VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - STUDENTËT MËSOJNË NË SHTËPINË E REFUGJATËVE

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 12:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
STUDENTËT MËSOJNË NË SHTËPINË E REFUGJATËVE

E Enjte, 05.08.2014, 07:46am (GMT+1)

Gjithnjë e më shumë refugjatë vijnë në Gjermani. Për këtë nuk janë të përgatitur mirë punonjësit socialë. Prandaj një Universitet në Berlin bashkon studentët me azilkërkuesit - në strehimoren e refugjatëve.

Me zemërim pedagogja Nivedita Prasad shikon në posterat e NPD-së (partia nacional-demokrate gjermane, parti radikale e djathtë). "Më mirë paratë për gjyshen se për romët", shkruan në të. Partia ekstremiste e djathtë ka vendosur parullat e saj kudo në shtyllat elektrike nëpër rrugë. Edhe pëgjatë rrugës që përmes lagjes me ndërtesa të mëdha Berlin Hellersdorf të çon në Shtëpinë e Refugjatëve. "E shihni se çfarë klime mbizotëron këtu", shprehet e mërzitur Prasad. Kundër atmosferës armiqësore në këtë pjesë të kryeqytetit duhet të kishte ndërmarrë diçka Universiteti Alice-Salomon. Prandaj, nga vjeshta e kaluar në strehimoren e refugjatëve janë organizuar seminare të ndryshme.

Sipas statistikave të fundit, numri i azilkërkuesve në Gjermani është rritur me rreth 80 për qind nga viti i kaluar. Kjo është veçanërisht një sfidë e madhe për punën sociale. Refugjatët duhet të integrohen më mirë në qytete për të shmangur tensionet sociale. Për këtë, punonjësitë socialë duhet të punojnë së bashku me autoritete të ndryshme gjermane dhe ta njohin ligjin e komplikuar gjerman të azilit dhe të drejtës sociale. Universitetet gjermane tani duan të përgatisin më mirë studentët e tyre. Afërsia e drejtpërdrejtë me azilkërkuesit mund të jetë vetëm e dobishme për ata.

Mësimi nga njëri-tjetri

""Mundësitë dhe kufizimet e punës sociale në kontekstin e politikës restriktive të azilit", quhet seminari që aktualisht Nivedita Prasad mban në shtëpinë e refugjatëve në Berlin. Sigurisht që në kurs janë të mirëpritur edhe banorët. Megjithatë këtë ofertë e shfrytëzojnë vetëm pak prej tyre. "Njerëzit këtu natyrisht që kanë probleme të tjera më të rëndësishme", thotë Prasad. Prandaj, në kuadër të kursit kemi një shkëmbim shumë të gjallë të përvojave. Kjo për faktin se shumë prej studentëve kanë vetë sfondin e migrantit, ata sjellin me vete një shumëllojshmëri të aftësive gjuhësore. Disa prej tyre mund të komunikojnë rrjedhshëm në gjuhën turke, ruse ose arabe me refugjatët.

Në këtë mënyrë dalëngadalë janë krijuar kontakte intensive që janë në të mirë të të gjithëve. "Ne mësojmë këtu shumë gjëra, se si janë kushtet e jetesës dhe të drejtat e refugjatëve", shpjegon Susanne. Studentët mësojnë, për shembull, se kush ka të drejtë që në në bazë të Konventës së Gjenevës të kërkojë azil dhe që njerëzit që u pranohet e drejta e refugjatit kanë të drejtë që pas tre muajsh të sjellin në Gjermani edhe familjen e tyre.

Situata e azilkërkuesve ka ndikuar tek Susanne që ajo tani të angazhohet në Inisiativën studentore "Heqja e kufijve". Anëtarët e kësaj inisiative shoqërojnë refugjatët tek autoritetet gjermane, organizojnë turne të përbashkëta të futbollit ose takohen me banorët e shtëpisë së refugjatëve për bisedë dhe kafe.

Shpresa për kthim në atdhe

Por nuk janë vetëm studentët ata që mësojnë në mjedisin e pazakontë. "Unë gjithashtu gjithmonë korigjojë paragjykimet e mia", thotë Nivedita Prasad. Ajo është impresionuar për shembull nga një bashkëbisedim me banorët, në të cilin temë ishin dëshirat e tyre. Shumica e tyre thoshin se ata shpresojnë për paqe dhe kthimin në atdheun e tyre. "Unë nuk e kisha pritur kurrë një gjë të tillë", e pranon profesoresha Prasad.

Në semestrin e fundit, 300 studentë kanë marrë pjesë në seminaret e Universitetit Alice- Salomon të organizuara në strehimoren e refugjatëve. Ideja e mirë është përhapur shpejt. Ndërkohë, ka edhe institucione të tjera arsimore të cilat mbajnë mësim në kampet e refugjatëve në vende të tjera në Gjermani.dw

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEPORTIMET NË SHTETET E BASHKUARA (05.06.2014)
Të rinjtë që enden rrugëve të Greqisë, tani në festivalin më të madh të filmitDY TË RINJ EMIGRANTË SHQIPTARË ÇOJNË NË KANË FILMIN GREK 'XENIA' tyre shqipta (05.05.2014)
QEVERIA GJERMANE DO TA ASHPËRSOJË TË DREJTËN E AZILIT (05.01.2014)
ARBA KOKALARI - 27 VJEÇARJA SHQIPTARE QË KANDIDON PËR ANËTARE TË PARLAMENTIT EVROPIAN (05.01.2014)
RAMË LAHAJ NGJITET NË SKENËN E 'DEUTSCHE OPER BERLIN' (04.30.2014)
EKSPERTËT - NUMRI I QYTETARËVE TË KOSOVËS NË EMIGRACION ËSHTË SHUMË MË I LARTË SE 700 MIJË (04.26.2014)
MBI 700 MIJË QYTETARË TË KOSOVËS JANË NË EMIGRACION NËPËR VENDE TË NDRYSHME TË BOTËS (04.24.2014)
DANIMARKA KRENOHET ME KUZHINIERIN SHQIPTAR - MË I MIRI NË BOTË (04.22.2014)
KLEDI KADIU - NË TIRANË DO TË KËRCEJ ME MUZIKË KABA (Intervistë) (04.19.2014)
KA NISUR REGJISTRIMI I DIASPORËS KOSOVARE (04.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]