur koha.

7 A eshte Clear nje reviste tipike per moden?

Jo, Clear nxjerr ne pah kreativitetin ne mode, dizajn, art, arkitekture dhe mbi te gjitha luksin.

8. Cfare do te thote per ty qe te jesh Shqiptar?

Gjithmone e kam treguar me krenari nje fakt te tille. Im ate fliste me konsiderate te larte per bukurite natyrore te Shqiperise. Por ai fliste me pasion edhe per perpjekjet e tij te shumta per te mberritur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ai me tregonte gjithmone histori per kete popull te mrekullueshem dhe per familjen qe kishte lene pas.

9. Keni qene ndonje here ne Shqiperi?

Nuk kam qene ne Shqiperi, por kam ne plan ta vizitoj dhe te shkel token e prinderve te mi.

10. Cfare vleresoni me shume te nje Shqiptar?

Miqesine qe arrijne te krijojne ne nje kohe te shkurter. Cdo Shqiptar arrin ta dalloje nje bashkekombas te vetin edhe nese nuk e ka njohur kurre me pare. Ky fakt me ka mahnitur gjithmone.

11. Ju keni fotografuar personalitete te shumta ne Shtetet e Bashkuara. Mund te na permendni disa prej tyre?

Kam punuar me supermodele te shumta, ndersa kam fotografuar emra te tille si Miranda Kerr, Suzanne Dias, Ajuma, May Anderson etj.

12. Jeni marre edhe me shume fushata publicitare dhe reklama. A ju terheq kjo fushe?

Ne fakt me pelqen me shume fusha e modes sesa ajo e reklamave. Reklamat jane nje forme mbytese per artistin, ku duhet te realizosh ate qe te kerkon klienti.
Nje gje e tille vetem sa e kufizon krijueshmerine. Por ka te tjere qe e pelqejne me shume fushaten publicitare.

13. Keni fotografuar ndonje here artiste Shqiptare?

Jo, me sa me kujtohet.

14. Pak dite me pare pashe nje foto tenden me fotografin dhe regjizorin amerikan David LaChapelle.
Ai ka realizuar video per Madonen, Kristika Aguileren etj. Do perfshiheni edhe ju ne boten e video klipeve?

Po, kam ne plan ta perdor talentin tim ne kete fushe. Kam nje projekt ne dore ne te cilin do te interpretoje aktori Dennis Hopper.

15. Keni punuar me shume stiliste mjaft te njohur. Cilet jane disa prej tyre.

Kam punuar shume me Alexander McQueen. Ai me nxit dhe me motivon qe te mendoj gjithmone ne nje menyre 360 grade.
Me veshjet e tij ai tregon gjithmone histori te vecanta. Gjithashtu kam bashkepunuar me Zak Posen, Betsey Johnson, Anna Sui, etj.

16. Gjate viteve '90, modelet ishin mbretereshat e revistave dhe reklamave. Duket se tani vendin e tyre e kane zene aktoret dhe yjet e muzikes.

Mendoj se ne faqet e par ate revistave tashme shfaqen edhe modelet edhe aktoret. Revistat vazhdojne te publikojne fotografite e Kate Moss dhe Milla Jovovich, por cfare mund te besh kur ke artisite te gjithanshem si Kanye West.

17. Cilat jane disa nga planet e tua per te ardhmen?

Kam arritur shume duke punuar me artiste te njohur nderkombetare si Philipe Starck, vellezerit Campana, Stuart Haygarth, Marcel Wandors dhe Murakami. Tashme po punoj me Alexander MeQueen, dhe kam lidhur kontrate bashkepunimi me Pharrell Williams, Vivinne Westwood, Nick Night etj. Po punoj qe "Clear" te shnderrohet edhe ne nje emision televiziv se shpejti.


18. Si e kalon kohen e lire Emin Kadi?

Më pelqen te marr pjese ne evenimente qe kane lidhje me punen qe bej dhe me biznesin qe drejtoj. I dashuroj restorantet dhe kuzhinat e ndryshme. Tani qe nuk punoj me si model, arrij te shijoj ushqime te shumta. Gjithashtu kaloj shume kohe duke luajtur tenis. (http://www.balkanweb.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Thilo Sarrazin pengon çdo diskutim për integrimin në Gjermani (10.09.2009)
Mërgimtarit i konfiskohen 113 mijë franga (10.08.2009)
Fitorja e socialistëve në Greqi dhe e ardhmja e emigracionit (10.08.2009)
Riatdhesimi nuk zvogëlon migrimin (10.06.2009)
Zhduket në rrethana të mistershme në Greqi një 15 vjeçare, emigrante shqiptare (10.04.2009)
Trysni nostalgjikësh me helm të sheqerosurNga Kostaq Xoxa (10.04.2009)
Sipërmarrësit shqiptaro-amerikanë falënderim Berishës që i takoi në Nju Jork (10.03.2009)
Kontributi i diasporës shqiptare nuk matet dot prej apatridëveNga Frank SHKRELI (10.02.2009)
Shkolla shqipe në një ekspozitë fotografishNga Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura - Zvicër (09.27.2009)
Myrtaj, keqkuptim disaorësh me "zakonet" shqiptare (09.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]